Bordi rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri ….shkon 248 lekë/litri

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për tregtimin e karburanteve në vend. Nafta ka pësuar sërish rritje, ku sipas bordit do të shitet 248 lekë/litri. Benzina do të shitet me 201 lekë për litër nga 205 që ishte ndërsa gazi do të shitet me 79 lekë për litër nga 78 që ishte më parë. Vendimi i bordit do të hyjë në fuqi sot nga ora 18:00. Vendimet e Bordi i Transparencës në datë 27 Gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina ështe ulur me -33$/ton dhe Gazoili është rritur me + 75 $/ton nga data 22.08.2022 .

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 236 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 248 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 201 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 79 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 67 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.