45 vjeçari bën “të fortin” me kamion,nuk i bindet urrdhrit për të ndaluar/ Policia e shpall në kërkim…

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. P., 45 vjeç, banues në fshatin Shtyllë, Korçë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”. Ky shtetas është konstatuar nga punonjësit e shërbimit pyjor, në aksin rrugor Voskopojë-Vithkuq, me mjetin tip “Benz” të ngarkuar me dru zjarri, sasi për të cilën dyshohej të ishte pa dokumentacionin përkatës dhe i kanë bërë me shenjë të ndalonte.

45-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit dhe është larguar së bashku me mjetin. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit B. P. dhe dokumentimin e ngjarjes.

U kapën duke kryer punime pa lejë në shtëpinë e tyre/ Policia procedon pronarin dhe puntorin në Sinicë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F. I., 59 vjeç, banues në Tiranë dhe E. H., 40 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në fshatin Sinicë, Devoll, në banesën e shtetasit F. I., u konstatuan duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rrethit Gjyqësore Korçë për veprime të mëtejshme.

Policia rrugore zhdëp shoferët në Korçë/ Vendos 794 gjoba,iu heq patentën 14 prej tyre

Qarku Korçë/Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë vijuar kontrollet në drejtim të mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve. Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban u arrestuan në flagrancë 3 shtetas për veprat penale “

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”; “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe u referuan materialet në Prokurori për 1 rast tjetër.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 794 drejtues mjetesh📝 Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 201 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë. 34 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 2 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë vendosur 139 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 171 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 14 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor .Janë vendosur 227 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘 zbatorregullat✅⚠️

mbrojetën respektokëmbësorët 🚶🚸 STOP shpejtësi alkoolcelular🚘

Drimadhes i boshatisur nga çmimet e larta/ Flet turisti italian: “Një shishe uji e bleva 300 lekë…

Piku i sezonit e ka gjetur bosh një prej plazheve më të bukura në Shqipëri, atë të Drimadhes në Dhërmi. Shezlonget bosh, lokalet bosh… Kjo është pamja që mbizotëron në këtë plazh. Pushuesit thonë se çmimet janë tepër të larta. Edhe turistët e huaj thonë se këto çmime janë të papërballueshme. Një i ri italian shprehet i befasuar me çmimin e ujit, të cilin e ka paguar me çmim 300 lekë shishja.

Shqetësim tjetër për pushuesit janë edhe ndërtimet e shumta në këtë zonë, që vijojnë edhe tani gjatë sezonit veror. Shihni më poshtë kronikën e përgatitur nga News 24.

Video :

Mer fund epoka e shtëpive me qira ekonomike, tani në Tiranë s’gjen dot më shtëpi poshtë 300 euro

Të gjesh një shtëpi me qira ekonomike në Tiranë nuk është aq e thjeshtë. Megi Stambollxhiu e ardhur nga Elbasani për studime në Tiranë, tregon përvojën e saj të veshtirë. Kaloi në stres duke kërkuar një shtëpi me kosto të përballueshme.“Periudha më e vështirë dhe stresuese ka qenë vjet kur doja të vija në Tiranë kur kërkoja shtëpi në qira dhe shikoja gjatë gjithë kohës lajmërime online dhe ishin të gjitha me 250, ose 300 euro e sipër dhe ishte e tmerrshme për një familje shqiptare të ndihmoj fëmijën ndërkohë që vetëm qiraja është me euro, imagjino shpenzimet e tjera”, tregon ajo për Report TV.

Megi na tregon se nuk mundi të largohej në Elbasan, edhe kur e mbylli vitin e parë të studimeve. Ajo po jeton këtu, ka gjetur një punë dhe i duhet të mos leviz nga shtëpia për shkak të frikës së rritjes së qirave: “Jo nuk mendoj se do e ndryshoj më shtëpinë. Aktualisht jam në zonën e Ali Demit dhe nuk besoj ta ndryshoj gjatë periudhës kur të filloj shkolla.Këto dy muajt janë më të zjarrtë të rritjes së çmimeve të qirave.”

Për Dritan Ballgjinin, agjenti imobilar, çmimet e apartamenteve me qira mund të vazhdojnë të rriten: “Nuk besoj që çmimet e qirave do të kenë stabilizim lidhur dhe me kërkesèn që pritet të ketë në vijim.”

Kërkesat më të shumta këtë periudhë vijnë nga studentët. Por në kushtet dhe çmimet që ofron tregu një student me të ardhura mesatare do ti duhet të gjej të tjerë student për tu strehuar bashkë në periferi të Tiranës. Në të kundërt nuk ka ndonjë zgjidhje.

“Patjetër që studentët duhet të grupohen, por le të themi që periferitë do të jenë streha e tyre e re pra ata që kanë të ardhura mesatare kurse ata që kanë të ardhura të larta pastaj do zgjedhin një zone qëndrore brenda unazës për të jetuar. Një apartament brenda unazës së vogël për 3-4 persona nuk mund të flasim më me lekë, flasim me euro. Ata që kanë një structure të mire i gjen 300-350 euro”, tregon ai.

Andiola Mataj është nuk është studente, por familjare me 2 fëmijë. Një rrogë e familjes së saj, shkon për të paguar qiranë. “E thënë shkurt, bukur, pastër, pa gabime, 300 euro është shtëpia me qira ,300 mijë lekë nuk është rroga e një shqiptari”, tregon ajo.

E rëndë në Prrenjas / 46-vjeçarja var veten në kasolle

Një 46-vjeçare në Prrenjas i ka dhënë fund jetës së saj. Ajo është vetëvarur në kasollen pranë banesë. Në trupin e viktimës nuk ka patur shenja dhune. Në fshatin Stranik, Prrenjas, është gjetur, dyshohet e vetëvarur në kasolle pranë banesës pa shenja dhune shtetesia A.K., 46 vjeçe. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes njofton policia.


Berisha “telendis” Ramën me rrugën Qukës-Qafë Plloçë: “Duhet të ishte përfunduar në 2014,janë shpenzuar 225 mln €

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot skandalin e fryrjes së kostos së ndërtimit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, me trefishim të saj. Nga 73 milionë euro që ishte fondi me të cilin u prokurura, deri ditën e sotme janë shpenzuar 225 milionë euro për ndërtimin e saj”, theksoi Berisha në fjalën e tij.Për të deklaruar se është e pandalshme vjedhja që dyshja Rama-Balluku po bën me rrugët e vendit. Ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka deklaruar cdo afat kohor të ndonjë rruge në historinë e këtij vendi 43 kilometra rrugë vijojnë prej 13 vitesh.

Punimet për ndërtimin e kësaj rruge kanë filluar në vitin 2009. Rruga u prokurua për ndërtim me një tender ndërkombëtar në gjithë trajektoren e saj me 73 milionë euro.

Me ardhjen në pushtet të Ramës me një akt absurd ai vendos të anulojë ndërtimin e rrugës, traseja ishte shtrirë, 10-12 km, dhe financimi ishte i bankave të huaja dhe i garantuar, por ai nuk realizoi dot këtë bllokim pasi detyrimet e Shqipërisë nga anulimi i gjithë kontratave do ndëshkonin rëndë vendin.

Rruga që duhet të ishte përfundur në vitin 2014 vijon dhe sot në 2022 sa shanse nuk ka të përfundojë as këtë vit por mundet në fundin e vitit tjetër. Cfarë ka ndodhur me rrugën, nga 73 milionë euro që ishte fondi me të cilin u prokurura, deri ditën e sotme janë shpenzuar 225 milionë euro për ndërtimin e saj.

Një rrugë që kalon në një territor jo të vështirë, pa vepra madhore, është mbi trefishuar cmimi deri më sot. Zhvillimi i fundit në këtë rrugë është ky: Në Trebinjë një fshat i madh i Mokrës, lotet që ndërtoheshin në drejtim të njëri tjetrit na dalin me një disnivel 17 metër.

Një rrugë që ndërtohet mbi sipërfaqen e tokës, ndodh me qëllim, s’mund të ndodhë kurrë pa dashje. Se para se të nxirret në treg prokurimi, nxirret projekti, projektohet rruga .Projekti shqyrtohet në cdo detaj nga ministria e Punëve Publike respektivisht, drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

Shitet Zaharai/ Çfarë pritet të ndodhë me godinën historike ?

Korça ështe “ndriçuar” ndër vite nga ndërtimet luksoze dhe të veçanta. Një ndër to është edhe Zaharai ,që konsiderohet si nga godinat me madhorë të qytetit, që bën krenar banorët e zonës për urbanistikën, veçorinë apo historinë e lidhur me të pasi në pamjen e jashtme spikasin ballkonet, verandat ,grilat në dritare, kangjellat në ballkone, etj. Kjo godinë nuk do të jetë më….sipas Agjensisë Imobiliare të Korçës , njoftohet shitja e objektit, dhe se vendin e tij ,do ta zerë një atraksion i ri turistik.

Në të ardhmen me tepër do t’i rikthemi më shumë fotove për të kujtuar kohën , apo kujtimeve të atyre që i jetuan ato vite…

Policia ndjekje të çmendur në mes të Tiranës, benzi luan dhe i “le targën”(Video epike)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, pranë sheshit “Nënë Tereza”, ku një makinë tip ‘Benz’ i bën disa herë xhiro mjetit të policisë, e cila i ishte vënë nga pas. Video, nga abc news , është bërë virale në rrjetet sociale, tregon momentin epik, kur makina e policisë detyrohet që të bëjë rrethin disa herë, ndërsa ndjek benzin.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që mjeti i policisë i është vënë nga pas makinës tjetër, por duket sikur luajnë si “macja me miun”.

Deputetja shqiptare më seksi : “Vajzat duhet të mbulohen me shami (Foto)

Dude Balja, deputete e kuvendit të Kosovës e cilësoi të padrejtë urdhrin administrativ që nuk lejon vajzat të mbajnë shami në shkollë. Në një intervistë për Euronews Albania, Balja tha se për vajzat myslimane shamia është një mënyrë jetese, është diçka e natyrshme nga e cila nuk duhet të privohen. Feja në islam nuk bëhet me dhunë dhe presion, për ta është diçka normale. Ata nuk dinë të jetojnë pa shami, në fund të ditës ne kemi një fëmije që në shtëpi jeton me shami dhe ne i themi nëse do të edukohesh, duhet të heqësh shaminë”, tha Balja.

Deputeja Balja e cilësoi shkelje të të drejtave të njeriut moslejimin e shamisë për vajzat myslimane, për të cilat siç tha shamia është një mënyrë jetese. Sipas saj, është e padrejtë t’i thuash fëmijës së një familjeje myslimane që nëse nuk heq shaminë ti nuk do të shkollohesh. Deputetja Dude Balja konsiderohet si politikania më “hot” në trevat shqiptare.