U kap duke kryer ndërtime pa lejë në shtëpinë e tij/ Policia procedon banorin nga Tushemishti…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan prokurorive të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.