Ronaldo te Milan? Vjen lajmi “bombë”, Mendes i ofron shërbimet e Cr7, por ka një kusht…

E vështirë, por jo e pamundur. Jorge Mendes, super agjenti i C.Ronaldo-s, është në garë me kohën për ti gjetur një skuadër yllit të tij. Në mënyrë befasuese, CR7 është refuzuar nga shumë klube, por Mendes vijon të besojë. Agjenti po qarkullon këto orë me kartonin e Ronaldo-s në dorë, në kërkim të një skuadër që luan në Champions.

The Sun sjell një prapaskenë të bujshme që mund të vihet në jetë në këto orë të fundit të merkatos. Mendes i ka ofruar shërbimet e sulmuesit portugez ekipit të Milan, por në këtë tratativë përcaktues është emri i Leao-s.

Sulmuesi i Milan menaxhohet po nga Mendes, lojtar për të cilin Chelsea vijon të insistojë në këto orë të fundit. Ideja e Mendes është e qartë, kërkon të transferoj Leao te Chelsea, ndërsa Ronaldo-n te Milan, një goditje dyshe.

Nëse Laeo do të transferohej te Chelsea, Piolit do ti duhej një sulmues, në këtë pikë në skenë del Ronaldo. Milan do të paguante vetëm 80% të pagës së Ronaldo-s, 6-7 milionë euro.

Në letër dhe në shifra kjo duket një lëvizje shumë e vështirë për tu vënë në jetë, por për sa kohë në lojë është Mendes, gjithçka mund të ndodh.


E papritur/ Arian Çani largohet nga Tv Klan, do të zëvendësohet nga Luana

Arian Çani dhe programi i tij prej kohësh, “Zonë e lirë”, nuk do të jenë pjesë e programacionit të TV Klan.Në fund të gushtit, nëpër media qarkulloi lajmi se Arian Çani do të largohet nga TV Klan. U tha se Çani do të zhvendoset në ABC News dhe emisioni i tij do të transmetohet dy herë në javë. Së fundmi, TV Klan prezantoi emisionet që do të nisin sezonin e ri televiziv dhe siç mund ta keni parë, “Zonë e lirë” nuk u përmend. E premtja mbrëma i është besuar tashmë Luana Vjollcës e cila do të vijë me programin “S’luan dot me mua”.


Policia rrugore e Korçës në aksion/ Në 1000 mjete të kontrolluara, 190 prej tyre rezultojnë debitorë

DVP Korçë/Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur.

Kanë vijuar kontrollet në drejtim të kontrollit dhe verifikimit të targave të mjeteve në qarkullim, dokumentacionit të tyre, mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve, kontrollet për xhama të errësuar etj.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara tre ditët e fundit, për debitorët e gjobave dhe arkëtimin e masave të palikuiduara, në 1000 mjete të kontrolluara, 190 prej tyre kanë rezultuar debitor, drejtuesit e të cilëve janë paraqitur nëpër sportelet përkatëse për të kryer likuidimin e gjobave të tyre të prapambetura.

Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban u referuan materialet në Prokurori për 1 shtetas për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 815 drejtues mjetesh📝

Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 391 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë.

16 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 3 të tjerë për përdorim të celularit.

Janë vendosur 90 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 129 për parakalim të gabuar.


Janë tërhequr gjithsej 14 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 169 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. udhëto_me_jetën_në_mendje 🛣️🚘

zbato_rregullat✅⚠️ mbro_jetën respekto_këmbësorët 🚶🚸 STOP#shpejtësi#alkool#celular

I martuar me tri gra/ Të pathënat e intrigës familjare që çuan në ngjarjen që tronditi Tiranën

I ngjan një intrige të gjallë brenda familjes historia që çoi në vrasjen e çiftit Nora dhe Alban Muskurti pasditen e djeshme nga Arsen (Hamza) Muskurti. Vëllezërit Muskurti kishin hapur një biznes bashkë disa vite më parë, por për arsye se nuk merreshin vesh me ndarjen e të ardhurave kanë vendosur që të vijnë rrugëtimin e biznesit veç e veç. Kështu, Nora dhe Alban Muskurti vijuan me kompaninë e udhëtimeve “NOOR”, e specializuar për dërgimin e besimtarëve myslimanë në Meke dhe Medinë, ndërkohë që pas Arsen (Hamza) Muskurti hapi një kompani udhëtimi të veten duke bërë të njëjtën gjë.

Krahas kësaj, Arsen (Hamza) Muskurti hapi edhe një dyqan për shitjen e produkteve kozmetike përballë në “Rrugën e Kavajës”.

Të gjitha bizneset e vëllezërve ishin përballë xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë dhe rezulton sipas të dhënave të policisë dhe dëshmive të besimtarëve se ata ishin frekuentues të rregullt të saj, ku shkonin dhe faleshin. Megjithatë, besimi në Zot nuk duket se u ka zbutur zemrat vëllezërve, të cilët vazhdimisht kishin fërkime mes tyre. Kulmi arriti kur në rrjetet sociale u hapen disa profile në rrjetin social Facebook, të cilat hidhnin akuza të forta në lidhje me Arsen Muskurtin për marrëdhenie jashtëmartesore me gra të tjera krahas bashkëshortes së ligjshme.


Hamza Muskurti akuzonte kunatën e tij, Nora për hapjen e këtij profili.

Nga ana tjetër, sipas ABC News, Arsen Muskurti i arsyetonte këto akuza me argumentin se ai ishte i martuar me ato gra dhe në këtë marrëdhënie nuk kishte asgjë problematike për aq kohë sa çdo gjë ishte miratuar edhe nga bashkëshortja e ligjshme dhe kishin bërë “nikahun” (riti i martesës sipas myslimanëve).

Martesa e burrave me më shumë se një grua është një fenomen i përhapur sëfundmi te besimtarët e xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, gjë e cila bëhet me pretendimin se ka një argument fetar mbi këtë veprim.

Megjithatë, shumica e besimtarëve të tjerë nuk e miratojnë diçka të tillë duke e cilësuar si fenomen, i cili nuk përputhet me realitetin social në vendin tonë, ndryshe nga vendet arabe.

Kështu, krahas konfliktit për biznesin, marrëdhenia mes Arsenit dhe familjes së vëllait të tij Albanit u zhvillua prej vitesh në këtë vorbull akuzash, fyerjesh publike dhe konfliktesh edhe me personazhe të tjerë, pjesë e “xhematit” të kësaj xhamie.

Gjithçka kulmoi dje, teksa Arsen Muskurti mori armën që e mbante në ambientet e biznesit të tij dhe shkoi duke vrarë me gjakftohtësi vëllanë dhe kunatën e tij brenda ambienteve të “NOOR Travel”, ndërkohë që më pas fiksohet nga kamerat e sigurisë që largohet me qetësi prej andej.

Arsen Muskurti u arrestua pak orë më pas nga policia duke lënë pas shumë pikëpyetje në lidhje me rrethanat që çuan deri në këtë krim monstruoz si edhe realitetet paralele në grupimet e caktuara shoqërore ku zhvillohet problematika kaq të mprehta që çojnë deri në drama të tilla.

“Ka ndodhur diçka flagrante kundër Ramës ose…Spartak Ngjela analizon shkarkimin e Gledis Nanos…

Shkarkimin e Gledis Nanos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, avokati Spartak Ngjela e sheh një vendim të marrë në kushtet e flagrancës.Ngjela: Nuk e dimë shkakun duhet ta gjejë gazetaria. E papritur u duk, 9 muaj ka. Por ka ndodhur një gjë flagrante, se kundër Ramës, se kundër këtij…

Gazetarë të kronikës kanë shkruar se shkak i shkarkimit janë bërë dy urdhër-arreste që SPAK ja ka dorëzuar policisë që javën e kaluar për ti ekzekutuar në kuadër të hetimit për dosjen e incineratorëve dhe që sipas tyre Rama ka kërkuar shtyrjen në kohë të ekzekutimit. Këtu duket se ka nisur dhe përplasja.

Këto ndodhin, do të thotë se Rama nuk ka dashur ta shkarkojë por mund të jetë një detyrim politik ose mund të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme. Në situata të tilla këta japin dorëheqjen, fakti që nuk e ka dhënë ka mundësi që Rama dhe Ministri i Brendshëm i kanë kërkuar dorëheqjen, ky nuk ka pranuar. Ata e kanë lënë për njëfarë kohe. Çështja është agravuar më shumë dhe e kanë pushuar. Kjo do t’ju dalë, mbajeni mend.

Ajo i thotë drejtorit se nuk jemi ne promovuesit e kësaj çështje, e para. Por do të ishte me shkak politik të fuqishëm në rast se Ambasada do ta kishte falenderuar për punën e tij para se të shkarkohej. Atëherë mund të flisnim politikisht.

I pyetur nëse është lajmi mirë apo i keq largimi i Gledis Nanos nga policia, ai ka këtë përgjigje:

Ajo i thotë drejtorit se nuk jemi ne promovuesit e kësaj çështje, e para. Por do të ishte me shkak politik të fuqishëm në rast se Ambasada do ta kishte falenderuar për punën e tij para se të shkarkohej. Atëherë mund të flisnim politikisht.


Spartak Ngjela analizon shkarkimin e Gledis Nanos: “Ka ndodhur diçka flagrante kundër Ramës ose…

Shkarkimin e Gledis Nanos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, avokati Spartak Ngjela e sheh një vendim të marrë në kushtet e flagrancës.Ngjela: Nuk e dimë shkakun duhet ta gjejë gazetaria. E papritur u duk, 9 muaj ka. Por ka ndodhur një gjë flagrante, se kundër Ramës, se kundër këtij…

Gazetarë të kronikës kanë shkruar se shkak i shkarkimit janë bërë dy urdhër-arreste që SPAK ja ka dorëzuar policisë që javën e kaluar për ti ekzekutuar në kuadër të hetimit për dosjen e incineratorëve dhe që sipas tyre Rama ka kërkuar shtyrjen në kohë të ekzekutimit. Këtu duket se ka nisur dhe përplasja.

Këto ndodhin, do të thotë se Rama nuk ka dashur ta shkarkojë por mund të jetë një detyrim politik ose mund të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme. Në situata të tilla këta japin dorëheqjen, fakti që nuk e ka dhënë ka mundësi që Rama dhe Ministri i Brendshëm i kanë kërkuar dorëheqjen, ky nuk ka pranuar. Ata e kanë lënë për njëfarë kohe. Çështja është agravuar më shumë dhe e kanë pushuar. Kjo do t’ju dalë, mbajeni mend.

Ajo i thotë drejtorit se nuk jemi ne promovuesit e kësaj çështje, e para. Por do të ishte me shkak politik të fuqishëm në rast se Ambasada do ta kishte falenderuar për punën e tij para se të shkarkohej. Atëherë mund të flisnim politikisht.

I pyetur nëse është lajmi mirë apo i keq largimi i Gledis Nanos nga policia, ai ka këtë përgjigje:

Ajo i thotë drejtorit se nuk jemi ne promovuesit e kësaj çështje, e para. Por do të ishte me shkak politik të fuqishëm në rast se Ambasada do ta kishte falenderuar për punën e tij para se të shkarkohej. Atëherë mund të flisnim politikisht.


Ilir Meta: “Unë jam qelibar, i bardhë si dëbora…

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë në një konferencë për gazetarët, pasi njoftoi kallëzimin penal ndaj Autoritetit të Dosjeve. Meta tha gjatë konferencës seAutoriteti i Dosjeve ka kryer të paktën 6 vepra penale, ndërsa ka nisur ndaj tij një sulm në favor të kryeministrit Edi Rama. “Siç kisha paralajmëruar, sot kam depozituar kallëzim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve lidhur me shkeljet flagrante të ligjit nga ana e tyre në shërbim të Edi Ramës kundër meje.

Anëtarët e këtij autoriteti kanë konsumuar të paktën 6 vepra penale të cilat janë: Shpërdorim detyre; Falsifikim i dokumenatve shtetërorë; Falsifikim kompjuterik;

Falsifikim i vulave, stampave, formularëve; Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik dhe zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete të kryera në bashkëpunim.

Autoriteti i Dosjeve ka shkelur parimet e funksionimit të tyre. Parimin kushtetues, të sigurisë juridike. Pas asnjë kërkesë nga një institucion kushtetues, nis procesin e verfiikimt për një figurë publike, ish-presidenti i republikës dhe nxjerr konkluzione shteruse pa asnjë provë. Në rastin konkret, Ili Rexhep Metaj ishte hetuar nga dy komisione”, tha Meta duke shtuar se ai ishte qelibar dhe me një të shkuar të bardhë si dëbora.


Ndryshon sërish çmimi i naftës dhe i benzinës…

Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme çmimet e reja për tregtimin e karburanteve me pakicë dhe shumicë në vendin tonë. Nafta do të shitet me 237 lekë/litër nga 239 që ishte dhe benzina do të tregtohet me 196 lekë/litri. Ndërsa çmimi i gazit do të jetë 78 lekë për litër me pakicë dhe 66 lekë me shumicë. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 shtator ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Volkswagen fluturon motorin në Ersekë/ plagoset pasagjerja në….

Informacion Paraprak:

Më datë 01.09.2022, rreth orës 09:25, në hyrje të qytetit të Ersekës, janë përfshirë në një aksident rrugor, mjeti motor me drejtues shtetasin E. J., banues në fshatin Taç, me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. D. Për pasojë ka marrë lëndime shtetasja B. J., rreth 66 vjeçe, banuese në Taç, Kolonjë, pasagjere në motor, e cila ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.