Policia rrugore e Korçës në aksion/ Në 1000 mjete të kontrolluara, 190 prej tyre rezultojnë debitorë

DVP Korçë/Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur.

Kanë vijuar kontrollet në drejtim të kontrollit dhe verifikimit të targave të mjeteve në qarkullim, dokumentacionit të tyre, mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve, kontrollet për xhama të errësuar etj.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara tre ditët e fundit, për debitorët e gjobave dhe arkëtimin e masave të palikuiduara, në 1000 mjete të kontrolluara, 190 prej tyre kanë rezultuar debitor, drejtuesit e të cilëve janë paraqitur nëpër sportelet përkatëse për të kryer likuidimin e gjobave të tyre të prapambetura.

Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban u referuan materialet në Prokurori për 1 shtetas për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 815 drejtues mjetesh📝

Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 391 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë.

16 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 3 të tjerë për përdorim të celularit.

Janë vendosur 90 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 129 për parakalim të gabuar.


Janë tërhequr gjithsej 14 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 169 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. udhëto_me_jetën_në_mendje 🛣️🚘

zbato_rregullat✅⚠️ mbro_jetën respekto_këmbësorët 🚶🚸 STOP#shpejtësi#alkool#celular

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.