Meta: “Shtatori do jetë pranverë e demokracisë ,qeveria do përballet me popullin

Ish-presidenti Ilir Meta gjatë një takimi me strukturat e Partisë së Lirisë në Elbasan, deklaroi se shtatori do të jetë muaji i ndryshimeve të mëdha. Meta u shpreh se e vetmja zgjidhje për situatën e krijuar në vend është referendumi duke shtuar se ora e drejtësisë ka ardhur. Shtatori do të jetë një pranverë e vërtetë e demokracisë dhe përmbysjes së këtij regjimi hajdutokrat, që të vetmen rrugë shikon shkatërrimin e popullit shqiptar, po trafikojnë të gjitha interesat e këtij vendi, për arsye se janë peng, nuk dalin dot nga pengmarrja ku janë futur. Elbasanin do ta kemi aleaten tonë dhe një qytet më shpresëdhënës, ku të rinjtë të mos largohen më dhe të krijojnë familjet e tyre këtu”, u shpreh Meta.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.