45 vjeçari bën “të fortin” me kamion,nuk i bindet urrdhrit për të ndaluar/ Policia e shpall në kërkim…

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. P., 45 vjeç, banues në fshatin Shtyllë, Korçë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”. Ky shtetas është konstatuar nga punonjësit e shërbimit pyjor, në aksin rrugor Voskopojë-Vithkuq, me mjetin tip “Benz” të ngarkuar me dru zjarri, sasi për të cilën dyshohej të ishte pa dokumentacionin përkatës dhe i kanë bërë me shenjë të ndalonte. 45-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit dhe është larguar së bashku me mjetin. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit B. P. dhe dokumentimin e ngjarjes.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.