Të tjera detaje janë zbuluar nga mediat greke në lidhje me dy trupat e gjetur në një çantë në Ishullin Naxos nga një turist italian. Sipas medias greke bëhet me dije se dy trupat dyshohet se u përkasin dy emigrantëve, pjesë të një grupin që udhëtonte me një anije që u përmbyt në Folangandros. Kujtojmë se ngjarja ndodhi dhjetorin e kaluar. Për ngjarjen që ngjason me një thriller nuk është bërë asnjë denoncim. Një prej kufomave dyshohet të jetë burrë, rreth moshës 40 vjeç, kurse tjetri ka përmasa shumë të vogla e s’dihet asgjë për të…
Daily Archives: August 28, 2022
Keni planifikuar pushime në shtator? Ka një lajm të mirë…
Shtatori do të jetë verë. Të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet në këtë fillim shtatori, nuk duhet të shqetësohen pasi moti do të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë. Sipas sinoptikanëve gjysma e parë e muajit shtator do të jetë me temperatura deri në 36 gradë, tipike për stinën e verës. Reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara vetëm në zonat malore.Pjesa e parë e shtatorit do të jetë me temperatura mbi normalen e muajit, dhe vetëm në pjesën e dytë pritet një rikthim të temperaturave tipike të vjeshtës.
Të shtunën festa të dielën arrestimi / Ky është zyrtari i lartë socialist i Bashkisë Pogradec(Foto)
Motoristë nga vende të ndryshme të botës u bënë bashkë dje në Pogradec ,në një festë që u kushtohet posaçërisht atyre. Organizimi nisi si shenjë falenderimi për motorist e kamionistë nga Gjermania që të organizuar në një shoqatë bamirësie sollën si donacion 10 kamionë me pajisje për shkollat dhe spitalin.
Të shtunën festa të dielën Arrestimi…
Një ditë më pas policia e Pogradecit informoi se kishte arrestuar 4 punonjës bashkie se kishin vjedhur pako nga këto ndihmat. Reshit Fraholli me detyrë përgjegjës i rrugëve rurale dhe ish-kryetari i komunës Çërravë, dhe punonjësit e kësaj ndërmarrje Raif Muçka; Bektash Xhudellari dhe Marsel Muçllari u arrestuan të dielën e 28 gushtit nga policia, pas videove të publikuara nga mediat, ku shihen personat duke marrë ndihmat. ..
Reshit Fraholli, 58 vjec ka qenë kandidat për kryetar në Komunën Cerravë si dhe ka punuar tek Ujësjellës Kanalizime në Pogradec.


U mbyt në liqenin e Prespës / 40-vjeçari u fut për t’u larë ,shokët e nxorën të pajetë…
Fredi Ceno 40 vjeç nga fshati Bitinckë i Bashkisë së Devollit së bashku me tre persona të tjerë ka shkuar për të peshkuar me grepa në bregun e liqenit të Prespës në fshatin Gollomboç. Në një moment , 40-vjeçari ka lënë peshkimin dhe ka hyrë për tu larë i vetëm në ujërat e këtij liqeni .Shokët e tij kanë parë që 40-vjecari nuk dinte not mirë dhe kanë hyrë për ta shpëtuar por duket se ka qenë vonë. Ata e kanë nxjerrë 40-vjeçarin në breg por pa shenja jete.
Nga 3500 lekë e keni çuar çmimin e druve 7000 leke; 200%/ Revoltohet Braçe :”Kjo është grabitje…
Dimri po afron dhe në zonat malore ngrohja bëhet kryesisht me dru, por edhe për këtë është rritur çmimi. Për këtë ka reaguar deputeti socialist, Erion Braçe. I revoltuar, në një postim në Instagram ai thotë se është grabitje e madhe që çmimi i druve të zjarrit të shkojë nga 3500 në 7000 mijë lekë metri. “Po si nuk doli njëri tu bëjnë llogarinë. Sa naftë e sa benzinë harxhoni që nga 3500 lekë e keni çuar çmimin e druve 7000 leke; 200%!!!! Është grabitje dhe grabitjet ndëshkohen”, shkruan Braçe.
Reagimi i Erion Braçes:
Punonjësit vodhën çorapet ortopedike/ Reagon Bashkia Pogradec:“ Janë të gjitha të inventarizuara, distancohemi nga…
Katër punonjës të Bashkisë Pogradec u arestuan ditën e sotme nga Policia, pasi vodhën ndihma të dhuruara për qytetarët. Reshit Fraholli, 58 vjeç; Raif Muçka, 58 vjeç; Bektash Xhudellari 35 vjeç; Marsel Muçllari, 35 vjeç, akuzohen se vodhën ndihmat e dhuruara nga donatorë të huaj për komunitetin e Pogradecit. Burime të siguruara thanë se bëhet fjalë për disa pajisje ortopedike, çorape si dhe aparate të matjes së tensionit. Pas këtij lajmi ka ardhur dhe një reagim nga vetë Bashkia e këtij qyteti, e cila e cilëson si një veprim të shëmtuar të punonjësve, ndërsa thekson se ndihmat apo pajisjet për spitalin, nuk janë cënuar
Reagim i Bashkisë Pogradec:
Nisur nga një veprim i shëmtuar nga disa punonjës të Bashkisë Pogradec mbrëmjen e kaluar në lidhje me donacionet e sjella nga shoqata e motorristëve dhe kamionistëve gjermanë ju bëjmë me dije se:
Bashkia Pogradec distancohet kategorikisht nga këto veprime të shëmtuara. Personat e përfshirë në këto veprime tashmë janë ndaluar nga policia dhe do të jenë organet e drejtësisë të cilat në mënyrë të pavarur do të japin vendimin e tyre mbi veprimin e kryer dhe ne i inkurajomë fort që të zbardhen plotësisht rrethanat e ngjarjes. Gjithashtu duam t’i bëjmë me dije bashkëqytetarëve tanë dhe opinionit publik se se asnjë pajisje e dhuruar për spitalin, shkollat dhe kopshtet të cilat janë të gjitha të inventarizuara nga të dyja palët, Bashkia edhe përfaqësuesit gjermanë, nuk është cënuar.
Ditën e sotme është bërë i gjithë komunikimi dhe verifikimi i nevojshëm me donatorët të cilët jan larguar drejt Gjermanisë pak momente më parë edhe ata vetë pas verifikimeve, kanë konstatuar se të gjitha pajisjet e sjella dhe të inventarizuara janë të pacënuara.
Edhe pse nuk kemi pajisje të përvetësuara, por vetëm disa maska dhe shtroje, veprimi i kryer është i shëmtuar dhe i dënueshëm. Duam të shpjegojmë gjithashtu se nuk kemi të bëjmë me ndihma për familjet me probleme ekonomike siç raportohet në media apo rrjete sociale, por me pajisje shkollore (banka) pajisje spitalore si eko, krevatë etj, të cilat po shpërndahen në insitucione sipas dakordësisë që është arritur me donatorët,”- thuhet në reagimin e Bashkisë Pogradec.
E rëndë/ Gjendet i mbytur 40- vjeçari në Pustec, ja dyshime e para…
Një trup i pajetë në liqenin e Prespës së Madhe është konstatuar ditën e sotme. Mësohet se i ndjeri është identifikuar si Fredi Ceno, banues në fshatin Bitinckë. Trupi pa shenja jete është gjetur nga banorë të fshatit Pustec. Në trupin e 40-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Njoftimi i Policisë:
Pustec – Me datë 28.08.2022, rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi F. C., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Kjo meme po bën xhiron e rrjeteve sociale, ja pse ikin Shqiptarët…
Memet në rrjetet sociale qarkullojnë pa fund, por si kjo nuk ka për këtë fundjavë!

Zbulohet një vendbanim 7500-vjeçar në Lin të Shqipërisë
Një vendbanim 7500-vjecar është zbuluar në fshatin Buqezë në Lin. Përmes një postimi në Facebook kryeministri Rama, ka dhënë detajet bashkangjitur me disa foto. Zbulohet një vendbanim 7500-vjeçar në Lin ⚒ Të tjera zbulime arkeologjike mbresëlënëse hedhin dritë mbi vendbanimet e hershme në territoret shqiptare, pranë fshatit Buqezë në Lin, ku po kryhen gërmime arkeologjike për zbulimin e vendbanimit “palafit”, sipërfaqja e vendbanimit prehistorik, mendohet të jetë rreth 35.000 m2. TëBashkuarJoTëNdarë🫶 ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱 SkaKohëPërPushim🏃♀️
Punonjësit Bashkiakë në Pogradec “lenë nam”/ Arrestohen 4 prej tyre ,pasi vodhën ndihmat e qytetarve
Katër punonjës të bashkisë Pogradec janë arrestuar sot, pasi vodhën ndihmat për qytetarët mbrëmjen e djeshme. Pakot e vjedhura dhe automjeti me të cilin do të transportoheshin janë sekuestruar nga policia. Operacioni u krye pas një videoje të publikuar të shtunën në mbrëmje në rrjetet sociale, ku shfaqeshin punonjës të bashkisë Pogradec që vidhnin pako me ndihma të dhuruara nga donatorë të huaj për komunitetin e Pogradecit. Reshit Fraholli, Raif Muçka, Bektash Xhudellari dhe Marsel Muçllari në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i vodhën pakot në ambientet e pallatit të sportit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Pakoja e fundit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Vodhën duke shpërdoruar detyrën, pako me ndihma të dhuruara për qytetarët, vihen në pranga 4 punonjës të bashkisë Pogradec, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen pakot e vjedhura dhe automjeti me të cilin do të transportoheshin.
Nisur nga një video e publikuar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin punonjës të bashkisë Pogradec që vidhnin pako me ndihma të dhuruara nga donatorë të huaj për komunitetin e Pogradecit, menjëherë specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan veprimet për verifikimin e rastit dhe për identifikimin e personave përgjegjës. Nga provat e grumbulluara dhe nga hetimet e mëtejshme të kryera, u bë i mundur dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje. Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– R. F., 58 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec;
– R. M., 58 vjeç, banues në Pogradec;
– B. Xh., 35 vjeç, banues në Hudënisht, Pogradec;
– M. M., 35 vjeç, banues në fshatin Çervenakë, Pogradec.
Këta shtetas, me detyrë punonjës pranë bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, në qytetin e Pogradecit, vodhën disa pako me ndihma, të dhuruara nga donatorë të huaj, për komunitetin e kësaj bashkie. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakot me sendet e vjedhura dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin do të transportoheshin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.
“Të nderuar emigrantë, Ju lutem mos u dërgoni para motrave dhe vëllezërve tuaj këtu se po i bëni parazitë”
Pedagogu Erion Kristo është një nga personazhet publik më të dashur dhe shumë të ndjekur në rrjetet sociale. Ai njihet për thjeshtësinë, sinqeritetin dhe të thënit gjërat troc. Statuset e profesorit gjithnjë pëlqehen shumë dhe marrin shumë reagime dhe diskutime. Një nga këto statuse është edhe ky i fundit, i postuar pak më parë.
“Të nderuar emigrantë. Ju lutem mos u dërgoni para motrave dhe vëllezërve tuaj këtu se po i bëni parazitë. Po ua shkatërroni të ardhmen thjesht nga dashuria që keni për ta”, shkruan Kristo.
“Dikush shkruan se nuk e prishin nje te ri 100 euro. Njerezit harrojne qe cdo njeri mendon, por disa njerez jane me te zote ne fushen e te menduarit. Dhe tregohen arrogante pa pasur nevoje. Edhe 100 euro krijojne problem, sepse njerezit nuk po punojne me.
Une per vete nisem dhe shkoj neper Shqiperi per 100 euro, se nuk jane pak. Une perkthej nje liber dhe marr 100 euro. Nuk i them jo punes. Problemi eshte qe te rinjte nuk duan me te punojne.
Jo per 100 po as per 1000 sic me thone konkretisht. Duan te gjithe shtepi bari. Etj etj etj. Se nuk dua te jem une qe i jap drejtim ceshtjes shume te komplikuar te jetes sone”, shton Kristo.
Shqiptarët po i kalojnë jashtë pushimet, kryesisht në Greqi e Turqi, rekordi në korrik
Shqiptarët pushuan jashtë këtë sezon turistik veror. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vetëm në korrik nga vendi dolën mbi 550 mijë qytetarë, duke shënuar kështu një rekord të ri. Po çfarë i ka shtyrë shqiptarët këtë verë që të largohen nga vendi dhe cilat kanë qenë destinacionet kryesore? Sipas INSTAT, në harkun e muajve janar-korrik, numri i shqiptarëve që u larguan nga vendi, kryesisht për pushime arriti në mbi 3 milionë. Nga të dhënat paraprake, përveç numrit të konsiderueshëm, shtet e tjera kanë përfituar edhe shuma të konsiderueshme nga shqiptarët. Një tjetër element që duket se ka ndikuar ishte perceptimi i çmimeve të larta të pushimeve në vend por edhe ofertave agresive të ofruara nga vende të tilla si Turqia, Greqia, Mali i Zi për pushime “të gjitha të përfshira”, thonë ekspertët.


Përfundon rruga Miras – Arrëz/ Rama : “Zhvillim potencialit turistik për trekëndëshin Dardhë – Nikolicë…
Nga Edi Rama :
Vijojmë pa u ndalur me projektet e infrastrukturës rrugore në çdo skaj të vendit. Ka përfunduar tashmë rruga Miras – Arrëz, një segment me rëndësi jo vetëm për qarkullimin e përditshëm të banorëve, por dhe si pjesë e zonës me potencial të madh turistik të Devollit të Sipërm, që përfshin trekëndëshin Dardhë – Nikolicë – Arrëz. Për të plotësuar gjithë kuadratin turistik të kësaj copëze të mahnitshme Shqipërie, po punojmë për rikualifikimin urban të rrugicave të brendshme të fshatit Arrëz TëBashkuarJoTëNdarë🫶 ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱 SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️

