E rëndë në Selanik/ 20 vjeçari Shqiptar përplas për vdekje greken ,e tërhoqi zvarrë me motor dhe…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Selanik mbrëmjen e së enjtes së kaluar ku për pasojë ka humbur jetën një 27-vjeçare me profesion edukatore. Mediat greke shkruajnë se e reja po kthehej nga festa e beqarisë, pasi dy ditë më vonë, më 27 gusht, kishte bërë dasmën e saj. Ajo është përplasur nga një motor, i cili drejtohej nga një 20-vjeçar shqiptar.

I riu e tërhoqi zvarrë deri në një vend dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa u arrestua pak kohë më vonë .

Vajza fatkeqe u trajtua në spitalin e qytetit dhe ishte nën sedacion. 

Sipas informacioneve i është nënshtruar edhe operacionit.

27-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra ,ndërsa sot u shpall e vdekur…

U martua këtë muaj dhe do ikte në Angli/ Kjo është 25-vjeçarja që humbi jetën në derën e shtëpisë…

Marjana Sahitaj kishte vetëm pak ditë që ishte martuar dhe vetëm pak ditë e ndanin nga ëndrra e saj për të ikur bashkë më bashkëshortin në Britanin e madhe, por një shofer i droguar me shpejtësi tepër të madhe i hyri në oborr të shtëpisë duke e shtypur për vdekje. E gjitha ngjarja ndodhi në fragmente sekondash duke mos i lënë mundësi 25-vjeçares që të shmangej. Shoferi 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur të renë. 25-vjeçarja ishte martuar në 6 gusht të këtij viti dhe pas 10-ditësh do të largohej nga Shqipëria. Atë e priste në Angli bashkëshorti i saj….


“Në 11 shtator do të ikte. Dasmën e bëmë në 6 gusht. Çdo gjë shkoi mirë, në 11 do të shkonte te familja e re në Londër”, rrëfen babai i përlotur.

“Ka dalë goca nga shtëpia, sa ka dalë kemi dëgjuar krisma, goditje të forta. Kam dalë me vrap, kam parë vetëm pluhur dhe tym. Makina ishte atje (në cepin e oborrit).

Matanë makinës ishte porta e rënë. Gruaja doli të gjente Marjanën në rrugë. Poshtë portës ishte vajza e shtrirë. Me çunat kemi ngritur portën, tërhoqëm vajzën dhe e çuam në spital. Nuk pati fatin të shpëtonte”, shton i ati.


Belinda Balluku :”Nga 1 tetori familjet që shpenzojnë mbi 800 kv do paguajnë gati dyfish më shtrenjtë

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në një komunikim me gazetarët, u pyet nëse do të rritet çmimi i energjisë pas 1 tetorit, për familjet që harxhojnë mbi tavanin 800 kilovat orë energji elektrike në muaj. Balluku deklaroi se çmimi i energjisë është rritur në bursat ndërkombëtare. Po ashtu, ajo shtoi se qeveria po bisedon me Opeatorin e Shpërndarjes së Energjisë dhe do të vendoset edhe sa do të paguhet për familjet që konsumojnë energji më tepër se fasha e vendosur.

Ata qytetarë që harxhojnë më shumë do të duhet të paguajnë më shumë në faturë”, tha Balluku.

Nga 1 tetori 2022, të gjitha familjet shqiptare që shpenzojnë mbi tavanin 800 kilovat orë energji elektrike në muaj do të paguajnë më shtrenjtë faturën. Vendimi i cili u bë publik fillimisht në muajin prill dhe erdhi si masë e qeverisë ndaj rritjes në bursat ndërkombëtare të çmimit të energjisë elektrike që prej fillimit të këtij viti.

Me çmimin e lartë do të paguhet vetëm diferenca, jo e gjithë vlera e energjisë së shpenzuar.

Kjo diferencë mund të jetë nga 70-80% më shtrenjtë se çmimi që tarifohet aktualisht për konsumatorët, që do të thotë se çdo kilovat orë e shpenzuar mbi sasinë 800 kv do të kushtojë gati dyfish më shtrenjtë”, tha Belinda Balluku.


Bordi iu qan hallin Shqiptarëve, ulet çmimi i naftës dhe benzinës(Çmimet)

Bordi i transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të shitjes së benzinës, naftës dhe gazit, ku vihet re një ulje e benzinës dhe e naftës. Respektivisht 2 lekë për të parën dhe 9 lekë për të dytën. Edhe gazi është ulur me 1 lekë dhe nga sot do të shitet me 78 lekë/litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 31 Gusht ora 18.00 pasdite, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).


Shkarkohen dhe dy zv.ministra: Ardi Veliu e Dallëndyshe Bici

Ndryshime në qeveri. Vendimet janë publikuar pas mbledhjes së sotme të qeverisë.Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka lajmëruar se me vendimin e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë janë liruar nga detyra dy zëvendës ministra.“ Lirimi nga detyra i zv. ministrit të Infrastrukturës Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv. ministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici. Do kenë detyra të reja në vijim”, tha Balluku.