Çmenduri në Tiranë/ Gruaja godet me thikë bashkëshortin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet, ku një burrë është plagosur nga bashkëshortja e tij me thikë. Policia njofton se ka pasur një sherr mes dy bashkëshortëve, ku më pas gruaja A.N ka marrë një thikë dhe ka qëlluar ndaj F.GJ. Si pasojë e plagosjes me thikë, F.GJ, ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 27.08.2022, në Don Bosko, gjatë një konflikti të çastit, shtetasja A. N., dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshortin, shtetasin F. Gj., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Trailerit i çahet goma/ Aksident zinxhir në Librazhd, përplasen 2 kamiona dhe 5 makina…

Një aksident masiv ka ndodhur tek vendi i quajtur “Kthesa e Murrashit” në aksin Elbasan-Librazhd. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë dy kamiona dhe 5 makina…Nga të dhënat parapraket mësohet se traileri ka qenë duke udhëtuar dhe i ka plasur goma, gjë që e ka devijuar nga rruga. Si pasojë e devijimit të trailerit nga rruga, në këtë aksident zinxhirë janë përplasur edhe 6 makina të tjera. Deri më tani është raportuar vetëm për një vajzë të plagosur e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Librazhdit. Ndërkohë tronditje kanë pasur edhe shoferët e makinave të përfshira në këtë aksident. Si pasojë e përplasjes masive, është krijuar një trafik kilometrik i rënduar, ndërsa pritet hapja e qarkullimit nga ana e policisë.

Kam tentuar të vras veten/ Ish-konkurrentja e Për’puthen bën rrëfimin tronditës: Besoja që nuk vleja si njeri…

Efi Dhedhes ka qenë një nga konkurrentet më të komentuara të ‘Për’puthen’ sezonin e kaluar. Ajo u përfol shumë për takimet e saj me djem të ndryshëm ndonëse nga programi doli beqare. Kështu, pas përfundimit të kësaj aventure, Efi i është bashkuar reality-showt më të ri ‘Kepi i tundimeve’.Në episodin e ri të tij ajo ka bërë një rrëfim tronditës. Efi tha se dikur ka tentuar të vriste veten. Mes lotësh, Efi rrëfeu për lidhjen e saj të shkuar 4-vjeçare, lidhje e cila i shkaktoi shumë pasoja.

Kam pasur një lidhje 4-vjeçare. Ai njeri më la shumë pasoja që i kam pas deri tani shumë vonë. Unë e kam kaluar tashmë. Është diçka që më ka mbajt goxha kohë. Ka qenë një njëri që ma ka bërë mos ta doja veten.

Më thoshte ti nuk vlen nuk bën, nuk ke vlera, nuk je e zgjuar. Ka ca momente që njeriu nuk do të jetë i fortë. E mendoja dhe besoja që nuk vleja si njeri. Nuk e kuptoja që ai njeri po më dëmtonte dhe fatkeqësisht zgjati shumë kohë. Më ka bërë si paranojake, por sot e dua shume veten time”, rrëfeu mes lotësh Efi.

Kush u pyet kur u ndërtua Belvederja/ Qytetari ,Berishës: Më parë kishte Komision ,sot Pushteti vendor ,ka mafien brënda

Kryetari i PD Sali Berisha ka organizuar një takim me intelektualët në Pogradec. Piktori Vangjo Vasili, deklaroi se : Të gjitha problemet që shtrohen këtu, vërtetë qëndrojnë për Pogradecin. Unë mendoj se ka një zgjidhje, kjo qeveri duhet hedhur. Njerëzit këtu janë, këtu do të bëjnë plane bashkëpunimi me qeverinë, pushtetin vendor, i cili e ka mafian brenda sepse ai bën çfarë do.”

Mbyllja e gjykatës së Pogradecit/ Juristja Berishës: “Qytetit i bëhet vrasje gjyqësore…

Kryetari i PD Sali Berisha ka organizuar një takim me intelektualët në Pogradec. Juristja Silvana Sata, deklaroi se :”Do të doja të shprehja indinjatën për mbylljen e gjykatës së Pogradecit. Edhe për spitalet, kam dëgjuar se do të përdoret e njëjta hartë. Do të mbyllin spitalet dhe do të ngelet vetëm një pikë urgjence dhe të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim, do të shkojnë në Korçë. Kasta politike e dekadës së fundit ka qenë një kastë që zbatonte një axhendë të paracaktuar, për të shuar kombin shqiptar, që Kosova të mos kishte një mbështetje. “Open Ballkan” e dimë shumë mirë se çfarë pasojash po sjell.”

Berisha në Pogradec/ Ekperti kontabël: “Biznesi dhe punësimi në pikë të hallit ,të rrinjtë nuk motivohen për të qëndruar

Kryetari i PD Sali Berisha ka organizuar një takim me intelektualët në Pogradec. Ekperti kontabël, Rrushdi Shkullaku deklaroi se :”Biznesi sot është në pikë të hallit. Por përse është kështu? E para, sot aktualisht, në Pogradec bëhet vetëm një ndërtim! E dyta, ka rënë niveli i të punësuarve! E treta. Ju trajtuat një problem shumë delikat të kombit që është largimi i të rinjve. Por unë do t’ju them një gjë! Qeveria e Edi Ramës jo vetëm që nuk ndërton politika zhvillimore, që të përfshihen të rinjtë për sa i përket problemit të punësimit në vend dhe të motivohen për të qëndruar në Shqipëri, por përkundrazi. Aplikon lloj lloj taksash…

Arkitekti ekselent Berishës : “Nuk mund ta ndërtosh Shqipërinë pa e njohur identitetin”

Arkitekti Franklind Jesku deklaroi në takimin e organizuar nga kryetari i PD Sali Berisha në Pogradec, se është rikthyer në Shqipëri, por qeveria e Edi Ramës nuk e mbajti premtimin për ekselentët. “Unë kam lindur në Pogradec, por nuk kam jetuar në Shqipëri. Vjet, qeveria tha që të kthejmë ekselentët në vend, por që nuk e mbajti premtimin, unë u ktheva vetë sepse e mora si sfidë personale. Si arkitekt, do të thoja se çfarë po ndodh në Tiranë është një heqje identiteti dhe mungesë respekti ndaj arkitektëve shqiptarë. Nuk mund të ndërtosh Shqipërinë, pa e njohur. Të gjithë ata që vijnë këtu, e ndërtojnë pa e njohur identitetin tonë.

Përlot Florian Marku: “I thash mamit ,tani s’do të punosh më sa të kesh djalin gjallë!

Boksieri Florian Marku u nderua sot nga kryeministri Edi Rama me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”. Pas Luiza Gegës, Kryeministria hapi dyert për Markun, i cili fitoi titullin WBC me shumë vështirësi, pas duelit me meksikanin Miguel Parra në “Air Albania”. Asgjë nuk është fat në jetë, tha Marku para të pranishmëve, duke shtuar se ka shumë që e paragjykojmë dhe rrëfeu vështirësitë e tij. Boksieri tha se nuk ka qenë e lehtë për të arritur sipas tij këtu ku është sot, me titull kampioni. Marku e mbylli me një mesazh për të rinjtë, të cilëve iu kërkoi të mos dorëzohen, duke marrë shembullin e tij.

“Unë nuk vij nga një familje e pasur. Prindërit e mi kanë punuar punë krahu. Nëna ime ka punuar edhe pastruese. I kam thënë dëgjo moj nënë dhe ti s’ke për të punuar më kurrë sa të jetë djali jot gjallë. Vitet kaluan dhe ajo s’ka nevojë të punojë më.

Njerëzit mendojnë se është fat. Ia kam nisur karrierën në Greqi. Nuk e kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar. Kam pasur shumë opsione.

I kam operuar duart 5 herë. Njerëzit mendojnë s është fat. E kam pasur ëndërr. Kur kam qenë në Greqi isha pa letra. E vetmja mundësi që të bëjë një sport të tillë ishte kik boks. Në Angli kam vajtur komplet rastësisht. Më mashtruan, nuk kisha as shtëpi, as makinë, asgjë. Iu thashë dua një promotor dhe kam për t’jua mbushur stadiumin plot.

Dhe kështu ndodhi. Asgjë nuk është fat në jetë, duhet shumë punë.

Normalisht paragjykime kemi të gjithë. Siç më paragjykojnë edhe mua. O meritoj unë o se meriton askush. Nuk e dini se çfarë kam kaluar në jetën time për të arritur këtu. Rinisë i them kurrë mos u dorëzoni, si sot, ja ku jam unë”, tha Marku. /abcnews.al

Bordi rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri ….shkon 248 lekë/litri

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për tregtimin e karburanteve në vend. Nafta ka pësuar sërish rritje, ku sipas bordit do të shitet 248 lekë/litri. Benzina do të shitet me 201 lekë për litër nga 205 që ishte ndërsa gazi do të shitet me 79 lekë për litër nga 78 që ishte më parë. Vendimi i bordit do të hyjë në fuqi sot nga ora 18:00. Vendimet e Bordi i Transparencës në datë 27 Gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina ështe ulur me -33$/ton dhe Gazoili është rritur me + 75 $/ton nga data 22.08.2022 .

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 236 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 248 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 201 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 79 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 67 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Përndoqi për 2-vjet 17 vjeçaren në Pogradec, policia procedohet 32-vjeçarin

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. C., 32 vjeç, banues në fshatin Dunicë, Pogradec, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare, për një periudhë dyvjeçare. Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Pogradec , për veprime të mëtejshme.


Rama i dorëzon Florian Markut medaljen ‘Ylli i Madh i Mirënjohjes’ :Suksesi i tij është kuqezi

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes” boksierin Florian Marku. Edi Rama tha Fati e deshi të mblidhemi dy herë brenda pak kohësh. Për Luiza Gegën dhe Florian Markun. Thanë se nderimi i Luiza Gegës ishte përpjeke për të marrë pjesë në suksesin e saj. Nuk është e vërtetë që Luiza ka vrapuar vetëm, pavarësisht se suksesi është i gjithë i saj. Suksesi i Florianit është Kuqezi. Në aspektin ceremonial, ne e kemi bërë dallimin.

Kemi nderuar Luizën me kordonin e madh, që është më I larti në shkallën e vlerësimeve që ju takon personaliteteve shumë të larta politike apo shoqërore. Luiza është së bashku me Angela Merkelin. Pas kordonit vjen ylli i madh që e kemi bërë për një sërë personalitetesh, përfshirë dy ambasadorë të rëndësishëm.

Sot e bëjmë këtë vlerësim për një ambassador të Shqipërisë që prejardhjen e ka në Kosovë dhe në Myzeqe. Floriani ka shkuar në Greqi që i vogël, Austri dhe Britani të Madhe. Prandaj për këtë ceremoni duhet të buzëqeshni. Jam mirënjohës Florianit, që e ndëron këtë godinë me praninë e tij, siç ishte Luiza. Sot nuk ka më protagonist të sportit të braktisur.

S’përmbahet 43-vjeçari në Korçë, godet motrën e tij me mjet prerës dhe …

U referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 43 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas, pas një konflikti të çastit në banesë, ka goditur me mjet prerës në këmbë, motrën e tij, duke i shkaktuar një dëmtim sipërfaqësor. Në vijim të veprimeve, për këtë shtetase u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë së Rrethet Gjyqësore Korçë, për veprime të mëtejshme.

I vodhi portofolin një gruaje/ Arrestohet xhepisti 20-vjeçar në Korçë

Policia e Korçës ka vendosur në pranga shtetasi A. V., 20 vjeç i akuzuar për vjedhje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 20 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, i ka vjedhur shumën e parave në portofol, një 48-vjeçareje. Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë së Rrethet Gjyqësore Korçë, për veprime të mëtejshme.

Ylli Asllani thirrje presidentit të republikës: Shpall datën e zgjedhjeve lokale

Nga Ylli Asllani:

Kur kanë ngelur edhe dy javë nga dita e fundit e përcaktimit të datës së zgjedhjeve vendore, mos shpallja ende e dekretit të Presidentit po bëhet dita ditës edhe më e pritshme për opinionin publik. Ndërkohë në bazë të Kodit Zgjedhor zgjedhjet e reja nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 Maj 2023 është data e fundit. Në kushte normale dekreti për përcaktimin e datës së votimit është një akt i thjeshtë procedural në tagrin e detyrave që Kushtetuta përcakton për Kreun e Shtetit.

Është si të thuash një datë e nevojshme për të çelur siparin e një procesi paraprak, aq të domosdoshëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve pluraliste.

Në kushtet shqiptare të një beteje absurde politike të sundimit një partiak kjo datë merr një rëndësi të posaçme. Mos harrojmë se në zgjedhjet vendore të vitit 2019 dekretimi i ditës së zgjedhjes u bë ‘casus belli’ në betejën e qeverisë për uzurpimin e njësive vendore. Vetë zgjedhjet u cilësuan ndërkombëtarisht të rrëzuara apo votime pa zgjedhje. Pasojat e këtij pushteti njëpartiak janë të qarta dhe të dhembshme për çdo qytetar! Rrëzimi i demokracisë së brishtë vendore dhe manipulimi hartës zgjedhore po prodhon çdo ditë njësi vendore të falimentuara!

Ndaj hedhja e hapit të parë për caktimin e ditës së votimeve nga ana e Presidentit merr rëndësi të posaçme për vijimin e procesit.

Krahas iniciativës Presidenciale duhet një angazhim serioz i të gjithë faktorëve politikë, por dhe një periudhë e mjaftueshme për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në kuadrin kushtetues shpallja e ditës së zgjedhjeve vendore kryhet jo më vonë se 9 muaj nga dita e shpalljes prej KQZ të rezultateve në rang vendi të zgjedhjeve të shkuara.

Nëse do pranonim si referencë zgjedhjet e 30 Qershorit dhe 27 Korrikun e vitit 2019 si ditën e shpalljes së rezultatit të tyre, atëherë do të ishte 27 Tetori i vitit 2022 dita e fundit e shpalljes së tyre.

Por vitin e kaluar Kodi Zgjedhor ka ndryshuar në mënyrë konsensuale nga partitë politike.

Tashmë dita e zgjedhjeve nuk është më 30 Qershori, por një datë brenda fashës zgjedhore 15 Prill-15 Maj të vitit 2023, duke afruar kështu datën zgjedhore me të paktën 45 ditë dhe së shumti me 65 ditë.

Me një fjalë 27 Tetori si data e fundit e shpalljes së dekretit bie. Dhe një llogaritje e thjeshtë tregon se data e fundit e shpalljes së zgjedhjeve vendore të vitit 2023 do të jetë e shumta 12 Shtatori i këtij viti.

12 Shtatori si datë ruan periudhën Kushtetuese 9 mujore parazgjedhore dhe i jep shans të fundit partive politike, KQZ dhe Komisionit të reformës zgjedhore të plotësojë gjithë mangësitë e vërejtura nga zgjedhjet e kaluara.

Ky fakt do të duhej të ishte analizuar me kohë dhe zgjedhjet do të kishin mundësi të shpalleshin të paktën një muaj më parë!

Në të gjitha aspektet kjo do të ishte një ndihmesë e rëndësishme për të gjithë aktorët dhe procesin paraprak zgjedhor. Por me sa duket ngurrimi i panevojshëm ndonjëherë trajtohet si “pjekuri”!

Mos harrojmë se mbi tryezën e politikës shqiptare rëndon jo vetëm hija e zgjedhjeve të uzurpuara njëpartiake, por ka më shumë se 20 rekomandime të paplotësuara të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2019. Ndërkohë ka patur të tjera rekomandime në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, dhe aq më tepër edhe eliminime absurde të forcave politike nga gara elektorale.

Por përcaktimi i ditë së zgjedhjeve është dhe një sinjal edhe për drejtësinë. Një mesazh për ti kujtuar se është momenti për të përmbyllur detyrimet kushtetuese dhe për ti dhënë fund ndërlikimit të saj në çështje që mbajnë peng procesin e ndershëm e të pa anshëm elektoral!


Ndofta nisur nga kjo apati për dekretimin e datës së zgjedhjeve, këto ditë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi po hedh i pari hapin për ti kujtuar partive parlamentare që të fillojnë sa më parë punën për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Rekomandimet përbejnë një paketë të plotë dhe të ngarkuar problemesh e angazhimesh si:

Listat e zgjedhësve, përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, patronazhistët, procedurat e nxjerrjes së rezultatit, pjesëmarrja e emigrantëve, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë në rrjetet sociale, përdorimi i fondeve publike në fushatë, dixhitalizimi etj.

Këto janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar. Aq më tepër që harta e njësive vendore e reformës territoriale konsiderohet e politizuar dhe favorizuese për partinë në qeverisje.

Në këtë kuptim përcaktimi ditës së votimit merr vlerë më shumë se çdo herë tjetër. Me këtë ditë është i lidhur një proces kompleks elektoral.

Pikërisht për gjithçka më sipër do të duhet si fillim shpallja sa më shpejt e një dekreti Presidencial për caktimin e datës zgjedhjeve!

Ajo është dita e marrjes së përgjegjësisë dhe e provës së madhe për të gjithë shqiptarët.

Mjafton të shikosh Drshtrr-Korçë/ Blendi Gonxhja :”Ne ndërtojmë themelet e një shteti modern, këta buçasin zi ,vrer

Nga Blendi Gonxhja:

Nuk punohet për t’ja përmirësuar jetën njerëzve! Asgjë për qytetarët! Këto buçasin nga Foltoret çdo vakt! Zi, vrer, depresion – fiks siç na i lanë shërbimet për qytetarët – mjaft të shikosh drejtorinë e vjetër rajonale të DRSHTRR Korçë, një ngrehinë turpi, një provë monumentale e indiferencës dhe moskokëçarjes për entin dhe për tërë qytetarët e Qarkut juglindor! 👊 Balta e tyre nuk i hyn në punë as dreqit, ndërsa ne ndërtojmë nga themelet një realitet modern anembanë vendit, siç është edhe Kompleksi krejt i ri Rajonal i Shërbimeve të Transportit Rrugor, për bashkitë Korçë, Devoll, Kolonjë, Maliq, Pogradec dhe Pustec, ku kemi rreth 74,000 drejtues mjetesh e ku projeksioni është që të kryejmë rreth 150,000 shërbime, si qark, gjatë vitit 2023! 😇 Një tjetër provë e prekshme e PUNËS për Shqipërinë, për kushte bashkëkohore për punonjësit dhe qytetarët, një FUND për shtetin e zhulit dhe të mykut që trashëguam! 👷🏻‍♂️🪜 Fotot nga puna për mobilimin e të gjitha ambienteve të reja, që shumë shpejt do të popullohen nga ekipi dhe nga qytetarët! 🙏 (😱 krahasimi me ATA!) DPSHTRR #MIE #DRSHTRRKorçë #Rilindje #Standarde #Investime #EuropaKëtu #NëPunë #AutomotorizimiShqiptar 🇦🇱