“Vazhdo,vazhdo,vazhdo”, policia rrugore zhdëp shoferet në Korçë, vendos 784 gjoba(Video)

Qarku Korçë/Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë vijuar kontrollet në drejtim të mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve.

Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban u arrestua në flagrancë 1 shtetas për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe u referuan materialet në Prokurori për 2 shtetas të tjerë.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 784 drejtues mjetesh📝 Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 312 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë. 25 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 127 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 166 për parakalim të gabuar. Janë tërhequr gjithsej 5 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 146 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘zbatorregullat✅⚠️ mbrojetën respektokëmbësorët 🚶🚸 STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘

Sonila Meço thirrje kriminelëve: “Vrisni edhe këta që janë në pushtet, jo vetëm njëri-tjetrin…

Sonila Meço ka një thirrje për ata që po vrasin njëri-tjetrin këto ditë. ““Mirë kur i sheh shtrembër tjetri dhe nuk durojne, ia kërcasin me ç’t’u gjendet aty për aty, diagaç, biçak, snajper, karrige, kallash, tallash… Po kur i sheh shtrembër e i dhunon pushteti me soj e sorrollop dhe breza pse janë kaq mirëkuptues? D.m.th çfarë janë këto ekstreme ku pozicionohet shqiptari”, shkruan e revoltuar ajo.

Ndërsa më pas vijon po e revoltuar, pas një shkrimi pozitiv në prestigjiozen CNN, për plazhet shqiptare.

“Dhe ndërsa CNN e rendit Ksamilin si njërin mes 7 destinacioneve, që ia vlen të konsiderohet për pushimet verore në Europë, pra teksa mahniten të huajt nga plazhet me rërë të bardhë, mu në mes sezoni kërcet pushka e thika si në luftë guerrile.

Si ta zgjidhim tani këtë nyjen ku na ngecin patriotizmi e tmerri bashkë? Bekuar Perëndie e çartur njeriu ky vend…

“Mos e shani Shqipërinë jashtë!”, apelojnë disa. “Po nuk po e gëzojmë dot ne që jetojmë në të”, gjegjen të tjerë. Unë vijoj t’i mbetem idesë se patriot i mirë është ai që e mbron vendin nga qeveria e vet. Përfshi Ksamilin që na e duan fort të pushtetshmit e jashtëm. Përshi Butrintin që s’na e duan fort të pushtetshmit e brendshëm”, shkruan Sonila.

Aksident i frikshëm në Korçë, makinat përplasen kokë me kokë(Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ,në një nga kryqëzimet e lagjes së “Sportit”. Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Siç shihet nga pamjet, dy automjetet kanë pësuar dëmtime në pjesën e përparme . Mesohet se mjeti me targa greke ka qenë duke udhëtuar në unazën e këtij qyteti kur është goditur nga mjeti tjetër që lëvizte nga një rrugë dytësore në unazë.

Ky segment rrugor është një më të rrezikshmet per qytetin ndersa shkak tjeter është mungesa e sinjalistikës.

Rama për Pogradecin : “Është një destinacion tejet special (Video)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me turistë nga qyteti i bukur i Pogradecit. Të shumtë kanë qenë ata pushues të cilët kanë zgjedhur liqenin e Pogradecit për tu freskuar në këto ditë të nxehta të Gushtit. “Qetësia, pastërtia dhe klima e veçantë e qytetit të Lasgushit, e kanë bërë prej kohësh Pogradecin një destinacion tejet special jo vetëm për pushuesit shqiptarë, por edhe ata të huaj

Me investimet e reja që janë në rrugën e jetësimit mbi projekte ambicioze zhvillimi, ky destinacion do të jetë një tjetër pikë e bukur referimi e #Shqipërisë2030🇦🇱🇪🇺#TëBashkuarJoTëNdarë🫶 ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱 SkaKohëPërPushim🏃🏃‍♀️”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.

Tentoi t’i përdhunonte vajzën/ Gruaja i pret organet gjenitale me thikë të dashurit….

Një nënë i ka prerë organet gjenitale me thikë kuzhine të dashur të saj për t’i dhënë atij një mësim. Ky i fundit tentoi të përdhunonte vajzën e saj. Nëna 36-vjeçare u kthye në shtëpi në kohën e duhur për të kapur të dashurin e saj 32-vjeçar duke u përpjekur të [përdhunonte vajzën 14-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në zonën Mahevaganj të Lakhimpur Kheri, shteti Uttar Pradesh, njëqind milje në lindje të Nju Delhit ditën e mërkurë. Gruaja kishte jetuar me të dashurin e saj për dy vite që nga ndarja nga burri i alkoolizuar.

Unë isha duke punuar në fermë kur ndodhi incidenti”, tha ajo për Times of India.

“Për fat të mirë u kthjeva në shtëpi dhe e kapa në flagrancë.”

Ajo shpjegoi se si i dashuri i saj në panik madje u përpoq ta sulmonte, ndërsa ajo luftonte për të mbrojtur vajzën e saj nga ai.

Kështu që unë mora një thikë nga kuzhina dhe i preva pjesët intime për t’i dhënë atij një mësim”, tha ajo.

“Nuk jam penduar që e kam bërë.”

Sipas një oficeri policie, i dashuri është dënuar për përdhunim.

Është e paqartë nëse nëna do të përballet me ndonjë akuzë. /Abcnews.al/