Spartak Ngjela analizon shkarkimin e Gledis Nanos: “Ka ndodhur diçka flagrante kundër Ramës ose…

Shkarkimin e Gledis Nanos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, avokati Spartak Ngjela e sheh një vendim të marrë në kushtet e flagrancës.Ngjela: Nuk e dimë shkakun duhet ta gjejë gazetaria. E papritur u duk, 9 muaj ka. Por ka ndodhur një gjë flagrante, se kundër Ramës, se kundër këtij…

Gazetarë të kronikës kanë shkruar se shkak i shkarkimit janë bërë dy urdhër-arreste që SPAK ja ka dorëzuar policisë që javën e kaluar për ti ekzekutuar në kuadër të hetimit për dosjen e incineratorëve dhe që sipas tyre Rama ka kërkuar shtyrjen në kohë të ekzekutimit. Këtu duket se ka nisur dhe përplasja.

Këto ndodhin, do të thotë se Rama nuk ka dashur ta shkarkojë por mund të jetë një detyrim politik ose mund të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme. Në situata të tilla këta japin dorëheqjen, fakti që nuk e ka dhënë ka mundësi që Rama dhe Ministri i Brendshëm i kanë kërkuar dorëheqjen, ky nuk ka pranuar. Ata e kanë lënë për njëfarë kohe. Çështja është agravuar më shumë dhe e kanë pushuar. Kjo do t’ju dalë, mbajeni mend.

Ajo i thotë drejtorit se nuk jemi ne promovuesit e kësaj çështje, e para. Por do të ishte me shkak politik të fuqishëm në rast se Ambasada do ta kishte falenderuar për punën e tij para se të shkarkohej. Atëherë mund të flisnim politikisht.

I pyetur nëse është lajmi mirë apo i keq largimi i Gledis Nanos nga policia, ai ka këtë përgjigje:

Ajo i thotë drejtorit se nuk jemi ne promovuesit e kësaj çështje, e para. Por do të ishte me shkak politik të fuqishëm në rast se Ambasada do ta kishte falenderuar për punën e tij para se të shkarkohej. Atëherë mund të flisnim politikisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: