“Rama ik”/ Meta nxjerr pamjet nga koncerti i Noizy-t: “Thirrje buçitëse dhe frymëzuese”

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një video nga koncerti i reperit Rigels Rajku (Noizy) që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku dëgjohet thirrja, “Rama Ik”. Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare. Në vijim, Meta nënvizon se “armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit”.”, shprehet kreu i PL.


Fluks emigrantësh në Kapshticë/ Rreth 7500 persona erdhën në 24 orë nga Greqia për pushime

Festa e Birrës në Korçë ,si dhe Shën Mëria në prag ka sjellë rritje të lëvizjeve ndërkufitare në pikën doganore të Kapshticës. Fluks më të shtuar vijon të ketë në hyrje të territorit shqiptar, ku policia kufitare po e përballon situatën me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Emigrantët, të cilët vijnë kryesisht për pushime në atdhe pohojnë se ka pasur vonesa të vogla në të dyja doganat. Sipas autoriteteve të kufirit gjatë 24 orëve të fundit kanë hyre nga Greqia 7475 qytetar, të huaj dhe shqiptarë.


Aksident i frikshëm në Pogradec-Qafë Thanë, makinat përplasen “kokë me kokë”…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa ka mbetur e plagosur shtetasja B. C ,pasagjere në mjetin tip “Opel”, e cila u dërgua në Spitalin e Pogradecit. Në pamjet e siguruara duket edhe një person i shtrirë në tokë .Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 14.08.2022, rreth orës 20:20, në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. C., 60 vjeç, me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. M. 36 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja B. C., pasagjere në mjetin tip “Opel”, e cila u dërgua në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale”. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Në Shqipëri ekziston një qytet i cili vetëquhet “Anglia e Vogël” , ata të gjithë duan të ikin…

Në Shqipëri ekziston një qytet, ku ëndrra e gjithsecilit është Mbretëria e Bashkuar. I vendosur në veri të vendit, gjendet qyteti, i cili vetëquhet “Anglia e Vogël”. Rrugët e tij janë të mbushura me makina luksoze, të gjitha me targë angleze. Bëhet fjalë pikërisht për qytetin e Hasit. Daili Mail i ka kushtuar një artikull qytetit shqiptar duke e nisur: Më shumë djem adoleshentë udhëtojnë drejt Anglisë me varka nga ky qytet i varfër dhe me gropa, tre orë me makinë nga kryeqyteti Tirana, sesa nga kudo tjetër në Shqipëri, thotë kryebashkiaku i saj, 52-vjeçari Liman Morina.

Është një fenomen që është e pamundur ta injorosh. Jo vetëm që tregimet e tyre janë në të gjithë rrjetet sociale, por lajmet e televizioneve shqiptare shfaqin pamjet e të rinjve që mbërrijnë vazhdimisht në Dover. Dhe shumë janë fytyra të njohura për z. Morina. Mes emigrantëve, ai vëren rregullisht fëmijë që vetëm disa javë më parë jetonin me familjet e tyre në Has – tani të quajtur “Londra e Vogël”.

I ulur në zyrën e bashkisë së tij, me flamurin shqiptar – një shqiponjë dykrenare në një sfond të kuq – i futur mjeshtërisht në një stendë ngjyrë bronzi, ai duket pothuajse i dëshpëruar. “Qyteti ynë po zbrazet”, thotë ai. “Ne po humbasim fëmijët tanë, gjakun tonë, ndërsa ata largohen”.


“Këtë verë, djemtë 15 vjeç apo edhe më të vegjël janë zhdukur sepse është bërë më i lehtë kalimi me gomone për në Angli. Prindërit i lanë të shkojnë.

Ata mendojnë se do të jetë një jetë më e mirë në vendin tuaj për fëmijën e tyre. Është një vendim ekonomik”. Megjithatë, ai pranon se qyteti i tij ‘ndihet pjesë e Londrës’ sepse pothuajse çdo familje ka një të afërm të ngushtë që jeton në kryeqytetin anglez ose në një qytet tjetër të madh në Mbretërinë e Bashkuar. Një zyrtar zbulon se në fund të sezonit të verës, 19-vjeçarët që po largoheshin nga shkolla, u thanë lamtumirë mësuesve të tyre me fjalët “Shihemi në Londër”, në vend të fjalës më normale “Shihemi përreth”.

Blerim Rexhaj (në foto), 24 vjeç, është pronar i Britain Lounge Bar në Shqipëri. Blerimi jetoi në Britaninë e Madhe për 10 vjet përpara se të kthehej në Shqipëri
Kryetari i Bashkisë Has, Liman Morina, 52( Thotë se dëshiron të ngrejë një statujë të mbretëreshës së UK ,sepse kaq shumë djem adoleshentë po largohen nga qyteti për në UK)

“Martesa ime ka qenë një malore”/ Refehet aktori i humorit: “Në shtëpinë time ligjin e bën gruaja…

Aktori i humorit Gentian Zenelaj ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta personale si dhe dha një leksion për ciftet e reja se si dashuria mes burrit dhe gruas mposht cdo gjë tjetër.Gjatë rrëfimit për emisionin “Part Time”, Genti, i cili vetëm për pak kishte marrë rolin e “kamarierit” nuk i shpëtoi pyetjes se kush e bën ligjin në shtëpi. “Në shtëpinë tonë e bën ligjin gruaja, e cila ka dashur Zoti që të ishte Aida. “Martesa ime ka qenë një malore, malore, malore, jo në aspektin e marrëdhënies time me Aidën, por realisht e kemi nisur me një shtëpi të palyer. E kemi nisur me mobilje të kohës së Enverit dhe me një biçikletë. Ma beso që çdo gjë në këtë jetë e kam vendosur bashkë me Aidën.”, tha aktori i mirënjohur.