Fotografja e arrestuar në Shqipëri shpallet në kërkim nga autoritetet ruse, Ç’po ndodh?

Shtetasja ruse Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua në Shqipëri, në uzinën e Gramshit është shpallur në listën e kërkimit ndërkombëtar nga ana e autoriteteve ruse. Sipas burimeve, kjo bëhet nën akuzën e “marrjes së paligjshme të informacionit që përbën sekret shtetëror”.Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve ruse, “TASS”. Ka qenë gjykata e distriktit Meshchansky e cila ka dhënë masën e arrestit në mungesë të ruses.

Sipas “RBC News”, masa ka të bëjë me foto-blogeren Svetlana Timofeeva, e cila u ndalua në Shqipëri.

Referuar botimit rus, e pandehura në Rusi publikoi raporte për fabrikat, institucionet sociale, njësitë ushtarake të shpërbëra, bunkerët dhe zonat e kufizuara në funksionim dhe të braktisur në bloget e saj. Ajo udhëtoi në më shumë se 30 vende dhe solli pamjet e objekteve të braktisura nga Islanda, Gjermania, Italia, Shqipëria dhe Bullgaria. Gjykata shqiptare urdhëroi të mërkurën që dy rusët dhe ukrainasi të qëndrojnë në burg për akuzat e “sigurimit të informacioneve sekrete të karakterit ushtarak apo të çdo karakteri tjetër për t’i dhënë një fuqi të huaj, e cila cenon pavarësinë e vendit”.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura dhe nuk u dhanë detaje se pse të dyshuarit mund të kenë qenë të interesuar për vendin.

Ata u arrestuan të shtunën brenda ose pranë ish-uzinës ushtarake në Gramsh. Të dyshuarit kishin bërë fotografi të uzinës. Autoritetet shqiptare thanë se Zorin, i cili kishte hyrë në fabrikë, përdori spraj piperi ndaj dy rojeve ushtarake që po përpiqeshin ta kapnin. Policia tha se sekuestroi automjetin e tyre Chevrolet, dy drone, një laptop, para dhe prova të tjera. Tre të dyshuarit e mohuan akuzën për spiunazh. Nuk ishte menjëherë e qartë se kur do të mbahej një gjyq. Nëse përfundimisht shpallen fajtorë, ata do të përballen me 10 vite burg.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.