Një Korçare me flamur Grek/ Elina Xhengo shpallet kampione e Europës(Foto)

Mbrëmja e kaluar ishte e paharrueshme për sportistët shqiptare në Mynih. Në mbrëmjen e “të artës” së Luiza Gegës, Xhengo fitoi medaljen e artë në hedhjen e shtizës duke e ngjyrosur kuqezi akoma më shumë qiellin e Mynih-ut ku zhvillohet europiani i atletikës. Vajza me origjinë nga Korça …Xhengo regjistroi rezultatin 65:81 metra në gjuajtjen e dytë dhe asnjëra prej rivaleve nuk iu afrua asaj. Distanca më e afërt me Xhengon ishte 4 metra. Atletja Xhengo i dha Greqisë medaljen e katërt të artë në Europian, duke u bërë edhe kampiona më e re në Europë në hedhje shtize, 19 vjeçe e 350 ditë. Rekord që mbahej që prej vitit 1962.

Ajo është njëhohësisht edhe sportistja më e re greke që shpallet kampione europe.

Elina ka lindur në Greqi në vitin 2002 dhe është vetëm 20-vjeç por konsiderohet e ardhmja e kësaj disipline. Prindërit emigruan nga Korça, shumë vite më parë dhe sot ajo konsiderohet edhe krenaria e Greqisë, ndërsa shtetësinë e ka marrë vetëm pak kohë më parë pikërisht për shkak të sportit.

Mediat i kanë kushtuar një hapësirë të madhe ndërsa vetë atletja me përulësi shprehet se falë arritjes së saj, do të mund të largojë mamanë nga puna si pastruese pasi ajo ka sakrifikuar shumë për të deri në momentin që u shpall kampione Europe.

Elina Xhengo tha: “Unë kam premtuar se ajo nuk do ta bëjë më këtë punë (për nënën e saj që është pastruese). Se do të arrij në atë pikë me performancën time që të kem mjaftueshëm para për të mos punuar më”.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.