Arabia Saudite zgjidh qesen/ I jep borxh Shqipërisë ,49 mln dollarë per Qukës-Qafë Plloçë

Ministria e Financave nënshkroi marrëveshje e kredisë me Fondin Saudit për Zhvillim. 49 milionë Dollarë është fondi shtesë për ndërtimin e rrugës Qukës – Qafë Plloçë. Projekti i parë për këtë rrugë kapte vlerën e 25 milionë Dollarëve, ndërsa me fondin shtesë pritet të përfundoje edhe pjesa e dytë e rrugës Qukës-Qafë Plloçë e cila pritet t’u shërbejë edhe mbi 200 mijë banorëve të kësaj zone. Punimet që kanë nisur prej afro 10 vitesh, janë pjesë e korridorit rrugor Tiranë – Korçë dhe parashikon të shkurtojë me 1 orë rrugën nga kryeqyteti për në juglindje.

Sipas ministres së Financave, marrëveshja me terma lehtësuese, ka një normë interesi 2 % për 25 vjet.“ Marrëveshja shtesë që po nënshkruajmë sot synon plotësimin e financimit të nevojshëm për përfundimin me sukses të këtij projekti me rëndësi të veçantë, që garanton rrugën më të shkurtër të ndërlidhjes mes kryeqytetit dhe zonave të juglindjes deri në kufi me Greqinë .“ Huaja shtesë do të mundësojë ndërtimin e rrugës me gjatë 43.4 km me dy korsi. Kjo marrëveshje huaja ka terma lehtësuese edhe pse jemi në kulmin e krizës.

Afati do të jetë 25 vite, norma e interesit është 2% dhe për 5 vite nuk ka pagesë principali”, tha Ibrahimaj.

Drejtori Ekzekutiv i Fondit Arab të Zhvillimit, Abdulrahman Al-Marshad u shpreh se nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë, duke ndikuar në përmirësimin ekonomik të zonës, por sipas tij edhe në reduktimin e vështirësive në transport.

Tronditet sërish Himara/ Nuk e la të fuste miq në dhomë, pushuesi i thyen brinjët pronarit të hotelit…

Një emigrant që kishte zgjedhur HImarën për të kaluar pushimet e kësaj vere ka dhunuar pronarin e hotelit ku është akomoduar. Ngjarja është denoncuar nga një dëshmitar i dhunës që ka lënë 70-vjeçarin me brinjë të thyera e me çarje në trup. Shqiptari i cili punon dhe jeton në Gjermani, mësohet se kishte rezervuar një dhomë për dy persona në hotelin e 70-vjeçarit. Ditën e fundit ai kishte dashur të fuste në dhomë edhe dy persona të tjerë, por kjo gjë është kundërshtuar nga pronari i hotelit.

Ai i ka shpjeguar se pagesa ishte bërë për dy persona dhe jo për katër, dhe për pasojë ai nuk mund të mbante njerëz të tjerë në dhomë. Pushuesi ka kërkuar që të marrë mbrapsht paratë e të gjitha ditëve që kishte qëndruar në hotel. Por pronari nuk ka pranuar t’ia japë. Më pas emigranti e ka dhunuar 70-vjeçarin, i cili aktualisht ndohet në spital.

Meta , Ramës: “Unë i bie më të fortit, e këpus në mes…edhe t’i duket ai Erioni i Kolonjës, ç’është ai atje…

Me tone tepër të ashpra i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë një deklarate për media sot nga takimi me strukturat e partisë. Edhe ai e di, që unë këtë e kam mësuar nga Pazari i Ri. Unë i bie më të fortit, ky nuk është më i forti. Por ky bën si më i forti. Unë i bie më të fortit, edhe e këpus në mes. Dhe t’i duket ai Erioni i Kolonjës, t’i duket gjigant kur të bjere atje.

Edhe unë i bie vetë, nuk kam nevojë as të porosis as kështu. S’jam nga këto kategori që porosisin këtej e andej. I bie vetë dhe me kënaqësinë më të madhe. I bie në emër të populit të Shqipërisë. Në emër të vuajtjeve dhe sakrificave, të pabesive që ka përjetuar prej 20 vitesh.

Rrufeja shkrumbon banesën, shpëtojnë 20 mijë eurot që ishin brenda saj

Një banesë në fshatin Mbolan në Berat është përfshirë nga flakët. Shkak për zjarrin e rënë në banesë është bërë “rrufeja”. Mësohet se zjarri ka rënë në mesin e shtëpisë ku jetonin bashkë dy vëllezërit Artan dhe Agim Ajazi dhe më pas është përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën. Pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës, në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëse, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen e tij, ndërkohë që familjarët kishin dalë më herët nga banesa, pikërisht në momentin kur edhe u shfaqën flakët e para të zjarrit.

Sipas ABC, zjarrfikësit kanë hyrë mes flakëve dhe kanë nxjerrë pa djegur nga një nga sirtaret e dhomës së gjumit paratë e familjes së Artan Ajazit, rreth 20 mijë Euro. Në banesën që u shkrumbua totalisht nga flakët jetonin dy vëllezërit Artan dhe Agim Ajazi. Artani jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët dhe të katër dolën pa asnjë lëndim nga banesa, ndërkohë që Agimi me familjen e tij jetojnë prej disa muajsh jashtë shtetit.

Aksident i frikshëm në aksin Korçë-Pogradec / Benzi fluturon motorin në Zërvaskë…

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme ne aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas (Zërvaskë). Nga përplasja e një mjeti tip Mercedes dhe një motori, kanë mbetur të plagosur babë e bir, drejtuesi i motorit dhe djali i tij 14-vjeçar . Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë me drejtuesin e mjetit tip “Benz”, shtetasin B. Y., policia po kryehen veprimet e mëtejshme procedurale.

Më datë 10.08.2022, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Y., është përfshirë në një aksident me një motomjet pa targë, me drejtues shtetasin A. C., 45 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi A. C. dhe djali i tij rreth 14 vjeç, pasagjer, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve” njoftoi policia.

Me drejtuesin e mjetit tip “Benz”, shtetasin B. Y., po kryehen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Ikona e bukurisë ,që s’u plak kurrë/ S’do ta besoni sa vjeçe është Valbona Selimllari..?

Ajo është Miss-i i parë shqiptar dhe siç duket, e ka bërë në plan të mos ndryshojë kurrë pamjen e saj. Në një intervistë sot për “Wake Up” në Top Channel, ikona e bukurisë shqiptare ka folur rreth jetës së saj. Ajo ka treguar se ka qenë shumë gjumashe kur ka qenë studente. Në fakt edhe sot vazhdon të jetë e tillë, por kur ka impenjime të rëndësishme nuk e ka aq problem zgjimin e mëngjesit.

Gjithsesi, Valbona ka treguar për herë të parë se ka e kanë përjashtuar një vit në shkollë, për shkak të gjumit të mëngjesit. Ajo është shprehur se ky është një gabim i madh, por që kjo gjë ka ndodhur.

Më kanë përjashtuar, kam një vit të humbur prej gjumit të mëngjesit. Është gabim i madh. Kijeni parasysh, gabim shumë i madh”.Ajo ka folur edhe për moshën e saj.

Nuk ka asgjë për t’u fshehur. Unë jam e ’72-shit, ndonëse kudo ma shkruajnë ’73-shi.’ Pra, nëse i bëjmë llogaritë mirë, Selimllari është 50 vjeçe si dhe ka edhe 3 fëmijë…

Aksident i rëndë në shëtitoren e Pogradecit, përplasen dy mjete, plagoset këmbësori

Një aksident ka ndodhur në shëtitoren e Pogradecit paraditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga përplasja e dy mjeteve ka mbetur i plagosur këmbësori Denis Selko, i cili ishte duke kaluar në rrugë në momentin e aksidentit. Ai është transportuar në spitalin e Pogradecit ndërsa të dy drejtuesit e mjeteve nuk kanë pësuar demtime. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Më datë 10.08.2022, rreth orës 11:30, në qytetin e Pogradecit, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Chrysler” me drejtues shtetasin L. G. dhe mjeti tip “Passat”, me drejtues shtetasin E. S.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi E. S dhe pasagjeri D. S., që ndodheshin në mjetin tip “Passat”, të cilët u dërguan në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve,” njofton policia.

Prurje të jashtëzakonshme”/ Rama poston fotot nga Durrsi: “Jashtë çdo parashikimi…

Kryeministri Rama ka postuar mëngjesin e sotëm disa pamje nga porti i Durrësit dhe shkruan se ky sezon turistik ka kaluar çdo parashikim sa i takon hyrjes së vizitorëve në vendin tonë.

MIRËMËNGJES

dhe me prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj,

jashtë çdo parashikimi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Futbollisti 23-vjeçar mbyll karrierën për t’i dhuruar 70% të mëlçisë nënës së tij: “Ajo më dha jetën, unë ia zgjata…

Robert Peric-Komsic është futbollist 23-vjeçar, të cilit iu desh ta ndalonte karrierën për t’i dhuruar një pjesë të mëlçisë nënës së tij. Historia ka prekur botën e sportit, sepse ai kishte një kontratë profesionale për të përmbushur. Mirëpo, ai nuk u interesua fare për karrierën, sepse personi që i kishte dhënë jetën ishte në rrezik.

Lojtari profesionist kishte kontratë me ekipin kroat të Kategorisë së Dytë, por ai humbi 70% të mëlçisë dhe iu desh të largohej nga ky sport për shkak se nëna e tij, Liljana, kishte refuzuar transplantet e tjera, kështu që kishte nevojë urgjente për një donator që të mund të mbijetonte.

Kështu, djali i saj duhej të bënte sakrificën e madhe. “

Jeta e saj ishte në rrezik, stomaku i mbushej me ujë dhe humbja e jetës ishte çështje ditësh. Në momentin që e kuptova se të gjitha opsionet e tjera ishin shteruar, i paketova gjërat e mia dhe fluturova për në Stamboll…”, – tha 23-vjeçari për mediat lokale.

Kalova nga prefiksi anglez ne ate danez/ Kjo është moderatorja shqiptare që sfidon moshën….

Hygerta Sako është një ndër emrat më të njohur të ekranit shqiptar. Fillimisht si Miss Shqipëria dhe prej vitesh, si moderator sporti.Edhe pse ka 30 vjet në ekran, ajo mbetet një ndër femrat më tërheqëse. Sot ajo feston 45-vjetorin e lindjes, por duket se nuk i ndjen vitet.“Kalova nga prefiksi anglez ne ate danez ???????? #45 Old but gold”, shkruan ajo. Dhe pamjet, flasin në fakt më mirë se çdo fjalë.

Var veten në burg 27-vjeçarja Shqiptare/ Gjyqtari që e dënoi: “Më fal me vdekjen tënde edhe unë dështova

Donatella Hodo është kthyer në lajmin kryesor në Itali këto ditët e fundit.27-vjeçarja italo-shqiptare vrau veten në burg, pasi ishte dënuar për vjedhje. Ajo ishte e varur nga droga dhe gjashtë vitet e fundit të jetës së saj i kishte kaluar mes burgut dhe lirisë, pasi ishte ndaluar disa herë për vjedhje. Gjyqtari Vincenzo Semeraro, që merrej me çështjen e saj, ka prekur Italinë ndërkohë, me rrëfimin e tij. Ai thotë se në këtë rast dështoi sistemi, duke nisur nga ai vetë, që nuk arriti dot ta shpëtonte 27-vjeçaren.

“Pyes veten çfarë mund të kisha bërë më shumë për të? Nuk e kuptova që gjëndja e Donatellas ishte kaq e rëndë”, shprehet ai.

“Jemi njerëz në radhë të parë dhe pastaj gjykatës.

Dhe unë, si gjyqtar, por sidomos si njeri, e ndjej se kam dështuar, pasi një vajzë 27 vjeç, me të cilën merresha që prej vitit 2016, vrau veten”, shprehet Semeraro në një letër, e cila u lexua në funeralin e së ndjerës.

“Me rastin e saj ka dështuar sistemi dhe unë jam pjesë e këtij sistemi, pasi e ndiqja atë prej 6 vitesh” “Ndoshta burgu nuk është për vajzat, pasi ndryshe nga meshkujt, ato janë më të ndjeshme. Ndoshta duhet të gjejmë një mënyrë tjetër dënimi”, thotë gjyqtari.

Pas funeralit, ai u takua me babain e vajzës.

“U përqafuam dhe qamë të dy bashkë. Të dy ndiheshim fajtorë për vdekjen e saj, unë si gjyqtar e ai si prind. Ishte prekëse, por ai më falenderoi dhe tha se e bija fliste për mua si për një baba të dytë. Më drithëroi”, përfundon gjyqtari, që ka folur për Corriere.it.

Efekti domino i inflacionit, nis rritja e çmimit të peshkut…

Çmimet e peshkut kanë nisur të rriten me ritme jo të zakonta që prej muajit maj 2022. Sipas të dhënave të INSTAT çmimet e peshkut u rriten me ritme dyshifrore në korrik, me 11.4%. Rritja e ka gjenezën që pas luftës në Ukrainë kur nis shtrenjtimi zinxhir i çmimeve të ushqimeve, por ka kulmuar gjatë muajve të sezonit turistik. Zakonisht në muajt e verës kërkesa për peshk rritet prej shtimit të vizitorëve dhe konsumit më të lartë në njësitë turistike në bregdet.

Duke mos pasur një flotë peshkimi që siguron furnizimin e tregut me peshk nga ujerat e brendshëm, Shqipëria importon sasi të konsiderueshme për të furnizuar tregun vendas. Por ndërkohë në vendin është e zhvilluar edhe fasoneria e peshkut, pasi ka shume fabrika që importojnë peshk dhe produkte deti, i pastrojnë dhe i përpunojnë në vendin tonë dhe më pas i rieksportojnë si produkt të gatshëm.

Burimet nga tregu i pakicës bëjnë me dije se, edhe çmimet e peshkut do të ndjekin trendin e çmimeve të tjera të produkteve ushqimore. Kur shumica e produkteve janë shtrenjtuar, normalisht do të ketë tendencë të njëjtë edhe çmimi i peshkut, pasi janë të rritur të gjitha kostot që lidhen me aktivitetin që nga peshkimi, transporti etj.

Kuzhina tradicionale shqiptare nuk është bazuar të peshku, por produktet e detit po gjejnë përdorim të gjerë në recetat shqiptare vit pas viti për shkak të zhvillimit të turizmit detar dhe ndryshimit të stilit të jetesës.

Sipas INSTAT në vitin 2021, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 18.503 tonë nga 16.892 tonë që ishte në vitin 2020, duke shënuar një rritje me 9,53 %.

Kategoritë kryesore që zënë përqindjen më të lartë të peshkimit janë, “Akuakultura” me 43,60 % dhe peshkimi “Detar” me 28,06 %, pasuar nga “Ujërat e brendshme” me 19,15 %, ndaj prodhimit gjithsej.

Në vitin 2021, rritjen më të madhe, e ka shënuar kategoria “Laguna” me 248,64 % të zënieve gjithsej, krahasuar me një vit më parë, ndjekur nga kategoria “Bregdeti” me 127,87 % dhe kategoria “Molusqe” me 108,0 %. Kategoria ujore “Akuakultura” ka pësuar rënie me 8,31% në vitin 2021, krahasuar me një vit më parë.

Për sa i përket kategorive ujore, det, bregdet dhe laguna, specia e cila ka rezultuar me përqindjen më të madhe të zënë është “Açuga” me 19,04 % ndaj zënieve gjithsej, pasuar nga “Karkaleci i thellësisë” me 16,42 % dhe “Merluc” me 11,16 %.

Përsa i përket zënieve në ujërat e brendshme, specia “Karas” zë përqindjen më të madhe të zënieve gjithsej me 26,24 %, pasuar nga “Krap” me 18,45 % dhe specia “Skortë” me 17,33 %./MONITOR