Me këngën e Skënderbeut përpara rivalit meksikan. Florian Marku i tregoi kundërshtarit Miguel Parra Ramirez se çfarë e pret më 25 gusht në Arenën Kombëtare, në duelin e titullit WBC Silver. Në eventin e boksit “kthim në shtëpi”, kampioni kuqezi premton se atmosfera do të jetë elektrizuese në ring dhe në tribuna.“Meksikanët janë të fortë, por ata nuk e dinë si janë shqiptarët. Do e shohë një shqiptar të vërtetë dhe do i kujtohet. Është krenari të kem foton time pranë Mohammad Ali. E vlerësoj jo vetëm për ata që ka bërë në boks. Dua të ndjek shembullin e tij në jetë. Me atmosferën që do të krijohet, do ti vëmë flakën Tiranës”, tha Marku.
Daily Archives: August 23, 2022
Korça bën namin në turizmin e natyrës ,renditet e para, pas saj, Shkodra…
Interesi për turizmin e natyrës ka vijuar rritjen e tij edhe gjatë këtij viti, një tendencë që u parapri edhe më herët nga ekspertët e turizmit që vlerësonin se pandemia do të kishte këtë efekt. Të dhënat zyrtare të muajit qershor tregojnë se nga janari në qershor kemi një rritje me 23 për qind të numrit të turistëve që vizitojnë zonat e mbrojtura, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm gjatë muajit qershor kemi një rritje me 20.7% vizitorë krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më pare
Por cilat janë qarqet që kanë regjistruar numrin më të madh të vizitorëve?
Qarku i Korçës regjistron nga janari në qershor 628 mijë vizitorë duke përbërë kështu rreth gjysmën e vizitorëve totalë të natyrës. Në raport me një vit më parë për të njëjtën periudhë rritja është me 21.7 për qind.
Qarku i dytë me më shumë vizitorë në zonat e mbrojtura natyrore është Shkodra me 213 mijë ndërkohë që pas saj vijnë Fieri, Durrësi dhe Vlora.
Por cilat janë disa nga parqet dhe zonat më të frekuentuara për secilin qark?
Për qarkun Korçë janë zona e Prespës me Bashkinë Pustec, Liqenet akullnajorë në Ersekë, pylli i Fazanëve, Burimet e Vronomerit, lugina e Gjergjovicës, Liqeni i Pogradecit, Bredhi i Drenovës, Guri i Nikës.
Për qarkun Shkodrër disa nga zonat më të vizituara janë Alpet e Shqipërisë(Theth, Valbonë, Lumi i Gashit), Liqeni i Shkodrës, Lugina e Shalës.
Për Fierin është parku Divjakë-Karavasta dhe Nartë-Pishë Poro.
Për Durrësin Kepi i Rodonit, Shkëmbi i Kavajës, Rrapi i Ballabanecit, Sarisaltik, Rrushkull, Krastë-Verjon. Për Vlorën destinacionet përfshijnë Butrintin, Karaburun-Sazan, Llogoranë, Ishujt e Ksamilit, Syri i Kaltër.
Një pjesë e vizitave në destinacione të ndryshme është me pagesë. Nga raportimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të ardhurat e përfituar për muajin Qershor, për zonat ku vizitorët paguajnë, është 413,600 Lek./ Monitor
Vajzat lenë nam në Bilisht/ Prishin qetësinë publike dhe shajnë policët(Foto)
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e së martës në Bilisht, ku dy motra D.A 27-vjeçe dhe Xh.A 23-vjeçe kanë prishur qetësinë publike. Të rejat janë të njohura në qytetin e vogël të Bilishtit për sjelljen e tyre “gangstere”. Dy motrat gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre kanë filluar të bërtasin nëpër qytet. Ndërkohë në momentin që policia ka mbërritur ku dhe ka shoqëruar 27-vjeçaren, motrat nuk kanë kursyer sharjet ndaj uniformave blu.
Kjo që shihni në foto është motra e madhe Deizi Arapi , e cila u shoqëruar nga policia për prishje të qetësisë publike. Ndërkohë që në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave transmeton abc news.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët. Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës .







Korça bën namin në turizmin e natyrës ,renditet e para, pas saj, Shkodra…
Interesi për turizmin e natyrës ka vijuar rritjen e tij edhe gjatë këtij viti, një tendencë që u parapri edhe më herët nga ekspertët e turizmit që vlerësonin se pandemia do të kishte këtë efekt. Të dhënat zyrtare të muajit qershor tregojnë se nga janari në qershor kemi një rritje me 23 për qind të numrit të turistëve që vizitojnë zonat e mbrojtura, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm gjatë muajit qershor kemi një rritje me 20.7% vizitorë krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më pare
Por cilat janë qarqet që kanë regjistruar numrin më të madh të vizitorëve?
Qarku i Korçës regjistron nga janari në qershor 628 mijë vizitorë duke përbërë kështu rreth gjysmën e vizitorëve totalë të natyrës. Në raport me një vit më parë për të njëjtën periudhë rritja është me 21.7 për qind.
Qarku i dytë me më shumë vizitorë në zonat e mbrojtura natyrore është Shkodra me 213 mijë ndërkohë që pas saj vijnë Fieri, Durrësi dhe Vlora.
Por cilat janë disa nga parqet dhe zonat më të frekuentuara për secilin qark?
Për qarkun Korçë janë zona e Prespës me Bashkinë Pustec, Liqenet akullnajorë në Ersekë, pylli i Fazanëve, Burimet e Vronomerit, lugina e Gjergjovicës, Liqeni i Pogradecit, Bredhi i Drenovës, Guri i Nikës.
Për qarkun Shkodrër disa nga zonat më të vizituara janë Alpet e Shqipërisë(Theth, Valbonë, Lumi i Gashit), Liqeni i Shkodrës, Lugina e Shalës.
Për Fierin është parku Divjakë-Karavasta dhe Nartë-Pishë Poro.
Për Durrësin Kepi i Rodonit, Shkëmbi i Kavajës, Rrapi i Ballabanecit, Sarisaltik, Rrushkull, Krastë-Verjon. Për Vlorën destinacionet përfshijnë Butrintin, Karaburun-Sazan, Llogoranë, Ishujt e Ksamilit, Syri i Kaltër.
Një pjesë e vizitave në destinacione të ndryshme është me pagesë. Nga raportimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të ardhurat e përfituar për muajin Qershor, për zonat ku vizitorët paguajnë, është 413,600 Lek./ Monitor
Shqipëria po zbrazet/ Në Korçë, vdekjet tejkalojnë lindjet…
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti numri i lindjeve ka tejkaluar numrin e vdekjeve me 468 lindje më shumë. Ky trend pozitiv i shtesës natyrore vjen pas dy tremujorëve gjatë të cilëve numri i vdekjeve prevalonte ndaj numrit të lindjeve. Por pavarësisht kësaj, shifrat tregojnë se numri i lindjeve për tremujorin e dytë është 5,384 duke shënuar një rënie me 14.8%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021 dhe një rënie prej 11.1%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit paraardhës. Referuar edhe të dhënave grafike, numri i lindjeve ka prekur nivelin më të ulët në terma tremujorësh që nga tremujori i parë i vitit 2018-të, i cili regjistronte 6,657 lindje.
Megjithatë, pozitiv është fakti se nga ana tjetër me të njetin ndryshim paraqitet edhe numri i vdekjeve. Vdekjet regjistrohen në 4,916 gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022 dhe kanë shënuar rënie me 19.4% krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë, por rënie regjistron edhe karahasuar me tremujorin paraardhës me 38.1%. Por si paraqitet trendi i vdekjeve që nga tremujori i parë i vitit 2018-të?
Nga analiza e të dhënave tregohet se tremujori i dytë i vitit 2022 regjistron nivelin më të ulët që nga vitit 2018-të, duke tejkaluar kështu edhe periudhën para pandemisë.
“Scan Intel” i ka analizuar treguesit e mësipërm sipas qarqeve nga ku rezulton se numri i lindjeve regjistrohet me rënie pothuaj në të gjithë qarqet e vendit me përjashtim të Dibrës dhe të Kukësit, krahasuar me tremujorin e parë të po këtij viti. Rënia më e lartë e numrit të lindjeve regjistrohet në Vlorë me 27.1% më pak se gjatë tremujorit të parë të vitit aktual. Vlora ndiqet nga Gjirokastra me 19.8% dhe nga Lezha me 17.5%. Sa i përket dy qarqeve të vetme me rritje të numrit të lindjeve, rritja regjistrohet në 4.3% për Dibrën dhe 1.6% për Kukësin.
Ky trend negativ i numrit të lindjeve vihet re në të gjitha qarqet edhe nëse analizën do ta shtrinim në kohë. Kështu, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018-të të gjitha qarqet kanë pësuar rënie të numrit të lindjeve, ndërkohë që gjithsej ka rënë me 19%. Qarqet me rënien më të lartë janë Vlora, Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.
Sa i përket vdekjeve regjistrohet rënie në të gjitha qarqet krahasuar me tremujorin paraardhës. Sipas shifarve rënien më të lartë të numrit të vdekjeve e regjistron Vlora me 44%, ndjekur nga Tirana me 43.8% dhe Lezha me 43.6%. Nëse do të flisnim për shtesën natyrore sipas qarqeve, të dhënat tregojnë se numri më i madh i qarqeve regjistron shtesë natyrore negative. Në qarqe si Elbasani, Fieri, Shkodra, Korça, Vlora, Berati dhe Gjirkostra numri i vdekjeve ka tejkaluar lindjet. Korça regjistron raportin më negativ me 193 vdekje më shumë se lindje. Ndër qarqet që kanë regjistuar raport pozitiv, Tirana regjistron 821 lindje më shumë se vdekje./ Monitor
Çmenduri Shqiptare në Ksamil/ Fierakët rrahin turistin polak dhe e bëjnë për spital…
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Ksamil. Dy fierakë të moshave 43 dhe 36 vjeç kanë qëlluar në fytyrë një shtetas polak. Turisti 44-vjeçar me inicialet S.A ka përfunduar në Spitalin e Sarandës me dëmtime të rënda në fytyrë. E.C 43 vjeç dhe A.C 36 vjeç banues në Fier, me lidhje familjare mes tyre janë konfliktuar me polakun në një nga plazhet e Ksamilit. Sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, teksa dy shqiptarët kanë goditur me sende rë forta turistin. Ky i fundit ka shkuar të mjekohet në Spitalin e Sarandës.
Njoftimi i policise:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 36 vjeç dhe E. C., 43 vjeç,
të dy banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në Ksamil, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin polak S. A., 44 vjeç.
Flet babai i kampiones Korçare Pandeli Xhengo: “Jam shumë krenar për të ,për politikën më mirë të mos flas…
Elina Xhengo është sportistja me origjinë Korçare që fitoi medalje ari në shtizë për Greqinë. Së fundi ka dhënë një intervistë edhe babai i saj, Pandeli Xhengo. Bashkë me gruan ai shkoi në Greqi në vitet ’90, aty ku lindi edhe 3 vajza, më e vogla prej tyre është pikërisht 19-vjeçarja Elina që fitoi medaljen e artë.“ Ai shprehet për Radio Thesaloniki. “Kishim shumë vështirësi në fillim duke filluar që nga gjuha, puna, shtëpia e të gjitha me radhë. Pavarësisht kësaj ne u përpoqëm shumë dhe njerëzit këtu na kanë ndihmuar shumë”, tregon Pandeli Xhengo.
“Për politikën më mirë të mos flas. Asnjëherë nuk ishte në krahun tonë. Të paktën për gjendjen ku vajzat stërviten që nuk është e përshtatshme”, thotë emigranti shqiptar që në Greqi punon si ndërtues.
Ndërkohë vëmendje të madhe në mediat greke ka marrë deklarata e Elinës, e cila është shprehur se tani që u shpall kampione përvecse do të vijojë karrierën e saj sportive, do të ndihmojë nënën që të mos punojë më. 19-vjeçarja përshkruhet nga banorët vendas dhe nga media si një vajzë e thjeshtë dhe shumë e dashur.
Nuk zgjat shumë ,Bordi rrit përsëri çmimin e naftës
Çimimi i naftës në Shqipëri ka pësuar sërish rritje. Bordi ka vendosur që nafta në treg të shitet me 239 lekë, nga 227 lekë që është shitur deri ditën e sotme. Ndërkohë që rritje ka pësuar çmimi i benzinës, nga 202 lekë do të shitet me 205 lekë.Kurse çmimi i gazit do të mbetet i pandryshuar.Bordi i Transparencës në datë 23 Gusht 2022, bazuar metodologjisë së përcaktuar në Aktin Normativ nr. 8, datë 25.03.2022, çmimet shumicë & pakicë rezultojnë si vijojnë
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Basti i fundit/ Policia aksion në Blacë të Pogradecit, arreston 26-vjeçarin…
Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe aktivitetit të kundërligjshëm të organizimit të lojërave të fatit. Goditet një tjetër rast, vihet në pranga 1 shtetas. Sekuestrohet 1 aparat celular, i cili përdorej për vendosjen e basteve sportive. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në ambiente të ndryshme.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 26 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e marrë në përdorim nga ky shtetas, në fshatin Blacë, Pogradec, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 aparat celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive. Gjithashtu nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se lokali në përdorim nga 26-vjeçari, ishte i paregjistruar në organet përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Mbante thikë me vete/ Policia procedon 27-vjeçarin nga Pogradeci…
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë). Materialet në ngarkim këtyre shtetasve i kaluan prokurorive të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.
E rëndë /Mbytet 30-vjeçari në plazhin e Durrsit…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spille. Një 30-vjeçar është mbytur në plazhin e Spillesë. Ky i fundit po lahej në det. I ndjeri Denis Xhelo ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Më datë 23.08.2022, shtetasi D. Xh., 30 vjeç, duke notuar në plazhin e Spille, dyshohet se është mbytur në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Rama vesh dorezat e boksit/ Përballet “kokë më kokë” me superstarit e ringut…
Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet Kryeministrisë, boksierin me famë botërore, Florian Marku, i cili do të ndeshet më 25 gusht në një duel kundër Miguel Parra Ramirez. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se ndihet i nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku. “I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC, në një ndeshje për historinë e boksit botëror”, shkruan Rama.
E fundit/ Tërmeti lëkund jugun e Shqipërinë…
Lëkundje tërmeti janë regjistruar në Shqipëri pak minuta më parë. Fillimisht, faqja e tërmeteve EMSC ka raportuar se lëkundja kishte magnitudë 4.1, ndërsa më pas është shënuar magnituda 3.8 i shkallës Rihter . Epiqendra ka qenë 14 km në jug perëndim të qytetit të Gjirokastrës dhe 8km larg nga Borshi (Vlorë)

“Shajnë dhe fyejnë qytetarët në rrugë/ Habisin motrat nga Bilishti: “Një përfundon në Komisariat tjetra…
Një 27-vjeçare nga qyteti i Bilisht është vënë mëngjesin e sotëm në pranga ndërsa e motra 23-vjeçare Xhesika Arapi po ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Ajo akuzohet për prishje të qetësisë publike. Bëhet fjalë për Dezi Arapin 27 vjeç e cila së bashku me të motrën ka shqetësuar banorët e zonës dhe ka kundërshtuar me dhunë, ofendime e të shara efekticët e policisë në momentin që kanë ndërhyrë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët.
Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.
Ç’kuptim ka beni festë Birre ,kur ju nuk keni Birrë Korça? Turistët e zhgënjyer:”Festa humbi shkëlqimin…
Përfundoi në Korçë festa e birrës, e cila zhvillohet për vite me radhë në këtë qytet, por këtë herë pa shkëlqim dhe me një ndryshim të madh. Në festën e qytetit ku lindi Birra Korça, birra e parë shqiptare, një ndër investimet më të mëdha në qytet, si në infrastrukture ashtu edhe në teknologji, e cila i ka dhënë emër Korçës dhe ka qenë bashkëorganizuese e festës së përvitshme të birrës, mungonte në këtë festë për herë të parë në 16 vite.
Bashkia nuk iu dha përgjigje pyetjeve dhe pakënaqësive e vërejtjeve të qytetarëve për këtë fakt. Qytetarët e akuzonin bashkinë se e ka kthyer këtë festë thjesht në propagandë, madje bënin thirrje për bojkot, pasi siç thonin, festa e birrës pa birrën Korça është si dasma pa nuse.
Mungesa e birrës Korça u reflektua në pjesëmarrjen e ulët të njerëzve në të gjitha netët e festës. Bujtinat korçare si rrallë herë në këto ditë gushti nuk kishin kërkesat e zakonshme dhe tavolinat në zonat e përcaktuara për festën e birrës nuk kishin gjallërinë e përvitshme.
Në festë mungonin këngëtarët korçarë, pa të cilët festa nuk kishte bukurinë e zakonshme. Vitet e fundit bashkia e ka thyer këtë traditë duke ftuar këngëtarë serbë dhe grekë me shpenzime të mëdha nga paratë e taksapaguesve Korçarë për të cilat nuk është bërë asnjëherë transparencë. Ironia është se pasi ftohen këngëtarë nga Serbia e Greqia, qytetarët pjesëmarrës në festë duhet të paguajnë për ta edhe bileta të shtrenjta, ç’ka nuk ndodh në festat e birrës që zhvillohen në Europë.
Diçka tjetër që nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ndodhi këtë vit në festën e birrës. Bashkia vendosi që një pjesë e tavolinave për të marrë pjesë, të ishin të rezervuara. Ajo që lindi si një festë për të gjithë, këtë vit nuk ishte më e të gjithëve. Njerëzit që nuk kishin mundësi të paguanin për të rezervuar, duhet të qëndronin në tryezat që bashkia kishte vendosur për ta.
Por atë atmosferë që nuk e ofroi dot festa e birrës e organizuar nga Bashkia e gjeje në shtëpinë e Birrës, aty ku prodhohet dhe konsumohet e freskët birra Korça. Të shkosh në Korçë e të mos shijosh birrën Korça nuk ka kuptim, ndaj turistët që kishin shkuar aty për këtë qëllim, e gjetën kënaqësinë e vetëm në shtëpinë e birrës.
Edhe korçarët zgjedhin shtëpinë e Birrës për të kaluar mbrëmje të bukura me të afërmit dhe miqtë e tyre, duke shijuar birra Korça dhe muzikë të bukur.
Mungesa e birrës së parë shqiptare, e birrës tradicionale të Korçës dhe jo vetëm, ia hoqi festës shkëlqimin e përvitshëm. Nga një festë që prej vitesh ishte kthyer në kombëtare madje edhe ndërkombëtare, sivjet fatkeqësisht festa e birrës përfundoi në një festë lokale, e bojkotuar edhe nga vetë korçarët./ Balkanweb Shih Videon