Vajza e Niko Peleshit: “Do të vrisja çerekun e popullsisë brenda një dite po të ma lejonte ligji…

Vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit, Aleksia ka deklaruar se nëse do të kishte mundësi do të fshinte çerekun e popullsisë. Teksa ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Përgjigjia e Aleksias ka qenë befasuese pasi ka deklaruar se do të vriste çerekun e popullsisë, duke e filluar me pedofilët dhe përdhunuesit… Kjo deklaratë e Aleksias ka shkaktuar debate të mëdha dhe reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi në plan të parë kur e dëgjon, duket paksa e frikshme…


Tragjedi në fabrikën e peshkut në Prevezë/ Një shqiptar dhe një grek digjen për së gjalli…

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë këtë diel. Një fabrikë peshku në Prevezë ka marrë flakë nga një shpërthim i fuqishëm. Gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe askush nuk mund t’i thotë me siguri shkaqet, por informacionet e para ‘flasin’ për një shpërthim në një gaz. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesa edhe banorët e zonës që kanë dëgjuar gjithë çfarë ka ndodhur.

Një shqiptar dhe një grek kanë ,mbetur të vdekur në vend nga shpërthimi i fuqishëm. Shqiptari që humbi jetën është baba i tre fëmijëve. Mediat greke shkruajnë se 39-vjeçari, Gerasimos Fatouros kishte tre fëmijë të moshës, 10, 6 dhe 5 vjeç.

Sipas mediave greke trupi u 39-vjeçarit është gjetur i prerë në dysh.

Banorë të zonës së Mytikas, janë të shokuar nga ngjarja e rëndë. Forcat zjarrfikëse dhe Policia janë ende në vendngjarje.


Rezultonte i zhdukur prej dy ditësh/ Gjendet i vrarë biznesmeni shqiptar në Itali

Biznesmeni Fatmir Ara, me banim në Mathi Torino , pronar i kompanisë që tregton materiale ndërtimi ‘Nuova Edile’është gjetur i vrarë brenda një furgoni. Viktima ishte 43 vjeç me origjinë nga Shkodra dhe u deklarua si i zhdukur dy ditë më parë. Sipas mediave italiane, biznesmeni është qëlluar për vdekje me armë. Disa vite më parë (2018) 43-vjeçari ishte arrestuar dhe i dënuar me tre vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje. Ndër të tjera bashkëshortja në atë kohë e kishte denoncuar edhe për përfshirje në punë të paligjshme.


Aksident në Pogradec-Qafë Thanë/ Shoferi i dehur ,përmbyset me motor, niset në Tiranë

Një 58-vjeçar nga Pogradeci është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, pasi ka pësuar aksident me motorin që po drejtonte. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, në fshatin Memlisht. Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se 58-cjeçari, banues në fshatin Memelisht ka qenë duke drejtuar motorin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në fshatin Memlisht, shtetasi Q. R., 58 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin ciklomotor tip “Piaggio”, pa targë, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Ishte data 4 shtator 2004/ Shqipëria gjunjëzonte Greqinë kampione të Europës

Ishte data 4 shtator 2004! 18 vite nga suksesi historik të Kombëtares kuqezi! Shqipëria do të startonte fushatën kualifikuese të Botërorit “Gjermani 2006” ku në stadiumin e tejmbushur “Qemal Stafa” do të priste Greqinë, përfaqësuesen e sapo shpallur kampione të Europës në “EURO 2004” në Portugali, duke mposhtur pikërisht këta të fundit.

Kuqezinjtë tanë atë natë korrën një sukses të paharruar, ku gjunjëzuan që në ndeshjen e parë Greqinë, që pasi mori petkun e kampiones së Europës.

Shqipëria e drejtuar asokohe nga Hans Peter Brigel triumfoi me rezultatin 2-1 me golat e Muratit në minutën e tretë dhe me një eurogol të Aliajt nga goditja e dënimit. Goli i helenëve me Janakopulosin vetëm sa ngushtoi diferencat.

Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë, shqiptarët ishin në dëlir dhe të papëmbajtshëm teksa festimet e tyre i çuan përtej stadiumit, duke mbushur rrugët dhe sheshet e kryeqytetit.

Në Shqipëri kjo ndeshje nuk pati incidente, por në vendin grek një shtetas shqiptar me emrin Gramoz Palushi gjeti vdekjen e menjëhershme në ishullin Zakinthos teksa u sulmua nga një greko-amerikan me një thikë.

Kjo ngjarje ndodhi përshkak se tifozi shqiptar po festonte fitoren historike të Kombëtares kuqezi ndaj Greqisë.


Ngjela: “Të gjithë shqiptarët qeshin me teatrin absurd të Sali ziut!

Nga Spartak Ngjela:

Sali ziu donte të merrte Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, por nuk…Një “Nuk!” të fortë dhe me zë të lartë iu dha nga Grupi. “Nuk!”, ka kudo për këtë njeri-gënjeshtër, por ai vijon. Qeshin të gjithë shqiptarët e ditur me të, por ai vijon, edhe pse takohet me mohimin që i bëhet kudo. Por ai vijon… Sepse kërkon t’u thotë amerikanëve – Shqipëria është imja.

Kurse përkrahësit e tij e presin Godonë me seriozitet, edhe pse janë zënë liksh prej Saliut dhe nuk kanë ku të shkojnë.

Megjithatë, ata të afërmit e tij dje u mërziten shumë, sepse Saliu nuk e mori dot grupin parlamentar, edhe pse dhëndri i tij u bëri thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të shkonin me Saliun, duke u thënë: hajdeni te Saliu se keq do ta kishin kur të vijë Godoja. Por ata nuk e dëgjuan.

Kurse Saliu nuk po flet. Siç duket është i bindur se do t’i vijë Godoja. Por koha po i ikën, dhe asgjë nuk ka në vijë. Godoja nuk po duket Sali.


“Ja, ja shikoheni”! Bërtet Saliu duke shtuar: “ja, te kthesa është Godoja, priteni, se do të dalë”. Dhe koha ikën, dhe amerikanët qeshin me të, kurse shqiptarët i ka bezdisur sa nuk e shohin dot më me sy.

Por Saliu s’pyet, ai vijon përditë të mbledhë një grusht njerëzish, shumica të paguar, dhe vetëm flet.

Dhe televizionet kombëtare e transmetojnë, se paguhen, sigurisht.

Po Saliu, çfarë fiton? Asgjë nuk fiton, po zbut marazin dhe frikën e tij të brendshme me gënjeshtrat që i llomotit ditë për ditë, dhe nuk thotë asgjë.

Po si do të shkojë puna e tij?

Ja kështu, me Godonë në gojë, derisa Kuvendi i Shqipërisë të miratojë projektligjin që ka depozituar në Parlament kundër tij. Çështje ditësh është…

E rëndë në Pogradec/Makina përplas 74 vjeçaren dhe ia mbath…

Një 74-vjeçare është aksidentuar nga një automjet në qytetin e Pogradecit. Shtetasja V.P është dërguar në spital rreth orës 10:25 dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacioneve paraprake nga policia, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2022, rreth orës 10:25, në Spitalin e Pogradecit, ka mbërritur shtetasja V. P., rreth 74 vjeçe, e cila dyshohet të jetë aksidentuar në rrugë nga një automjet në qytetin e Pogradecit, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

Kjo shtetase aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Arbana Osmani nënë për herë të tretë/ Pagëzon vajzën me emrin kaq të thjeshtë, por me një kuptim të…

Dy ditë më parë, Arbana Osmani njoftoi vetë në rrjetet sociale se është bërë nënë për herë të tretë. Ajo dhe Eduarti u bënë prindër të një vajze Zoi. Në dukje Zoi është një emër i thjeshtë për tu shqiptuar, por kuptimin e ka shumë të veçantë. Ky emër ka origjinë greke dhe do të thotë Jetë. Në vitet e hershme të krishtera, emri Zoi lidhej me Evën, sepse Eva ishte burimi i jetës sipas shkrimeve të shenjta. Një emër shumë i bukur dhe kuptimplotë që Arbana dhe Edi kanë zgjedhur!…


Ikonë e bukurisë që s’u plak kurrë/ Inis Gjoni tregon se mosha për të ka mbetur një numër…

Inis Gjoni është një nga vajzat më të bukura shqiptare, ku gjithmonë ka bërë diferencën ,por jo vetëm kaq, së fundmi, ajo ka publikuar disa foto me poza mjaft perfekte. Ku nxjerr në pah anët e saj më të mira, një gjë është e sigurt, që ka dhënë disa leksione mjaft të vlefshme për vajzat. Ndonëse vitet kalojnë Inisi nuk ka ndryshuar aspak dhe vazhdon të jetë në super formë.


Nuk po i zbriste temperatura fëmijës/ Babai dhe halla ,rrahin me grushta dy infermierët

Të afërmit e një fëmije kanë përfunduar të pandehur në gjykatë pasi akuzohen për “goditje për shkak të detyrës” ndaj dy infermiereve në spitalin Pediatrik, në Tiranë. Personat në fjalë kanë rrahur me shpulla dhe grushta dy infermiere pasi temperatura e fëmijës nuk po zbriste. Dy infermieret Silvana Roshi dhe Violeta Merdani kanë denoncuar në polici babain dhe hallën e fëmijës që ishte sëmurë pasi ata kanë ushtruar dhunë ndaj tyre.

Ndërkohë personat e akuzuar për dhunë këmbëngulin se ata ishin të shqetësuar dhe se infermieret i kishin ofenduar. Ka qenë halla, ajo që ka shkuar në spital me fëmijën me temperaturë, dhe 30 minuta më vonë në pavion ka mbërritur edhe i ati i fëmijës.

Në media raportohet se këta persona pretendonin se fëmija është sëmurë por infermieret kanë këmbëngulur se gjendja ishte e normalizuar.

Në debat e sipër, infermieret janë rrahur në fillim nga babai e më pas halla. Pasi i kanë goditur me shuplaka dhe grushte, të dy të afërmit janë larguar nga spitali, por janë identifikuar më pas nga regjistrimi që kanë bërë në spital.