Policia rrugore zhdëp shoferët në Korçë/ Vendos 794 gjoba,iu heq patentën 14 prej tyre

Qarku Korçë/Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë vijuar kontrollet në drejtim të mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve. Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban u arrestuan në flagrancë 3 shtetas për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”; “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe u referuan materialet në Prokurori për 1 rast tjetër.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 794 drejtues mjetesh📝

Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 201 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë.

34 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 2 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë vendosur 139 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 171 për parakalim të gabuar.



Janë tërhequr gjithsej 14 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 227 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘 zbatorregullat✅⚠️

mbrojetën respektokëmbësorët 🚶🚸

STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.