Zv.kryeministrja këshillon shqiptarët për kursim energjie: “Fikni dritat kur dilni nga shtëpia !

Në kushtet e një krize globale energjitike, zvkryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku udhëzon qytetarët shqiptarë që të kursejnë energji. Përmes një postimi në Facebook, Balluku shkruan se kursimi i energjisë është detyrë për çdo qytetar.“Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që jeni në shtëpi”, shkruan Balluku.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.