Tedi Blushi: “Shqipëria e para në Rajon për të burgosur, burgjet plot me hallexhinj e jo me kokat e vërteta…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncur në një deklaratë për mediat numrin e lartë të të burgosurve në Shqipëri, në krahasim me vendet e rajonit. Një tjetër rekord i zi tronditës është që Shqipëria radhitet sot e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullatën. Me 179 pikë ndërkohë që vendet e tjera të rajonit janë poshtë kësaj shifre tronditëse”, tha Blushi duke iu referuar një raporti nga organizata prestigjioze “World Prison Population” edicioni i 13. “

Ndërkohë që të gjithë vendet e rajonit janë poshtë kësaj shifre tronditëse dhe konkretisht:

Mali i Zi me 139 pikë
Maqedoni e Veriut me 103 pikë
Kosova me 93 pikë
Bosnja dhe Hercegovina me 83 pikë.


Ky tregues kaq kritik është prova më e qartë se në Shqipëri në vend që të hapen vende pune, shtohen personat në burgjet.
Në vend që Shqipëria të kthehet në vendin e shpresës, është kthyer në një burg të madh.

Shkaku kryesor dhe i pakundërshtueshëm i kësaj situate është vetëm varfëria, humbja e shpresës për shkak se vendi qeveriset nga një Qeveri hajdute që grabit miliarda me inceneratorët, koncensione, tendera e që praktikisht vjedh në çdo gjë.

Ky fakt provon se në Shqipëri, me Qeverinë e Edi Ramës rritet vetëm varfëria dhe burgosja.

Në vendin me kriminalitetin më të lartë në rajon, Qeveria i mbush burgjet me hallexhinjtë dhe jo me kokat e vërteta të korrupsionit, të krimit të organizuar, trafikantëve dhe pastruesve të parave mbyll Tedi Blushi.

Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.