Fjoralba Ponari do të largohet nga Shqipëria? Moderatorja zbulon vëndin e preferuar…

Fjoralba Ponari duket se në të ardhmen mund të shpërngulet përtej Adriatikut. Moderatorja e njohur ka zbuluar në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram se në të ardhmen e afërt e sheh veten duke jetuar në Itali, konkretisht në Firence. “Qyteti i preferuar që ke vizituar dhe pse”– ishte pyetja e një ndjekëseje të cilës Fjoralba i është përgjigjur duke thënë: “I preferuari i të gjitha kohërave është Firence ku edhe e shoh veten duke jetuar në të ardhmen jo fort të largët”.

Gjithashtu, moderatorja ka konfirmuar se përvec ‘Portokalli’, me gjasë nuk do të angazhohet në asnjë projekt tjetër televiziv.

Kjo sepse do të zhvillojë një tjetër iniciativë pas kamerave, me miqtë e saj, gjë që do shumë përkushtim dhe energji. Gjithsesi ajo zotohet se këtë gjë do ta ndajë me publikun gjatë rrugëtimit, ndërsa në televizion do t’i dedikohet vetëm programit të humorit.

Tronditet Lezha/ Ish-dhëndri iu bën atentat, vriten babë e bir…

Një krim i rëndë ka tronditur vendin, ku babë e bir janë vrarë nga ish-dhëndërri i tyre. Pas ndarjes nga gruaja, Besnik Pjetri u kishte zënë pritë ish-vjehrrit dhe djalit të tij, pranë varrezave të Grykë Zezë në Lezhë. Dy viktimat ditën e sotme ishin kthyer nga Italia

Policia e Lezhës/ Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar. Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rama: Shqipëria, me buxhetin më të vogël se të Ronaldos

Kryeministri Edi Rama tha nga Sllovenia se Shqipëria ka buxhetin më të vogël se i Cristiano Ronaldos, por u krenua se nuk ka rritur asnjë cent çmimin e energjisë, pavarësisht krizës. Ne ja kemi dalë të vazhdojmë kështu, duke mos e rritur çmimin e energjisë asnjë cent. Ne jemi 100% me energji të përtëritshme. Ne jemi të lumtur kur Zoti qan, sepse ka burime uji. Ne po e mbulojmë këtë diferencë që është shumë i dhimbshëm për buxhetin shqiptar, që është edhe më i vogël se ai i Cristiano Ronaldos. Kemi inflacionin më të ulët tani në rajon” – tha Rama

“Analogjia me Cristiano Ronaldon për buxhetin, i cili tashmë rri në stol është pak e padrejtë…” – tha ai.

Rama tha se Shqipëria reagon ashpër ndaj Moskës sepse nuk ka nevojë për gazin rus.

“Shqipëria është shumë unike. Ne nuk kemi nevojë për gazin rus. Prandaj reagojmë fort ndaj Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie kundrejt Rusisë.

Në perandoritë sovjetike, monumenti i Stalinit u hoq me hijeshi në vitet 70, ndërsa ne e mbajtën edhe pas rënies së murit të Berlinit. Prodhimi ynë i energjisë është në bazë ujore.

Kemi marrë një vendim kurajozë të mos prekur çmimet për familjarët dhe bizneset e vogla. Ne po e mbulojmë plotësisht këtë diferencë që është e rëndësishme për buxhetin shqiptar. Ne ia kemi dalë”, – tha Rama.

E sulmuan me acid në mes të Tiranës/ Flet pas 9 vitesh Vilma Dule: “Rindërtova fytyrën time…

Nga Vilma Dule:

S’ka data që shënojnë jetën tonë, një numër i thjeshtë ose një ditë është e ngarkuar me një kuptim të keq ose të bukur bazuar në atë që na solli ose fatkeqësisht ndonjëherë që na largoi. 27 gushti ka qenë ditë zie për mua këto vitet e fundit, në fakt edhe këtë vit po bie shi (rastësi?!). Më 27 gusht 2013 në Tiranë u sulmova me acid për arsye profesionale.

Unë (E di që shumica e njerëzve thjesht pyesin veten por pse! ), sepse isha grua dhe sepse kisha fuqinë që meshkujt e vegjël dhe narcizistë donin me çdo kusht (sikur me të drejtë të kishin të drejtë për këtë vetëm sepse kishin lindur burra) edhe me koston që të më hiqnin buzëqeshjen, fytyrën, identitetin tim… lënduan brenda, shkrijnë temperamentin tim siç u përpoqën të shkrinin lëkurën time me acid.

Një pjesë e imja vdiq më 27 gusht 2013, dhe ndërsa t’i vajton një të vdekur, për 8 vitet e ardhshme çdo 27 gusht qaja kujtimin për veten, për jetën që kisha humbur dhe për zgjuarsinë që ma morën.

Rindërtova fytyrën time, jetën time dhe qepja shpirtin tim si një enigmë… por sa gra si unë e bëjnë? Sa gra kanë “fat” që i mbijetojnë dhunës?

Pse e themi të gjithë; me ligje që nuk na mbrojnë dhe pa rrjet mbështetës për viktimat. Mbijetesa jonë (qoftë në Itali, Shqipëri) ose diku tjetër) dhe tani është bërë çështje FATI.

Pra, edhe sot qaj pak, me lotët e fundit që më kanë mbetur nga ajo 26-vjeçarja që u dogj me acid, “se po e kërkonte”, sepse “kush e di çfarë bëri”, sepse “askush nuk të pëlqen fare”.

Vajtoj për atë vajzë, një nga shumë, që për ty nuk do të kishte pasur kurrë emër nëse nuk do të kishte mbijetuar.

Por unë jam GJALLË dhe jam Vilma Dule.

Jam një e mbijetuar, një luftetare dhe pas 9 vitesh i premtoj vetes që ky do jetë viti i fundit që qaj por jo i fundit që do flas për historinë time dhe kundër dhunës ndaj grave.

Jetë të gjatë luftëtarët e mi.

Kokën lart dhe zemrën hapur, gjithmonë.

Zv.Kryeministrja këshillon qytetarët: “Lajini rrobat në 30 gradë

Duket se qeveria shqiptare po i përgatit qytetarët për një dimër të vështirë, sa i takon furnizimit me energji elektrike.Përmes një postimi një postimi në FB, ministrja e Energjisë Belinda Balluku ka shpërndarë një video të shkurtër me disa këshilla. Në video thuhet se lavatriçja duhet përdorur sa më pak brenda javës dhe se rrobat duhen larë me 30 gradë e jo me temperaturë të lartë. Kjo metodë, thuhet në video, do të mundësojë kursimin e energjisë elektrike.“Kursejmë energjinë që ta kemi!”, shkruan Balluku krahas videos.

Nxehet loja, Hakerat :”Publikojnë numrat e telefonit dhe kartat e identitetit të Shqiptarëve

Pasi hakerat goditën dhe paralizuan të gjitha shërbimet online të shtetit shqiptar duke publikuar një pjesë të mirë të dhënave të përftuara nga sistemi e-Albania dhe duke fshirë disa prej serverëve virtualë, ata kanë publikuar dokumente të tjera. Këtë radhë bëhet fjalë për numrat e qindra shqiptarëve dhe numrit të kartës së tyre të identitetit. Ashtu siç kishin paralajmëruar më parë, grupi i hakerave i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, pasi publikoi materiale e-mailet e kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes ka nxjerrë në publik edhe numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë. Loja është gati për të nisur. Tani njerëzit do të kuptojnë se politikanët e tyre të korruptuar nuk kanë bërë asgjë për sigurinë e tyre”, është mesazhi që shoqëron dosjet e publikuara

Aksidentohet 5-vjeçari në Sovjan Korçë, niset me helikopter drejt Tiranës

Informacion paraprak:

Më datë 29.08.2022, rreth orës 16:40, në Spitalin e Korçës, ka mbërritur për mjekim një i mitur 5-vjeçar, banues në fshatin Sovjan, Maliq, i cili duke luajtur në fshat, është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë. Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S’keni paguar gjobën pas 1 muaji/ Policia Rrugore e Korçës: “Do iu bllokohet mjeti…

Në zbatim të planit të masave “Për evidentimin e gjobave të papaguara dhe masa shtesë për vjeljen e tyre”, të hartuar nga Sektori i Policisë Rrugore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, gjatë paradites së sotme, janë ngritur 3 pika kontrolli për këtë qëllim. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në terren, janë vjelë 221 masa administrative të pashlyera nga drejtuesit e mjeteve, me vlerë 400.700 lekë.

Këto kontrolle do të vijojnë intensivisht në të gjithë qarkun, deri në datën 31.08.2022.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të paguajnë gjobat brenda 5 ditëve nga vendosja e tyre, në mënyrë që të përfitojnë uljen 20% nga vlera e gjobës. Me kalimin e afatit 5-ditor, vlera e gjobës shtohet me 2% kamatë për çdo ditë vonese. Pas një muaji nga data e vendosjes së gjobës, Policia ka detyrim ligjor që të bllokojë mjetin, deri në pagesën e gjobës. udhëto_me_jetën_në_mendje 🛣️🚘zbato_rregullat✅⚠️ mbro_jetën respekto_këmbësorët 🚶🚸 STOP#shpejtësi#alkool#celular

Zv.Kryeministrja këshillon Shqiptaret si të kursejnë energji: “Lajini rrobat me 30 gradë

Në kushtet e një krize globale energjitike, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku udhëzon qytetarët shqiptarë që të kursejnë energji. Përmes një postimi në “Facebook”, Balluku këshillon qytetarët që në shtëpi të përdorin lavatriçen sa më pak dhe të lajnë rrobat me 30 gradë.“Kursejmë energjinë që ta kemi!”, shkruan Balluku krah videos udhëzuese.

Ndjekje e çmendur në kufi/ Shqiptari merr zvarrë policët grekë në Kostur ,kishte fshehur “mall” në makinë

Një i mitur shqiptar dhe dy bashkëpunëtor të tij nuk i janë bindur policisë greke në kufirin greko-shqiptar në Kostur dhe kanë përplasur dy automjete të policisë, duke rrezikuar jetën e efektivëve. I mituri, i cili drejtonte një fuoristradë “Mercedes-Benz ML”, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, por shtoi shpejtësinë duke u futur në sens të kundërt dhe përplasi dy automjete të policisë greke. Automjeti u rrethua nga forca të shumta policie dhe u ndalua. Në drejtim ishte i mituri shqiptar e pasagjerë ishin dy shqiptarë, një grua 41 vjeçe dhe një burrë 49 vjeç. Ky i fundit rezulton të jetë person në kërkim në shtetin fqinj nga Prokuroria e Patrës dhe e Athinës. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan edhe 2 çanta me 21 pako me 31 kg marijuanë, të cilat ishin ngarkuar në kufirin e gjelbër. Po ashtu, u sekuestruan edhe 3 celularë e 5 karta SIM. Nga kontrolli rezultoi gjithashtu se targat i përkisnin një automjeti tjetër.

Flamuri shqiptar me yllin komunist shfaqet në festivalin e Dua Lipës në Tiranë (Foto)

Për tri netë rresht “Sunny Hill Festival”u zhvendos në Tiranë duke sjellë performancat e artistëve më të njohur të momentit. Por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e rrjetit më tepër se atmosfera dhe muzika ishte mbyllja e festivalit të Dua Lipës. Kjo pasi në këtë moment u shfaq në skenën gjigante, para mijëra të rinjve, flamuri shqiptar me yllin komunist në krye. Ky është një simbol i vjetër që u vendos mbi flamurin shqiptar në vitet e para të diktaturës, i cili u hoq përgjithmonë në 1992.

Ende nuk është e qartë nëse organizatorët e kanë ngatërruar apo e kanë vendosur të vetëdijshëm flamurin me yllin komunist në skenën e festivalit.

Ajo çfarë mund të konstatohet është se fotoja ka ngjallur shumë reagime në rrjet pasi prania e yllit në flamurin komëtar përfaqëson një ndër sistemet më te egra dhe më të dhunshme totalitare në Evropë, diktaturën e Enver Hoxhës./lapsi.al

Në Shqipëri 2 nga 10 makina në rrugë janë Mercedes/ Ja nga vjen adhurimi për markën gjermane

Kudo që shkon, shikon një Mercedes në Shqipëri. Por cila është arsyeja e dominimit të markës gjermane në vendin tonë? Privimet e rënda materiale dhe sociale kanë vite që përballen shumë familje në Shqipëri , ku 50% e banorëve të saj janë në rrezik të varfërisë, gjë që e bën migrimin një rrugë të njëanshme. Gjithsesi, kushdo që viziton vendin tonë do të befasohet kur do të zbulojë se shumica e automjeteve në qarkullim mbajnë stemën Mercedes.

Pasioni i shqiptarëve për makinat e kompanisë nga Shtutgarti konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare të Institutit Shtetëror të Statistikave Shqiptare (INSTAT) të cilat tregojnë se në vitin 2020 , nga gjithsej 540 mijë makina që qarkullojnë në rrugët shqiptare, rreth 98,000 – ose 18.2% – ishte Mercedes, me VW në vendin e dytë (17%).

Me gjithë dominimin e tyre, makinat Mercedes me bollëk në rrjetin shqiptar janë edhe më të vjetrat, pasi pjesa dërrmuese e tyre janë prodhuar para vitit 2000 dhe për këtë arsye blerja e tyre nuk është aq e vështirë.

Ku është dominimi i Mercedes në Shqipëri?

Me rënien e komunizmit në Shqipëri në fillim të viteve 1990, makinat e para që “derdhen” në vend ishin disa Fiat të vjetra të shkatërruara nga Italia.

Megjithatë, vala e madhe e emigracionit shqiptar – në kërkim të punës dhe kushteve më të mira të jetesës – ndryshoi rrënjësisht peizazhin automobilistik të vendit.

Dërgesat e dërguara nga emigrantët shqiptarë për të afërmit në vendlindje i lejuan këta të fundit të mbijetonin dhe në të njëjtën kohë të bënin realitet ëndrrën për të pasur një makinë.

Për ta, Mercedes ishte një shenjë prestigji. Aq më tepër kur makinat e kompanisë patën një apel të madh te krerët e vendit, nga Zogu I, mbreti i shqiptarëve, e deri te Enver Hoxha.

Kështu, kur refugjatët ekonomikë shqiptarë – që kishin bërë pasuri jashtë vendit – vizituan atdheun e tyre, ata zgjodhën për udhëtimin e tyre makina mbresëlënëse Mercedes me targa të huaja. Dhe më pas ua shitën bashkatdhetarëve të tyre.

“Sa herë që kthehem në Shqipëri, sjell me vete një Mercedes që shes”, tha për New York Times në vitin 2002 Arjan Bano, një emigrant shqiptar që kthehej në atdheun e tij të paktën një herë në vit. “Në këtë mënyrë unë mbuloj shpenzimet e udhëtimit tim”, kishte shtuar ai.

Sigurisht që vërshimi i Shqipërisë me modele Mercedes nuk është produkt i një aktiviteti tërësisht “të pafajshëm”, pasi shumë makina të kompanisë gjermane që kanë përfunduar në vendin tonë janë të vjedhura nga e gjithë Evropa.

Dhe ndonjëherë ato përdoren nga drejtues të lartë të shtetit, me shembull tipik ish- ministri i rendit publik i vendit, Spartak Posi , i cili në vitin 1999 kaloi kufirin greko-shqiptar me një Mercedes të vjedhur S-350 (pa vetëdije).

Nuk fshihen më/ Bora dhe Donaldi shfaqen bashkë, telenovela në Big Brother merr fund (Foto)

Më në fund, Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë dalë bashkë publikisht. Në fakt, ka qenë Semi Jaupaj ajo e cila ka publikuar një fotografi me dyshen nga festivali “Sunny Hill”. “Shokë përgjithmonë” ka shkruar ajo. Kjo foto është marrë si një shenjë që ata kanë vendosur të mos fshihen më nga publiku. Kujtojmë që thashethemet se Bora dhe Donaldi janë rikthyer bashkë nisën pak javë pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Ndonëse ata nuk pranonin gjë publikisht, ishin fotot e shkrepura nga fansat që tregonin se moderatorja dhe aktori i kanë dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit. Gjatë kohës që Donaldi ishte brenda shtëpisë së famshme, nisi një lidhje me Beatrix Ramosaj. Kjo bëri që të përballej me shumë kritika për faktin se aktori i humorit i kishte dhuruar një varëse moderatores. Ndonëse ata nuk ishin të lidhur, kjo u mor si një shenjë për ribashkim.