Erdogan paralajmëron Greqinë: Shikoni historinë Grekë, mos harroni Izmirin” (Video)

Mediet greke mes tensioneve Greqi-Turqi, shkruajnë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka tejkaluar veten me deklaratat e reja provokuese kundër Greqisë duke iu referuar “ishujve grekë të pushtuar” dhe nuk hezitoi të lëshojë edhe një herë kërcënimet. Në veçanti, duke folur në margjinat e eventit teknologjik “Teknofest”, Erdogan vazhdoi me një sfidë tjetër të pabesueshme ndaj Greqisë, shkruan protothema.gr.

Me kërcënime të drejtpërdrejta, presidenti turk sfidoi drejtpërdrejt sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut dhe pohoi se Aankaraja është e gatshme që të bëjë gjithçka që është e nevojshme kur të vijë koha, duke iu referuar fatkeqësisë së Azisë në Vogël dhe 1922.

“Grekë, shikoni historinë, kthehuni në histori. Nëse shkoni shumë larg çmimi do të jetë i rëndë. Kemi vetëm diçka për t’i thënë Greqisë, mos harroni Izmirin”, tha Presidenti turk.

Siç raporton Agjencia Anadolu, Erdogan ka pohuar se “kur të vijë koha do të bëjë çdo gjë që duhet.”

Izmiri është një provincë në bregun perëndimor të Detit Egje të Turqisë, të cilën Ankaraja e çliroi nga pushtimi grek në vitin 1922 si pjesë e Luftës së saj për Pavarësi.


Debuton në ligë inferiore/ Skenderbeu e nis me barazim sezonin e ri në Pukë…

Kane perfunduar ndeshjet e javes se pare te Kategorise se Pare ne futboll. Skenderbeu ka arritur te marrë nje pike te vlefshme ne transfertën e Terbunit të Pukës. Trajneri Migen Memelli aktivizoi keta futbolliste: SKËNDERBEU: Ruçi, Frashëri, Beci, Premçi, Zguro, Rapa, Liço, Pecani, Abdul, Pusi, Sumaila.

TËRBUNI – SKËNDERBEU 1-1

Xhabrahimi 35’/ Zguro 45′

72 SH. RUCI
79 E. FRASHÈRI
© D. BECI
5 E. PREMCI
3 V. ZGURO
4 O. RAPA
8 D. LIÇO
17 R. PECANI
11 ABDUL
) B. PUSI
25 SUMAILA

Ne ndeshjet e tjera spikat fitorja e Luzit ne Vlore ndaj Flamurtarit .

FLAMURTARI – LUZI 1-2

Kamargo 49’/ Cucka 78′, Dushaj 81′

BESA – TOMORI 0-0

KORABI – APOLONIA 0-0

TURBINA – BESËLIDHJA 0-0

Diten e neserme do te luhet Dinamo – Oriku, ndersa ndeshja Lushnja – Burreli eshte shtyre per nje date akoma te pacaktuar


Ngjarje si nëpër filma/ Vajza lë makinën ndezur për pak në Tiranë, hajduti ia merr dhe zhduket…

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri për vjedhje makine. Siç bëjnë me dije blutë e kryeqytetit, shoferja e makinës, një vajzë 26-vjeçare e kishte lënë automjetin ndezur në rrugën “Mikel Maruli” në kryeqytet dhe është larguar nga aty, por ky ka qenë një rast për 18-vjeçarin, i cili ka hipur menjëherë aty duke i dhënë gaz. Pas njoftimit të policisë, ata i janë vënë pas makinës duke e kapur të riun, i cili tashmë do të akuzohet për vjedhje. Mësohet se i riu nuk kishte patentë, por pavarësisht kësaj ka marrë guximin për të vjedhur makinën.


Ku ishte ‘zhdukur’? Lulzim Basha gjen ngushëllim në Amsterdam, shfaqet i qeshur me Aurelën (Video)

Prej kohësh, Lulzim Basha nuk ka qenë pjesë e politikës dhe këtë verë është “zhdukur” duke mos qenë aspak aktiv, edhe pse në Partinë Demokratike “po ziente”. Nisur nga historia personale duket se ish-kryetari gjen ngushëllim atje kur është në vështirësi dhe kështu ka bërë edhe së fundmi. Ai është filmuar në Amsterdam të Holandës pranë një kantieri ndërtimi ku shfaqet buzagaz pranë bashkëshorters. Prej kohësh tashmë Basha ka kaluar në hije në politikën shqiptare dhe ka preferuar të mos shfaqet më as publikisht.


Jorida Tabaku: 1 në 3 shqiptarë jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë. Për kë po qeveris Rama?!

Nga Jorida Tabaku:

Shqipëria është në krizë.
1 litër qumësht sot kushton 200 lekë, një litër naftë sot kushton po aq.
35% e shqiptarëve janë në një krizë të thellë energjetike.
1 në 3 shqiptarë jetojnë me më pak se 5$/ditë.
Familjet tona kanë fuqinë blerëse më të ulët në rajon.
Kriza energjetike pritet të thellohet edhe më shumë.
Inflacioni pritet të rritet njësoj si varfëria në tavolinat e secilit prej qytetarëve.
Çfarë ofron qeveria për t’i paraprirë krizës?
a. Ligji për Amnistinë fiskale dhe penale për “çunat e Londrës”
b. Ligji për Pasaportat e Arta për oligarkët dhe pastrimin e parave
c. Hapjen e Lojrave të Fatit për interesat klienteliste të qeverisë.
Askush nuk ka dëgjuar politika për lehtësimin e krizës;
a.0 politika fiskale për uljen e taksave sidomos tek karburanti
b. 0 politika për çlirimin e tregjeve nga monopolet
c. 0 politika për uljen e shpenzimeve për PPP-të dhe koncesionet.


Çmenduri në Pogradec/ 51- vjeçari i dehur me Benz ,i nxjerr thikën dhe i vjedh biçikletën 15-vjeçarit

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. M., 51 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vjedhja” dhe “Kanosja”. Shtetasi i mësipërm, dje në lagjen nr.1, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, për motive të dobëta ka kërcënuar me thikë dhe i ka marrë biçikletën një 15-vjeçari, e cila iu gjet në banesë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme njofton policia.


E rëndë në Selanik/ I moshuari gjendet i vrarë mbi çatinë e shtëpisë….

Kanë nisur hetimet për një rast thriller në Selanik me trupin e një të moshuari të gjetur rreth orës 08:00 në çatinë e një shtëpie në Polichni. Fqinjët kanë parë trupin në shtëpi dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa ambulanca e ka konstatuar vdekjen. Sipas informacioneve të para, i moshuari nuk jeton prej 48 orësh.Siç raporton SKAI, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë ngjarje kriminale.


Nusreti i jep lamtumirën Mykonos nën tingujt e këngës “Një mëngjes dimri” (Video)

Kuzhinieri i famshëm turk Nusret Gökçe i cili njihet për publikun e gjerë me pseudonimin “Salt Bae” për shkak të hedhjes së veçantë të kripës mbi mish, i dha lamtumirën Mykonos për këtë sezon vere. Ai zgjodhi të largohej nga ishulli nën tingujt e këngëtares Eleni Vitalis. Nusret ka postuar një video në llogarinë personale në Instagram, në të cilën ka mbledhur momentet më të bukura të kësaj vere të shoqëruar me këngën “Një mëngjes dimri”.