Ronela Hajati tregon pse është akoma beqare: “Jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron”…

Ronela Hajati është një këngëtare shumë e suksesshme dhe mjaft e dashur për publikun. Shpesh ajo publikon postime në rrjete sociale, ku i ‘rrëfehet’ ndjekësve të saj.Së fundmi, ajo ka folur për jetën e saj sentimentale. Gjithashtu ajo zbulon arsyen ‘epike’ se përse është ende beqare: ‘Asaj i pëlqen ta ketë të gjithë krevatin për vete dhe të flejë vetëm’.

“Unë kur pyes veten si ka mundësi që një gur i çmuar dhe i rrallë si puna ime është akoma beqare. Xhindet e mia që s’pëlqejnë asnjë njeri… Ose pëlqejnë frymorin e gabuar…”– u shpreh Ronela


“Unë gatuaj shumë mirë, bëj punët e shtëpisë më mirë se gjithë sanitaret e jugut, thjesht s’kam ndër mend t’i bëj për njeri. Në fund jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron… Por mua më pëlqen krevati vetëm për vete… Imagjino pak nëse ai gërhet (jastëkun në kokë)”- përfundoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: