Çudira nga Tirana/ I riu provokon policinë, lëviz me targën “Droga” (Video)

Çuditë në Shqipëri nuk kanë të ndalur. Një makinë me targa të personalizuara ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve në mes të Tiranës. Nuk është një targë dosido, por që shkruhet me të mëdha fjala “DROGA”. Nuk dihet si e ka marrë personi në fjalë lejen për një targë të tillë të personalizuar që provokon hapur “ blutë” e Tiranës .


Na ka bekuar zoti/ Einxhel Shkira në pritje të ëmbël: “Mezi po presim të…(Video)

Einxhell Shkira ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël, ndërsa ka ka ndarë me ndjekësit në Instagram pamjet me barkun e rrumbullakosur. “Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se cdo enderr ne jete… Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re…Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti tet bekoj me dhuraten me hyjnore…Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla”, shkroi ajo.


Tirana humbet pikë/ Renditet si kryeqyteti i fundit në Europë për të jetuar

Tirana ka vijuar të përkeqësojë renditjen si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë edhe gjatë këtij viti, sipas, Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës, ndërsa është ndër të fundit në botë. Në krahasim me mesin e një viti më parë, cilësia e jetesës është përkeqësuar. Në renditjen aktuale, Tirana ishte e 232-a nga 254 kryeqytete e qytete, ndërsa një vit më par, në mesin e 2021-it ishte në pozicionin e 215.

Kryeqyteti shqiptar është futur për herë të parë në renditje në mesin e vitit 2020, ku sërish u rendit e fundit në Europë, në vendin e 218, por që nga ajo kohë renditja po vjen vetëm në përkeqësim.

Tirana renditet e 44-a më e shtrenjtë nga 254 qytete e kryeqytete në raportin e çmimeve të pasurive të paluajtshme ndaj të ardhurave. Të blesh një apartament në kryeqytet është njësoj e shtrenjtë në raport me të ardhurat, si ta blesh atë në Londër, Milano, Romë, apo Munih.

Për indeksin e ndotjes, kryeqyteti shqiptar është në vendin e 242, si më e ndotura në Europë dhe ndër të fundit në qytetet në këtë renditje.

Në indeksin e trafikut, Tirana është në vendin e 181 nga 254 qytetet që kanë më shumë trafik, por gjithsesi është më mirë se kryeqytete të tilla si Londra apo Parisi.


Në Indeksin e Kujdesit Shëndetësor, Tirana është në vendin e 246, e fundit në Europë dhe duke u renditur ndër 9 qytetet me kujdesin më të keq shëndetësor që janë të përfshira në këtë renditje.

Në indeksin e klimës, ku kryeqyteti renditet në vendin e 85, me një klimë relativisht të përshtatshme. Në indeksin e sigurisë, Shqipëria renditet e 131, më mirë se rajoni (Shkupi, Podgorica), apo se Barcelona, Torino, Roma.

Qytetet me cilësinë më të mirë të jetesës në botë janë dhe Canberra dhe Adelaide në Australi dhe më të këqijat Lagos në Nigeri dhe Manila në Filipine.

Çmenduri në Podgorie,Maliq/ Hajdutët vjedhin lekët brënda xhamisë…

Një xhami në fshatin Podgorie të Maliqit ka rënë pre e grabitjes ditën e djeshme. Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur arkën e xhamisë .Më datë 14.08.2022, në fshatin Podgorie, Maliq, është konstatuar e hapur arka e xhamisë së fshatit, ku është marrë një sasi e vogël parash. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.


Këmbimi valutor 15 Gusht, 2022

Dollari amerikan është blerë sot, 15 Gusht me 113.5 lekë dhe është shitur me 114.5 lekë, Monedha evropiane Euro blihet sot me 116.6 lekë dhe shitet me 117.5 lekë .I pandryshuar mbetet edhe paundi britanik, i cili blihet me 136.7 lekë dhe shitet me 138.3 lekë. Ndërsa franga zvicerane blihet me 119.7 lekë dhe shitet 121.1 lekë.


“Rama ik”/ Meta nxjerr pamjet nga koncerti i Noizy-t: “Thirrje buçitëse dhe frymëzuese”

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një video nga koncerti i reperit Rigels Rajku (Noizy) që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku dëgjohet thirrja, “Rama Ik”. Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare. Në vijim, Meta nënvizon se “armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit”.”, shprehet kreu i PL.