Shkaktoi aksident në Korçë/ Arrestohet shoferi i BMW-së, ishte i dehur në timon…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 53 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas ditën e djeshme, në lagjen nr. 10, Korçë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “BMW”, ka përplasur automjetin tip “Skoda”, me drejtues shtetasin S. K., 46 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll. Për pasojë ka marrë dëmtime të lehta pasagjerja e automjetit tip “Skoda”, shtetasja K. H., 41 vjeçe, banuese në Gramsh, e cila pas mjekimit të marrë në spital, është larguar për në banesë.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.