“Trendi” i ri në Selanik, vjedhin gomat e automjeteve luksoze,e pëson edhe zv.kryetari i Bashkisë

Në Selanik duket se është kthyer në “trend” vjedhja e gomave të makinave të shtrenjta. Mediat në vend raportojnë se incidente të tilla janë shtuar në mënyrë alarmante muajt e fundit. Këtë herë persona të panjohur kanë targetuar një automjet tip “BMW” me targa greke që ishte parkuar në rrugën kryesore të Andreas Papandreu, në lindje të Selanikut. Ngjarja vlerësohet të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes të së dielës dhe siç shihet në videon dhe fotot e publikuara nga mediat në vend, autorët kanë ndjekur metodën e tyre “klasike”.

Më 11 qershor, persona të panjohur vodhën gomat e automjetit tip “MBW” të nënkryetarit të Bashkisë së Selanikut, Sokratis Dimitriadis, ndërsa pak ditë më vonë një vjedhje e ngjashme ndodhi sërish në Selanikun lindor, ku hajdutët “zhveshën” një VWScirocco. Më 19 qershor, një tjetër vjedhje është regjistruar në qendër të Selanikut, me “viktimë” një Toyota Yaris hibride. /abcnews.al/

Gazetarja Shqiptare me pushime në Greqi: “Shezlongët falas, uji falas. Shërbimi s’kam ç’tju them. Tani më thoni pse kjo nuk ndodh tek ne?

Gazetarja Eriona Rusi ndodhet me pushime në Greqi teksa bën një postim lidhur me çmimet dhe shërbimin në vendin fqinj. Ajo shkruan se gjithcka është mirë dhe shpreh habinë përse nuk ndodh e njëjta gjë në vendin tonë.“ 1 kapuçino + 2 lëng portokalli = 17,50 euro. (Rreth 20 mijë lekë) 3 ujë falas. Shezllonet falas. Shërbimi s’kam ç‘tju them, të papërtuar në çdo moment, të buzëqeshur dhe me humor.

E madje na qerasën më vonë edhe me një sallatë frutash të bollshme. E për ironi thuajse të gjithë punonjësit ishin shqiptarë, vetëm pronari grek. Tani më thoni pse kjo nuk ndodh tek ne?”, shkruan Rusi.

Gjatë kësaj vere ka pasur shpesh denoncime në rrjetet sociale për çmime tejet të larta në jug të vendit, çka është reflektuar deri diku edhe në numrin e ulët të pushuesve që kanë frekuentuar një pjesë të plazheve dhe restoranteve.

Çmimi i naftës në bursat botërore bie në nivelet e para luftës në Ukrainë/Shqiptarët e blejnë me 221 lek /litrin

Çmimi i naftës në bursat botërore bie sërish në nivelet e para luftës në Ukrainë. Në bursën e Teksasit, çmimi për fuçi luhatej sot mes 88 dhe 89 dollarëve.Ndërsa në atë të Londrës, ky çmim u luhat mes 94 dhe 95 dollarëve për fuçi. Këto çmime janë për kontratat që lidhen me furnizimet me naftë për muajin Shtator, kur Arabia Saudite që konsiderohet si vendi kryesor anëtar i kartelit të OPEC-ut ka premtuar të shtojë prodhimin me 100 mijë fuçi në ditë për të lehtësuar barrën e rëndë që ka krijuar në tregjet botërore të energjisë, sulmi rus në Ukrainë.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe reduktimi i menjëhershëm i aktivitetit industrial në Kinë, gjatë muajit Korrik, kur autoritetet e Pekinit vendosën të riaktivizojnë masat e ashpra bllokuese kundër përhapjes së COVID-19. Kjo ndikoi në uljen e papritur të kërkesës për naftë. Parashikimet për të ardhmen ekonomike të këtij vendi mbeten të zymta.

Optimizmin e tregjeve po e shton edhe oferta e Bashkimit Europian për rigjallërimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, që mund të heqë sanksionet ndërkombëtare për eksportin e naftës nga ky vend.

Noizy : “Kisha staf 200-300 veta, e bëra vetë koncertin në Tiranë, harxhova 500,000 euro

Koncerti “Alhpa Show” i iniciuar dhe ideuar nga vetë Rigels Rajku ose ndryshe Noizy ishte padyshim ashtu siç reperi e kishte parashikuar: Një mega spektakël me artistët më të mirë në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar. Noizy e cilësoi koncertin si një ëndërr të bërë realitet tashmë me një numër të madh prej 15 mijë pjesëmarrësish dhe shitjen më të lartë të biletave për herë të parë në Shqipëri. Ai e cilësoi si natën më të bukur dhe ndoshta më të rëndësishme të karrierës së tij.

“S’e dija sa ka qenë rekordi i biletave të shitura më parë, por mora vesh që është tejkaluar numri dhe ndihem mirë se atmosfera ishte në kulm. Të ftuarit janë njerëz me të cilët kam bashkëpunuar. mund të them se është nata më e bukur e karrierës sime. Kisha një staf të gjerë nga prapa që u mor me çdo detaj. Kanë qenë 200-300 veta që u angazhuan, kemi që në shkurt që merremi me organizimin e tij”, tha këngëtari.

Çdo koncert gjigant sidomos si ky i reperit ka nevojë për sponsora të mëdhej dhe të mbulojnë çdo shërbim të mundshëm. Reperi ka folur së fundmi për ‘EuroNews’ ku zbuloi se në fakt ai ishte vetë sponsori gjeneral i gjithë koncertit dhe kostoja ishte mbi gjysmë milioni euro, një shifër që artisti e kishte parashikuar. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajtura të humbura ato para pavarësisht si do shkonte”, zbuloi artisti.

I pyetur nëse i ka marrë mbrapsht paratë e shpenzuara me koncertin, këngëtari tha se ende nuk e di se sa ka fituar ndërsa theksoi se për momentin ka ndërmend të largohet pak për të pushuar pas impenjimit me organizimin e ‘Alpha Show

Tension në Lungomaren e Vlorës/ Vajza godet policët pasi i arrestojnë të dashurin…

Policia ndaloi një makinë në Lungomare ,mbrëmjen e sotme dhe arrestoi drejtuesin e saj, por hasi në rezistencën e fortë të të dashurës së djalit, e cila u përball me efektivët dhe kërkoi lirimin e tij. Vajza brune me kaçurrela dukej tepër e nevrikosur aq sa duket se vendos në vështirësi njërin prej policëve duke krijuar tension.

Pavarësisht kësaj, i riu u mor me furgonin e policisë ndërkohë që skena mblodhi rreth vetes shumë kureshtarë për të mësuar çfarë po ndodhte.

Rinia e sotme,jeni thjeshtë marjoneta të pafajshme të “modës”, “politikës”…

Nga Amarildo Pregapuca:

Sot është dita e rinisë. Nuk do doja kurrë të isha në “këpucët” tuaja të rinj të sotëm, keni një jetë të vështirë dhe mizerabël, jeni thjeshtë marjoneta të pafajshme të “modës”, “politikës”, “tregut”.Janë ato që ju diktojnë, se kur dhe si jeni të “suksesshëm”, të “bukur”, të “duhurit”.. dhe ne prindërit tuaj, ju tregojmë përralla me vuajtje e gjëra, kur në fakt jeni ju ata që duhet të na akuzoni për paburrëri, për tradhti ndaj jush, për idiotizëm, për hipokrizi.. për rrënimin e të ardhmes suaj.

Ne rininë tonë, ne “s’kishim” aq sa ju, por ishim zotë të vetvetes.Me një palë pantallona dhe një bluzë, ne kishim vendin tonë në shoqëri, në bazë të vlerës njerëzore, dijes, punës.

Ne kishim mundësinë e krijimit të familjes, kësaj strehe prefekte të njerëzimit, të krijuar nga perëndia apo njeriu..

Ndërsa ju?

Juve ju duhet të bleni telefonin më të fundit, pavarësisht gjendjes apo dëshirës, që t’ju pranojnë në shoqëri.

Juve ju duhet të bëni pushimet me ekstravagandë, në vendet me të pa vlera, por dhe aq te shtrenjta për ju dhe familjen tuaj, të ndjeheni pjesë e shoqërisë.

Juve ju duhet të gjeni një pune, të bëni një karrierë, të keni x-para, x-veshje, x-makinë që të gjeni gjënë më të thjeshtë e pa kosto të jetës, dashurinë, lidhjen mes jush.

Ju mbushni boshësinë që krijon kjo botë dhe egoja jonë për ju, me drogra, seks, pije a ku e di unë çfarë.. dhe ndjeheni çdo dite më bosh.

Ne kishim tërë dashuritë e botës dhe njerëzve dhe u mbushnim me to.

Juve ju shtrydhin nga çdo gjë njerëzore çdo ditë, juve ju kanë bërë të jetoni për të tjerët, se çfarë thonë dhe çfarë bëjnë.

Ne jetonim jetën tonë, të dhuruar nga sakrificat e prindërve tanë, në një botë të thjeshte dhe aq njerëzore..

Ju duhet të hiqeni të suksesshëm, ne ishim. /Shqiptarja/

Klajdi Pllaha: “Faqja e Bashkisë është kthyer në faqen e një lokali që reklamon festën, ka filluar mban e rezervime

Nga Klajdi Pllaha:

1. Kjo faqja e Bashkisë është kthyer në faqen e një lokali që reklamon festën, madje ka filluar mban e rezervime. 🥳😂🙈 2. Kjo hapësira me rezervime nuk është vetëm për të nxjerrë ndonjë lek. Jo, Jo. Është mbi të gjitha për të krijuar ndasi dhe në një festë popullore. Sepse “paria e re” e Korçës nuk mund të qëndroje bashkë me plebenjtë, është psikologjia e vilave në kodër.

3. A bëhet ndonjë trasparencë për të ardhurat e shpenzimet e festës se birrës?! 4.050.000lekë është vetëm buxheti I Bashkisë për festën. Të ardhurat nga bizneset e shpenzimet nuk deklarohen gjekundi. Pastaj këto rezervimet e biletat do gjenerojnë mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet apo organizatorët do i venë nga xhepi? Po nëse teprojnë do i hedhin në buxhet?

P.s. Kur të mbarojë me festën e birrës do fillojë Bashkia të mendojë ndonjë skemë subvencionimi për rritjen e çmimit të çdo lloj ngrohjeje për qytetarët apo do shpresojmë mos kemi një dimër të gjatë e të ftohtë?!

Me Respekt

një plebe taksapagues.

Shteti feston, festojne oligarket/ Opozita e Korces fle ngrohte ne dyshekun me lek…

Reagim nga Demokratët e vërtetë Korçë

Shteti feston. festojne oligarket,
Opozita e Korces fle ngrohte ne dyshekun me lek. Eshte dita e trete qe prane terminalit te autobuzave krijohet nje situate si ne videon me poshte..
Arsyeja eshte se “Terminalistet” kane perzene “klientet” e tyre per ti bere vend festes te “patronazhisteve”.
Qytetaret dhe perdoruesit e rruges rrezikojne aksidente ndersa operatoret e transportit publik, te cilet paguajne koker me koker dhe te detyruar leket e perdorimit te terminalit, rrezikojne gjobat dhe lejet e drejtimit pervec aksidenteve..

Qeveritaret i kuptojme shume mire per kete rast, i kuptojme sepse ata perdorin cdo menyre edhe mjet per te perfituar para, nuk kuptojme qytetaret dhe operatoret e transportit qe nuk reagojne. Ndersa sa i perket “opozites” lokale, e dime, i kane ngecur ne gryke llokamat e pazareve.
Media me keq akoma, duhet ti dale e dehura e milionave euro te inceneratoreve.
Mos ndodhte qe te ndodhe ndonje aksident por nese lejohet situate e tille, rreziku per ngjarje te tilla rritet eksponencialisht.

Te mos justifikohen me pas personat pergjegjese se “keshtu ndodhka ne gjith boten”.
I kerkojme cdo institucioni pergjegjes te marre pergjegjesite qe i takojne,
U sygjerojme operatoreve te transportit te reagojne dhe mos perdoren si lecke dhe si burim lekesh..
U kerkojme qytetareve te kerkojne llogari per rrezikun e shtuar per jeten dhe shendetin e tyre,
Opozites lokale zyrtare nuk i kerkojme asgje, te vazhdoje gjumin.
Festa e birres eshte feste dhe nuk duhet te behet shkak per fatkeqesi.

Aksident i frikshëm tek pazari i vjetër/ Fuoristrata merr para motorin në Korçë

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në Korçë. Një makinë fuoristratë ka përplasur një motor në zonën pranë Pazarit të Vjetër të qytetit. Për pasojë drejtuesi i motorit është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës. jashtë rezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.

E ftoi në shtëpi për kafe/Shqiptari tenton të përdhunojë Greken…

Momente makthi ka përjetuar një 38-vjeçare e cila rrezikoi të binte viktimë e përdhunimit. Ngjarja ka ndodhur në Kretë. Sipas informacioneve të cretapost, më 15 gusht, një 45-vjeçar shqiptar e ka ftuar 38-vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë kafe, raporton abcnews.al. 39-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara në orën 9 të mëngjesit, por gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë të papritur.

Sipas denoncimit, në një moment 45-vjeçari e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa ndërsa ka tentuar ta përdhunojë. Ajo fatmirësisht ia doli të shpëtonte nga duart e tij duke shmangur më të keqen, ndërsa shkoi në polici dhe e denoncoi, shkruan protothema.gr. Pak orë më vonë, policia ka lokalizuar dhe arrestuar 45-vjeçarin, i cili siç u konstatua ndodhej në mënyrë të paligjshme në vend.

45-vjeçari është dërguar në Prokurorinë Publike, dhe akuzohet për veprën penale të përdhunimit në tentativë.

Çmenduria ,5 mijë € bileta në koncertin e Noizy/ Jonida Shehu zbulon pse shkoi…

Në koncertin ‘Alpha Show’ të reperit Noizy, i mbajtur një ditë më parë në kryeqytet një biletë u shit deri në 5000 euro, në arenën VIP ndërkohë që në total u shitën rreth 18 mijë bileta. Moderatorja Jonida Shehu tha në një intervistë për Euronews Albania se koncerti, ku kishte shkuar fillimisht për shkak të angazhimit të bashkëshortit të saj në organizimin e tij, ishte një show i vërtetë në të gjithë komponentët, që gjë e dëshmon fakti sipas saj, që u shit një numër rekord biletash.

“Unë shkova për show-n, për ngjarjen, për ta parë. Për rastësi unë dhe familja ime jemi pjesë e kësaj industrie, ishte gjithë angazhimi i tim shoqi, dhe unë shkoj në ngjarjet e tij. Por dua të them të gjitha jo vetëm tek ato që organizon im shoq.

I di vështirësitë për shkak të rrethanave, është një ngjarje e madhe, të organizosh një koncert dhe të shesësh 18 mijë bileta të cilat nuk i shet dot me imponim dhe kjo është meritë jo vetëm e organizatorëve. Ndonjëherë i paragjykojmë gjërat, njerëzit nuk imponohem, njerëzit e duan Noizy-n dhe muzikës”, tha moderatorja.

Vajza shqiptare në Shqipëri”/ Dua Lipa shfaqet duke ngrënë shalqi me piper(Video)

Pas përfundimit të festivalit katër ditor”Sunny Hill” që u mbajt në Kosovë, Dua Lipa udhëtoi drejt Shqipërisë. Këngëtarja shqiptare me famë botërore pritet të interpretojë në Sunny Hill Tirana, që do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 Gusht në kryeqytet. Dua ka ndarë së fundmi disa fotografi përmes së cilave ka bërë me dije se ndodhet ende në Shqipëri. “Vajza shqiptare në Shqipëri”, ka shkruar ylli i muzikes boterore, krahas fotove nga bregdeti ku duket mahnitëse dhe në forme.

Ndersa me tej,këngëtarja e hitit New Rules ka postuar një video në InstaStory, ku shfaq linjat trupore ndersa eshte pa grim dhe me një palë bikini blu teksa shihej duke ngrënë shalqi me piper .Videoja e shkurtër tregon Duan duke i vënë erëza të përziera shalqirit përpara se të shikonte kamerën.

Ajo shihej në një video ndërkohë që po performonte një fans kishte veshur një bluzë që shkruante: “A do të martohesh me mua?”.

Krijuesja e hitit “Levitating” e refuzoi në një mënyrë të ëmbël duke i thënë se nuk mund të martohet me të, por që do t’ia dedikojë një këngë….

Andi Bushati: “Tirana, qyteti nga duhet ikur…

Nga Andi Bushati:

Ka dhe ditë kur propaganda i dorëzohet realitetit dhe padyshim që kjo e stotmja është njëra prej tyre. Lapsi.al ka rimarë dhe përkthyer dy lajme të botuar si në botën virtuale, po ashtu dhe në mediat ndërkombëtare, që flasin për anën e errët të kryeqytetit tonë. I pari është një shkrim, këtë radhë jo nga ata të sponsorizuarit të prestigjozes “Th Guardian”, e cila bën një radiografi të pamëshirshme të kullave që po ngrihen në Tiranë.

Interesant në thelbin e tij nuk është shkatërrimi i traditës, prishja e shtëpive të vjetra, ndërtimi me paratë e krimit, fluturimi i papërballueshëm i çmimeve të apartamenteve, tema të cilat janë shtjelluar gjatë edhe në Shqipëri, nga ata që kryeministri ynë i ka skualifikuar me një të rënë të lapsit si “kullofobë”.

E veçanta e artikullit të “The Guardian” është ironia me faktin se koka gjigande e Skënderbeut, që po lartësohet në krah të hotel Tiranës, nuk është çudi të ngjajë gjithnjë e më shumë me portretin e autokratit tonë, duke lënë të kuptohet se ai vendos gjithçka për këto grataçiela. E dyta qëndron në faktin se shkrimi nxjerr zbuluar hipokrizinë dhe fallcitetin e atyre që këtu pompohen si mjeshtra të mëdhenj të arkitekturës botërore, por që në Tiranë i lejojnë vetes vepra nacionalisto- korruptive mbi projektet e të cilave nuk do të kishin guxuar kurrë të nënshkruanin në vendet e tyre.

E pra, sipas The Guardian, Tirana nuk është qyteti modern të cilit po i rilind fytyra, por kryeqyteti i një vendi ku një njeri i vetëm po e përçudnon sipas orekseve dhe tekave të tij. Ajo nuk është gjithashtu as qyteti tashmë më i pastër falë inceneratorëve, më i lehti për të bashkëjetuar të gjitha shtresat sociale, më i sigurti, apo më joshësi nga pikpamja e cilisëisë së jetesës. Të gjithë ata që shohin përditë Erion Veliajn në ekranet e mëdha që janë shndërruar në bori të promovimit të tij, ose duke mbjellë një pemë, ose duke inaguruar një park, ose duke prerë shiritin e një rruge të re, duhet të dinë se ai është kreu i qytetit më të ndotur në Evropë. Sipas Numbeo, një organizëm me baza jo saktësisht shkencore, por që mbledh të dhëna nga e gjithë bota, kryeqyteti ynë ka cilësinë më të keqe të jetës në kontinent dhe klasifikimi i tij renditet poshtë e më poshtë, çdo vit që kalon.

Edhe nga kosto e jetesës edhe nga siguria edhe nga shtrenjtësia edhe nga çmimet e shtëpive, Tirana klasifikohet nga fundi dhe e vetmja gjë që bën diferencën është ajo që nuk varet tërësisht nga njeriu, klima e saj që i ngre disa pikë. Pra për pastërtinë, trafikun, krimin, kujdesin shëndetësor dhe shtrenjtësinë, ndryshe nga ç’buçasin daullet e propagandës që na shurdhojnë përditë, Tirana renditet mes vendeve të pajetueshme. Një qytet ku të mbyt zhurma dhe tymi i betonierave dhe ku nuk jeton dot denjësisht me të ardhurat që fiton nga puna.

Po të shohësh këto të dhëna, që janë tejet larg nga imazhi që na përciellin pronarët e TV që janë pothuajse të gjithë ndërtues, Tirana është një qytet që duhet braktisur, nga i cili duhet ikur një orë e më parë për të shpëtuar cilësinë minimale të jetës. Por, kjo nuk është kaq e thjeshtë. Sepse vite e vite të tëra ethesh për fitim dhe politikash të mbrapshta që nuk i kalojnë dot interesat e xhepit të vendimarrësve, kanë ndjekur një rrugë që ka sjellë shpopullimin e gjithë krahinave të tjera dhe mbledhjes së parasë, kapitaleve apo vendeve të punës në kryeqytet. Kështu është krijuar një rreth vicioz, që për të jetuar më mirë duhet ti ikësh, por ama kjo arratisje bëhet e pamundur për arsye financiare. Tani për tani këtë luks, kanë të drejtën dhe mundësinë ta ëndërrojë vetëm një grusht i vogël të kamurish. Por as ata nuk largohen, sepse janë të njëjtit që po lartësojnë ato monumentet nacionalisto korruptivë që herë marrin formën e atdheut e herë atë të Skënderbeut.

Turisti italian habitet nga cmimet ne jug: “Vjerres time shqiptare ia japin ujin 1 mije leke, ndersa mua..

Piku i sezonit e ka gjetur bosh një prej plazheve më të bukura në Shqipëri, atë të Drimadhes në Dhërmi. Shezlonget bosh, lokalet bosh… Kjo është pamja që mbizotëron në këtë plazh. Pushuesit thonë se çmimet janë tepër të larta. Edhe turistët e huaj thonë se këto çmime janë të papërballueshme. Një i ri italian shprehet i befasuar me çmimin e ujit, të cilin e ka paguar me çmim 300 lekë shishja.

Shqetësim tjetër për pushuesit janë edhe ndërtimet e shumta në këtë zonë, që vijojnë edhe tani gjatë sezonit veror. Shihni më poshtë kronikën e përgatitur nga News 24.

Video:

https://fb.watch/eX4WtvmTDJ/

Problemi nuk është Noizy…!

Nga Edi Oga

Koncert madhështor i Noizy-t në Tiranë. U kënaqën fansat! U kënaqën pushtetarët që shtuan vota! U kënaq Noizy dhe organizatorët! Ata që e zbresin nivelin e diskutimit tek personazhi ‘Noizy’, e kanë gabim. Djaloshi është një biznesmen i cili ka aftësinë të mbushë një boshllëk, të plotësojë nevojat e fansave të tij për zbavitje dhe ‘role model’.

Noizy nuk përcakton me paramendim sisteme vlerash moralo-estetike, ai shet ofertën e tij artistike e cila absorbohet nga masat. E vetmja gjë që bën Noizy, është tejkalimi i vazhdueshëm i vetes dhe konkurrencës së tij. Konkurrenca është gjithmonë e më vulgare, kështu që Noizy është i detyruar t’u përgjigjet me të njëjtën gjuhë e madje përtej.

Suksesi është i garantuar dhe fansat shtohen, sepse injoranca është gjeneralizuar dhe njeriu ka një prirje të lindur për të përqafuar më shpejt e më fort banalitetet.
Noizy nuk ka asnjë faj.
Noizy ka evoluar. E ka detyruar biznesi. E kanë detyruar turmat.

Noizy – 2011 – “Shooting Star”
“A m’beson kur t’them,
t’kam si yll me fat,
dhe kur bëhet terr,
ti ndriçon në çast”!
Noizy – 2021 – “100 Kile”
Eci ron si 100 kile
“Zbojm transport ner 100 kile
Puna paster nuk ka hile
E bardh a jeshile, e bardh a jeshile, e bardh a jeshile”

Përsa kohë droga “ecën lumë” nën kujdesin e shtetit të pushtetit, Noizy nuk ka asnjë faj për tekstet e tij. Përderisa nuk ka asnjë autoritet që të kontrollojë ato tekste, ai është në të drejtën e tij të recitojë ‘thagma’ të padëgjuara më parë!
Problemi nuk është Noizy…!