Çmenduri në Vlorë/ 80-vjeçari godet veten me thikë ,dyshohet se…

Një 80-vjeçar ka mbërritur sot në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore pasi është vetëdëmtuar me thikë. Ka dyshime se 80-vjeçari me iniciale B.L ka tentuar të vrasë veten në kushte depresioni. Aktualisht i moshuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak. Sot, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjeksësore shtetasi B. L., 80 vjeç, i cili dyshohet se në kushte depresioni, në banesën e tij, është vetëdëmtuar me një mjet prerës (thikë) dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Emocion dhe spektakël/ Ikona e muzikës Greke elektrizon Korçën(Video)

Tingujt e muzikës Greke dhe performanca e Anxhela Peristerit pushtuan “sheshin e terminalit” duke ndezur festën e Birres në natën e 4-t në Korçë. Artisti Grek dhuroi emocione të bukura duke elektrizuar publikun me këngën “ Athina Mu” “transmeton korcablog.com ,duke ofruar një spektakël të vërtetë dedikuar publikut korçar, por dhe turistëve vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur t’i kalojnë këto ditë në Korçë.

Konstantinos Argiros ishte për herë të parë në Shqipëri ,per të vazhduar turin e tij, “Eleftheros “edhe në skenën e “Korça Beer Fest”…

Kampion bote me shpenzimet e veta/ Shpërthen ndaj Ramës Bilardisti Shqiptar: “Unë nuk meritoj respekt?

Suksesi historik i Luiza Gegës,(Kampione Europe në atletikë) bëri jehonë në rrjetet sociale, ndersa mori urime publike nga figura të shquara të botës së sportit dhe politikës. Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe bilardisti shqiptar, Eklent Kaçi i cili me anë të një postimi në “Instagram” ka uruar Luizën për fitoren, por dhe ka shfrytëzuar këtë postim për të shtruar një pyetje ndaj kryeministrit Edi Rama se pse arritjet e tij nuk janë vlerësuar si në rastin e atletes dhe pse ai është shpallur kampion Europe dhe Bote duke përfaqësuar Shqipërinë dhe flamurin e saj…

“Shumë urime Luiza Gega kampione Europe.

Unë kampion Bote, kampion Europe duke përfaqësuar Shqipërinë me shpenzime personale.

Edi Rama, po unë nuk meritoj respekt? Apo bilardo.”, është shprehur Eklent Kaçi.


“Bëri të fortin me Benz“ duke mos i qëndruar postobllokut/ Momenti kur arrestohet nga policia

Qarku Korçë ,Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”, finalizohet episodi i 190-të i tij, vihet në pranga 1 shtetas. Ndalohet edhe 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Perimetri 187”, finalizuar tre javë më parë. Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe shërbimet e FRONTEX-it, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  • B. M., 46 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ato të FRONTEX-it, kanë konstatuar në afërsi të fshatit Trestenik, Devoll, automjetin tip “Benz”, me të cilin kishte dyshime se transportoheshin emigrantë të paligjshëm dhe i kanë bërë me shenjë drejtuesit të tij, shtetasit B. M., të ndalonte. Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por më pas, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, 46-vjeçari u kap dhe u neutralizua.

Në brendësi të automjetit të tij u gjet një emigrant i paligjshëm, të cilin kundrejt shpërblimit, shtetasi B. M., dyshohet se do ta transportonte në drejtim të Greqisë. Nga ana e Policisë po punohet për vënien para përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal njofton policia.

Aksident i frikshëm në aksin Korçë-Pogradec/ Benzi godet nga pas Volksvagen, plagosen babë e bir

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Korçe-Pogradec, duke mbetur të plagosur babë e bir, këta të fundit ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore…Makinat kanë qenë duke lëvizur nga Pogradeci në drejtim të Korçës kur mjeti tip Benz ka goditur nga mbrapa mjetin tip Volksvagen ku udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe fëmija i tyre i mitur. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2022, rreth orës 15:10, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete tip “Volkswagen” me drejtues respektivë shtetasit G. B. dhe shtetasin L. M.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi, shtetasi G. B. dhe djali i tij i mitur pasagjer në mjet, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Pogradecit. Me drejtuesin tjetër po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Spiunët pushtojnë Shqipërinë/ Pas Gramshit kapen 4 çekë të dyshimtë në uzina e Poliçanit…

Policia e Poliçanit ka reaguar rreth ngjarjes ne uzinën e armëve në Poliçan. Sipas policisë në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake janë konstatuar 2 gra çeke, shtetaset me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe me aparat fotografik ndërsa në brendësi të tuneleve të Uzinës janë gjetur edhe burrat e tyre.Kujtojmë që dje 2 shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh. Në momentin që njëri prej tyre tentoi të futej në godinën ushtarake dhe ta fotografojë atë ,ka ndodhur dhe një përplasje me rojet ushtarake.

Si pasojë , mbetën të lënduar ushtarakët Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ndërkohë dyshimet janë se tre të huajt mund të jenë agjentë.

Poliçan/Informacion paraprak:

Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm.

Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke.

Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale.

Një Korçare me flamur Grek/ Elina Xhengo shpallet kampione e Europës(Foto)

Mbrëmja e kaluar ishte e paharrueshme për sportistët shqiptare në Mynih. Në mbrëmjen e “të artës” së Luiza Gegës, Xhengo fitoi medaljen e artë në hedhjen e shtizës duke e ngjyrosur kuqezi akoma më shumë qiellin e Mynih-ut ku zhvillohet europiani i atletikës. Vajza me origjinë nga Korça …Xhengo regjistroi rezultatin 65:81 metra në gjuajtjen e dytë dhe asnjëra prej rivaleve nuk iu afrua asaj. Distanca më e afërt me Xhengon ishte 4 metra.

Atletja Xhengo i dha Greqisë medaljen e katërt të artë në Europian, duke u bërë edhe kampiona më e re në Europë në hedhje shtize, 19 vjeçe e 350 ditë. Rekord që mbahej që prej vitit 1962. Ajo është njëhohësisht edhe sportistja më e re greke që shpallet kampione europe.

Elina ka lindur në Greqi në vitin 2002 dhe është vetëm 20-vjeç por konsiderohet e ardhmja e kësaj disipline. Prindërit emigruan nga Korça, shumë vite më parë dhe sot ajo konsiderohet edhe krenaria e Greqisë, ndërsa shtetësinë e ka marrë vetëm pak kohë më parë pikërisht për shkak të sportit.

Mediat i kanë kushtuar një hapësirë të madhe ndërsa vetë atletja me përulësi shprehet se falë arritjes së saj, do të mund të largojë mamanë nga puna si pastruese pasi ajo ka sakrifikuar shumë për të deri në momentin që u shpall kampione Europe.

Elina Xhengo tha: “Unë kam premtuar se ajo nuk do ta bëjë më këtë punë (për nënën e saj që është pastruese). Se do të arrij në atë pikë me performancën time që të kem mjaftueshëm para për të mos punuar më”.