Dy binjakët ekselentë me mesatare 9.98 ikin nga vendi: “Studimet do i ndjekin në Gjermani…

Këta janë binjakët ekselentë të maturës shtetërore dhe në krye të fituesve në Universitete. Mario Popa është renditur i pari në rang vendi, jo vetëm në Mjekësi, por edhe në 9 degët e tjera që ka aplikuar për studimet e larta. Ndërsa vëllai i tij Xhulio ka dalë i 16 në listën e fituesve. Fëmijë të dy prindërve mjekë edhe ata synojnë mjekësinë e përgjithshme, por specialitete të ndryshme.

Në Shqipëri drita jeshile i është hapur në të gjitha degët që ka në preferencë, por kanë vendosur të largohem në Gjermani për të studiuar dhe jetuar. Falë rezultateve të larta Mario është fitues i dhjetëra medaljeve. “ Sot Mario ndjehet i emocionuar për largimin nga vendi dhe familja, por edhe i lumtur që ka fatin të realizojë ëndrrën e tij, ndonëse jashtë Shqipërie.

Si asnjëherë më parë, universiteti i Mjekësisë këtë vit u përballmë një fluks të pazakontë aplikimesh.

Mbi 9 mijë maturantë synojnë degët e mjekësisë për 1500 vende.Infermieria rezulton dega më e kërkuar me 4 mijë aplikime, ndjekur nga mjekësia e përgjithshme dhe më pas fizioterapia. Po përse degët e mjekësisë kanë vetëm rritje kërkese?

Regjistrimet në universitete sapo kanë filluar. Më lëvizjen e kandidatëve në degë të ndryshme apo dhe në universitete jashtë vendit, do të ketë zhvendosje të listës së fituesve deri në plotësimin e kuotave për çdo program studimi.



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.