Lubonja: Ç’janë këto muhabete me spiunë rusë, që i serviret popullit për t’i shpëlarë trutë

Për analistin Fatos Lubonja, incidenti në Uzinën e Armëve në Gramsh nuk lidhet me spiunazhin. Ai i shikon tre personat e kapur më tepër si turistë kuriozë, sepse spiunë. Për News24, Lubonja tha ndër të tjera se këtu në Shqipëri ka shumë zona që njerëzit turistët mund të bëhen kuriozë. Sa i takon sigurisë kombëtare, ai u shpreh se edhe kjo çështje duhet parë, por më tepër ka rëndësi diplomacia sesa përgatitja ushtarake si në kohën e Enver Hoxhës. Ai tha se Shqipërinë e kanë lënë në gjendje të mjeruar, ndërsa populli shqiptar po largohet nga vendi.

“Unë me atë intuitën time është më mirë të mendosh që ata janë turistë. Mua më ka intriguar për të hyrë në disa zona. Për shembull Gjadri, gjithë zona e Gjadrit. Ata avionët ishin të paaftë, por ishte interesante. Kur shkova aty, më thanë nuk lejohet të hysh, por ata avionë nuk i duhen as dreqit.

Afër Petrelës ka qenë një bazë raketash, me tunele. E mbajnë mbyllur nuk lejohet thonë. Unë gjykoj që ky kurioziteti turistik nuk është vetëm për detin, por janë edhe këto objekte interesante.

Unë mendoj se ata kanë këtë kuriozitet. Më thoni ju cili është rreziku që i vjen Shqipërisë nga zbulimi në Gramsh?!

Edhe siguria kombëtare duhet parë. Mendoj se më shumë është diplomacia ajo që duhet të punojë për ta ruajtur Shqipërinë sesa një përgatitje ushtarake si në kohën e Enver Hoxhës. Të flasësh tani si është lënë ushtria më mirë të flasim si është lënë arsimi, shëndetësia etj. Ashtu si e kanë katandisur Shqipërinë këta nuk ka shqiptarë, jo me të ketë ushtarë për të luftuar. Për kë të luftojnë, për Edi Ramën?

Për mua këto janë pseudohistorira që i servieren popullit për ti shpëlarë trutë.

E kanë lënë popullin në gjendje të mjeruar dhe manipulojnë popullin akoma me spiunë të jashtëm apo të brendshëm.

Aty ishte edhe një ukrainas, ku do e provosh që janë spiunë. Kjo është qesharake. Ata janë njerëz kuriozë dhe një nga kuriozitetet që kërkojnë njerëzit është edhe kjo”, tha Lubonja.

10 mijë turistë në Korçë: “Kanë vizituar më tepër mësonjëtoren apo nevojtoret??

Nga Marsel Telha:

Lexova të shkruhej se në Korçë kanë ardhur 10 mijë vizitore për festën e birrës!
Unë jam i bindur se nën këtë re tymi qoftesh nuk janë më tepër se 1000. Megjithatë!
Një pyetje lind vetvetiu..: këta 10 mijë vizitorët me rastin e “festës që po i jep emër Korçës” kanë vizituar më tepër mësonjëtoren apo nevojtoret??

Bomberi Pogradecar i Kombëtares bën “gol” jashtë fushe, lidhet me Megi Pojanin (foto)

Megi Pojani dhe futbollisti Pogradecar Endri Çekiçi përfliten se janë bashkë prej disa muajsh edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka pranuar asgjë publikisht. Spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre nisën pasi publikuan disa foto nga një restorant, ku vihej re se ambienti dhe tavolina ishin identike. Mirëpo, ndërsa ata preferojnë të heshtin, ata janë tradhtuar nga një tjetër detaj që duket se u ka kaluar pa u vënë re. Megi ka publikuar një fotografi ku pozon para pasqyrës së një ashensori.

Gjithashtu dhe vetë lojtari i Konyaspor ne Superligen turke, Endri Cekici, ka publikuar në Instagramin e tij një foto po në të njëjtin ashensor. Në cep të fotos, vihet re se është pasqyruar diçka e bardhë, e njëjtë me ngjyrën e fustanit të Megit. Së fundmi Megi ka postuar në Instastory foto me 2 gota çaj dhe shkruan një frazë dhe të gjithë mendojnë se është për Endrin. “Pleqërojmë bashkë”, shkruan ajo.

Megi Pojani nuk shqetësohet aspak për komentet negative që merr. Ajo merr gjithmonë vëmendjen me fotot provokuese që ndan në rrjete sociale por përballet gjithashtu me paragjykime. Për këtë, ajo thotë se nuk e ndien presionin e gjykimit, por vlerëson feminitetin e saj.

Aksident i frikshëm në aksin Pogradec-Qafë Thanë, tre persona dërgohen në spital…

Një aksident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Në afërsi të fshatit Piskupat, janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. A., 48 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni, me automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin D. S., 22 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja S. A., 46 vjeçe, banuese në Strugë, Maqedoni, pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Incidenti në Gramsh/ Ministri Peleshi: “Jetojmë në një rajon delikat, ngjarja po trajtohet me seriozitet nga ne

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, komentoi sot në një konferencë për shtyp incidentin e ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh, ku tre shtetas të huaj tentuan të futen me forcë, duke sulmuar dy ushtarë shqiptarë. Ai u shpreh se ngjarja po trajtohet me seriozitet nga të gjitha strukturat, ai Antiterrori, SHISH, policia dhe Prokuroria, edhe në këndvështrimin e situatës që ka shkaktuar pushtimi rus në Ukrainë.

Ngjarje që nga ne po trajtohet me seriozitet, se kemi të bëjmë me tre të huaj që kishin goxha ditë në Shqipëri e nuk kanë qenë vetëm në Gramsh por dhe në zona të tjera, e si ngjarje mund të jetë dhe një ngjarje që nuk na shqetëson shumë se çfarë kanë fotografuar por nga ana tjetër mund të ketë pasur synim për të devijuar vëmendjen nga një skenar tjetër.

Jemi në një kohë të prishjes së ekuilibrave gjeopolitike por cdo ngjarje meriton të shohim jo si duket por dhe në mënyrë të tërthortë.

Ne jetojmë në një rajon delikat, jemi në një rrugëtiom drejt anëtarëismit të strukturat euroatlantike, por jo të gjithë shtetet kanë të njëjtën agjendë. Shqipëria është kampioni persa i përket orientimit të ballkanit perëndimor. Jemi të brishtë si rajon ndaj na bën dy herë më të vëmendshëm tha Ministri Niko Peleshi.

Meta për ushtrinë Shqiptare: “Nivel zero , kanë ngel akoma me lopata dhe fshesa

Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, bëri thirrje sot që të ndalohet hyrja e shtetasve rusë në Shqipëri, për sa kohë Moska nuk ndryshon qëndrim lidhur me luftë në Ukrainë. Ish-presidenti kërkoi hetim të sulmit ndaj ushtarëve në Gramsh nga ana e dy rusëve dhe një ukrainasi që dyshohen se janë të përfshirë në një rrjet spiunazhi.

Problemi është që ushtria jonë ëshë në një gjendje shumë të rëndë dhe këtë e kam të faktuar. Ushtria jonë e ka të vësëhtirë sot të thotë se cilat janë pronat e saj në Shqipëri dhe kapacitetet e saj. Sepse kanë ndodhur gjëra të paligjshme që unë edhe i kam denoncuar. Ushtria jonë është në nivele zero për sa i përket bazës ajrore. Po kështu në situatën e zjarreve. Ushtarë me lopata dhe fshesa.

Duhet të përfitojmë nga ky rast që të reflektojmë dhe të mësojmë. E ftojmë kryemiistrin të ndalojë hyrjen e shtetasve rusë, për sa kohë Rusia do nuk do ndryshojë qëndrim në lidhje me Ukrainën”, u shpreh Meta.

Ministrja Ibrahimaj: “Ekonomia shqiptare ka performuar mirë, na shpëtuan bordet…

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj deklaron se ekonomia shqiptare ka performuar mirë. Në një konferencë për shtyp, ministrja foli për të dhënat e tre mujorit të parë. Ibrabimaj tha se inflacioni në muajin korrik ishte 7.5% dhe sipas saj është më i ulët se në vendet e tjera të rajonit.

“Gjatë tre mujorit të parë ekonomia shqiptare performoi mirë. Paketat e qeverisë, por edhe ngritja e bordeve të ndryshme, e ndërthurur me politikën e subvencionit, për çmimin e energjisë, nga njëra anë, por edhe nga ana tjetër duke ndikuar indirekt në inflacion. Ndërthurja e këtyre politikave, sëbashku me mbështetjen për çmimet e karburanteve ka sjellë që deri më tani ekonomia shqiptare të ketë një performancë pozitive.

Inflacioni është më i kontrolluar me vendet e tjera të rajonit.

Inflacioni në vendin tonë është ndjeshëm më i ulët. Shqipëria me një inflacion 7.5% në korrik është më ndjeshëm se Maqedonia, Kosova. Ndërsa mesatarja e BE është 8.9%.Të dhënat më të fundit tregtojnë për një stabilitet të ekonomisë. Një përgjigje pozitive të biznesit shqiptar. Ne kemi një ecuri të ekomomisë shumë më të mirë se një vit më parë”, deklaroi ministrja.