Spiunët pushtojnë Shqipërinë/ Pas Gramshit kapen 4 çekë të dyshimtë në uzina e Poliçanit…

Policia e Poliçanit ka reaguar rreth ngjarjes ne uzinën e armëve në Poliçan. Sipas policisë në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake janë konstatuar 2 gra çeke, shtetaset me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe me aparat fotografik ndërsa në brendësi të tuneleve të Uzinës janë gjetur edhe burrat e tyre.Kujtojmë që dje 2 shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh. Në momentin që njëri prej tyre tentoi të futej në godinën ushtarake dhe ta fotografojë atë ,ka ndodhur dhe një përplasje me rojet ushtarake. Si pasojë , mbetën të lënduar ushtarakët Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ndërkohë dyshimet janë se tre të huajt mund të jenë agjentë.

Poliçan/Informacion paraprak:

Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm.

Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke.

Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale.



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.