S’kam frikë të flas shqip Tiranë, Beograd ,Prishtinë/ Njihuni me serben që “dashuron” Shqipërinë…

Nevena Zhivançeviç, studentja serbe që studion gjuhën shqipe në fakultet tha se lidhja e saj me këtë gjuhë është shumë e madhe. Në një intervistë për Euronews Albania ajo tregoi se pas 3 vitesh studimi tani ndihet më e sigurt kur flet shqip dhe shfrytëzon çdo rast kur është në Tiranë apo Prishtinë për të folur shqip.

Mësova shqip përmes këngëve, në një çast mendova pse mos ta studioj në universitet se desha të njoh më mirë Shqipërinë, dhe s’doja të besoja gjërat që kam dëgjuar”. “Njerëzit në Serbi po e dëgjojnë më shumë muzikën shqiptare. Në klubet e natës në Beograd, dëgjohen këngëtarë shqiptarë si Dhurata Dora, Elvana, Noziy”, tha Nevena.

“Tani nuk kam frikë të flas, kur kam mundësi të flas e bëj me plot dëshirë, kur jam në Prishtinë, Tiranë, apo edhe Beograd flas me njerëz që dinë shqip”, tha ajo.

Nevena zbuloi lidhjen e fortë me Tiranën, ku siç tha ka njerëz që i konsideroj familjen e saj.

“Në Tiranë kam njerëz që i quaj familje. Kam humbur prindërit e mi para shumë vitesh. Këta njerëz më thanë që zoti po vonon por nuk harron. Kështu që vërtetë nuk harron, se tani kam ata”, rrëfeu studentja.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.