E rëndë në Tiranë/ Gruaja hidhet nga ballkoni…

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si “Don Bosco”, pranë shkollës “Qazim Turdiu”. Dyshohet se 58 vjeçarja vuante nga problemet e shëndetit mendor, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak . Më datë 13.08.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasja F. S., 58 vjeç, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: