Me këngë për Skënderbeun/ Florian Marku i tregon kundërshtarit se çfarë e pret më 25 gusht…..

Me këngën e Skënderbeut përpara rivalit meksikan. Florian Marku i tregoi kundërshtarit Miguel Parra Ramirez se çfarë e pret më 25 gusht në Arenën Kombëtare, në duelin e titullit WBC Silver. Në eventin e boksit “kthim në shtëpi”, kampioni kuqezi premton se atmosfera do të jetë elektrizuese në ring dhe në tribuna.“Meksikanët janë të fortë, por ata nuk e dinë si janë shqiptarët. Do e shohë një shqiptar të vërtetë dhe do i kujtohet. Është krenari të kem foton time pranë Mohammad Ali. E vlerësoj jo vetëm për ata që ka bërë në boks. Dua të ndjek shembullin e tij në jetë. Me atmosferën që do të krijohet, do ti vëmë flakën Tiranës”, tha Marku.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.