Tragjike/ Ishte duke luajtur në shilarëse,12-vjeçarja shqiptare humb jetën…

Një ngjarje fatale është shënuar në provincën e L’Aquila, në Itali. Një vajzë 12-vjeçare, me origjinë shqiptare, humbi jetën pasi u godit nga drurët mbajtës të shilarëses, që i ranë sipër ndërsa ajo po luante. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Në vendngjarje kanë ndërhyrë disa punonjës shëndetësorë. Fëmija fillimisht u dërgua në urgjencën në Avezzano, dhe më pas u transferua në spitalin San Salvatore në L’Aquila, por çdo përpjekje për shpëtim ishte e kotë.

Në vendngjarje u gjend edhe një infermiere e cila u përpoq ta sillte në jetë, por qe e pamundur. Policia rrugore dhe karabinierët kanë rrethuar zonën po kryejnë hetimet për shkaqet.

Një ngjarje aspak e zakontë kjo e 12-vjecares shqiptare që humb jetën aty ku nuk e imagjinon dot njeri, pikërisht në një shilarëse.

Reagimet kanë qenë të shumta për këtë ngjarje, po ashtu edhe komentet ngushëlluese kanë qenë të panumërta. Një ngjarje shumë e trishtë.

Tjetër lëvizje e bujshme në Polici/ Shkarkohet drejtoresha e Pastrimit të Parave, e zëvendëson ish-deputeti i PS

Drejtoresha e Përgjithshme e Pastrimit të Parave, Iris Ago, është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë. Në emër të Agos, në këtë post është emëruar ish-deputeti socialist, dhe ish-drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi.

VENDIMI:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Znj. Iris Ago, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Ervin Koçi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Ambasada Amerikane për Gledis Nanon: “Ishte një partner i fortë i yni si drejtor i Policisë shqiptare

Ambasada e SHBA në Tiranë vlerëson Gledis Nanon, nga sot ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Selia diplomatike thotë se ai ishte një partner i fortë i Amerikës si kreu i Policisë Shqiptare dhe më parë si kreu i Antiterrorit.“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.

Krenar dhe i qeshur/ Gledis Nano largohet nga detyra pas 10 muajsh duke i përshëndur mediat(Video)

Gledis Nano, nga paraditja e sotme ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është larguar nga zyra. Në mesditë, ai ka lënë ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, duke ecur ballëlart dhe i qeshur përballë kamerave të gazetarëve. Siç shihet dhe në këtë video të siguruar nga Euronews Albania, Nano del i qeshur nga selia qëndrore e Policisë dhe i drejtohet makinës. Ministri Bledi Çuçi njoftoi sot se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se ishte marrë vendimi i shkarkimit.

E rëndë në Selanik/ 20 vjeçari Shqiptar përplas për vdekje greken ,e tërhoqi zvarrë me motor dhe…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Selanik mbrëmjen e së enjtes së kaluar ku për pasojë ka humbur jetën një 27-vjeçare me profesion edukatore. Mediat greke shkruajnë se e reja po kthehej nga festa e beqarisë, pasi dy ditë më vonë, më 27 gusht, kishte bërë dasmën e saj. Ajo është përplasur nga një motor, i cili drejtohej nga një 20-vjeçar shqiptar.

I riu e tërhoqi zvarrë deri në një vend dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa u arrestua pak kohë më vonë .

Vajza fatkeqe u trajtua në spitalin e qytetit dhe ishte nën sedacion. 

Sipas informacioneve i është nënshtruar edhe operacionit.

27-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra ,ndërsa sot u shpall e vdekur…

“S’luan dot me mua”/Luana Vjollca bëhet gati për formatin e ri pas largimit të Arian Çanin….

Luana Vjollca do të jetë këtë sezon në ekranin e Tv Klan vjen çdo të premte. Faqja zyrtare e Tv Klan zbulon se programi i saj do të quhet “S’luan dot me mua” dhe do të jetë një show i madh televiziv që moderatorja po përgatit tashmë për publikun shqiptar. Sipas Tv Klan emrat më të famshëm të botës së spektaklit dhe showbizit, do të ndeshen mes tyre në një super program që me siguri do të jetë shumë i ngjashëm me programin që Luana ka realizuar për katër sezone në Top Channel, “Shiko Kush Luan”. Thuhet gjithashtu se Luana Vjollca do të realizojë edhe dy programe në këtë televizion, por për atë na duhet të presim pak

U martua këtë muaj dhe do ikte në Angli/ Kjo është 25-vjeçarja që humbi jetën në derën e shtëpisë…

Marjana Sahitaj kishte vetëm pak ditë që ishte martuar dhe vetëm pak ditë e ndanin nga ëndrra e saj për të ikur bashkë më bashkëshortin në Britanin e madhe, por një shofer i droguar me shpejtësi tepër të madhe i hyri në oborr të shtëpisë duke e shtypur për vdekje. E gjitha ngjarja ndodhi në fragmente sekondash duke mos i lënë mundësi 25-vjeçares që të shmangej. Shoferi 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur të renë. 25-vjeçarja ishte martuar në 6 gusht të këtij viti dhe pas 10-ditësh do të largohej nga Shqipëria. Atë e priste në Angli bashkëshorti i saj….

“Në 11 shtator do të ikte. Dasmën e bëmë në 6 gusht. Çdo gjë shkoi mirë, në 11 do të shkonte te familja e re në Londër”, rrëfen babai i përlotur.

“Ka dalë goca nga shtëpia, sa ka dalë kemi dëgjuar krisma, goditje të forta. Kam dalë me vrap, kam parë vetëm pluhur dhe tym. Makina ishte atje (në cepin e oborrit).

Matanë makinës ishte porta e rënë. Gruaja doli të gjente Marjanën në rrugë. Poshtë portës ishte vajza e shtrirë. Me çunat kemi ngritur portën, tërhoqëm vajzën dhe e çuam në spital. Nuk pati fatin të shpëtonte”, shton i ati.

Belinda Balluku :”Nga 1 tetori familjet që shpenzojnë mbi 800 kv do paguajnë gati dyfish më shtrenjtë

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në një komunikim me gazetarët, u pyet nëse do të rritet çmimi i energjisë pas 1 tetorit, për familjet që harxhojnë mbi tavanin 800 kilovat orë energji elektrike në muaj. Balluku deklaroi se çmimi i energjisë është rritur në bursat ndërkombëtare. Po ashtu, ajo shtoi se qeveria po bisedon me Opeatorin e Shpërndarjes së Energjisë dhe do të vendoset edhe sa do të paguhet për familjet që konsumojnë energji më tepër se fasha e vendosur.

Ata qytetarë që harxhojnë më shumë do të duhet të paguajnë më shumë në faturë”, tha Balluku.

Nga 1 tetori 2022, të gjitha familjet shqiptare që shpenzojnë mbi tavanin 800 kilovat orë energji elektrike në muaj do të paguajnë më shtrenjtë faturën. Vendimi i cili u bë publik fillimisht në muajin prill dhe erdhi si masë e qeverisë ndaj rritjes në bursat ndërkombëtare të çmimit të energjisë elektrike që prej fillimit të këtij viti.

Me çmimin e lartë do të paguhet vetëm diferenca, jo e gjithë vlera e energjisë së shpenzuar.

Kjo diferencë mund të jetë nga 70-80% më shtrenjtë se çmimi që tarifohet aktualisht për konsumatorët, që do të thotë se çdo kilovat orë e shpenzuar mbi sasinë 800 kv do të kushtojë gati dyfish më shtrenjtë”, tha Belinda Balluku.

Bordi iu qan hallin Shqiptarëve, ulet çmimi i naftës dhe benzinës(Çmimet)

Bordi i transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të shitjes së benzinës, naftës dhe gazit, ku vihet re një ulje e benzinës dhe e naftës. Respektivisht 2 lekë për të parën dhe 9 lekë për të dytën. Edhe gazi është ulur me 1 lekë dhe nga sot do të shitet me 78 lekë/litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 31 Gusht ora 18.00 pasdite, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Shkarkohen dhe dy zv.ministra: Ardi Veliu e Dallëndyshe Bici

Ndryshime në qeveri. Vendimet janë publikuar pas mbledhjes së sotme të qeverisë.Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka lajmëruar se me vendimin e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë janë liruar nga detyra dy zëvendës ministra.“ Lirimi nga detyra i zv. ministrit të Infrastrukturës Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv. ministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici. Do kenë detyra të reja në vijim”, tha Balluku.

E fundit /Shkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Gledis Nano nuk do të jetë me drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ish-kreu i Antiterrorit që u emërua me bujë një vit më parë, është shkarkuar sot nga detyra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është shprehur se për shkak se ai nuk kishte përmbushur objektivat e vendosura, Gledis Nano është shkarkuar nga posti dhe në vend të tij detyrën përkohësisht do ta ushtrojë nëndrejtori Tonin Vocaj.

Për momentin, detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe shumë shpejt

do ju lajmërojmë edhe për edhe për emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit”, u shpreh sot Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm.