Bordi iu qan hallin Shqiptarëve, ulet çmimi i naftës dhe benzinës(Çmimet)

Bordi i transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të shitjes së benzinës, naftës dhe gazit, ku vihet re një ulje e benzinës dhe e naftës. Respektivisht 2 lekë për të parën dhe 9 lekë për të dytën. Edhe gazi është ulur me 1 lekë dhe nga sot do të shitet me 78 lekë/litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 31 Gusht ora 18.00 pasdite, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: