U kapën duke kryer punime pa lejë në shtëpinë e tyre/ Policia procedon pronarin dhe puntorin në Sinicë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F. I., 59 vjeç, banues në Tiranë dhe E. H., 40 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në fshatin Sinicë, Devoll, në banesën e shtetasit F. I., u konstatuan duke kryer punime ndërtimi pa leje. Materialet i kaluan Prokurorive të Rrethit Gjyqësore Korçë për veprime të mëtejshme.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.