Elina Xhengo është sportistja me origjinë shqiptare që fitoi medalje ari në shtizë për Greqinë. Prej disa ditësh mediat greke raportojnë për suksesin e saj. Në një intervistë që ka dhënë për televizionin kombëtar ANT1 e pyetur se çfarë është Greqia për të, Elina ka dhënë këtë përgjigje. “Është vendi im. Kam lindur dhe jam rritur këtu. Njëkohësisht pranoj faktin që jam edhe nga Shqipëria, ndiej që jam nga Shqipëria, prindërit e mi janë andej, të afërmit e mi janë nga Korça”.
Kampione Europe për Greqinë/ Korçarja Elina Xhengo: “Mora mesazhe negative nga Grekët pic.twitter.com/MHWoVRs3Kx
— KorcaBlog.com (@korcablog1) August 23, 2022
Edhe pse ajo përfaqësoi Greqinë dhe valëviti flamurin e vendit fqinjë në europian ku vendosi edhe rekord kontinental si vajza më e re që arrin të fitojë një titull në këtë disiplinë, mesazhet fyese me bazë raciste për shkak të origjinës së saj nuk kanë munguar.
“Në fshatin ku jetojmë nuk e kam ndier sepse njerëzit na trajtojnë shumë mirë. Jam socializuar mjaft mirë me të gjithë banorët atje. Pas garës kam marrë shumë mesazhe negative për shkak të origjinës. Prindërit kanë qenë shumë të zemëruar me faktin që nuk kisha mundësi të konkurroja në nivele ndërkombëtare për shkak të mungesës së pasaportës”.
“ Telefonatën e parë ua bëra prindërve të mi sepse ata kanë besuar shumë dhe e prisnin këtë sukses. Ata e ndiejnë stresin e garimeve të mija dhe kërkojnë që ta largojnë nga unë”, shton Elina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.