Ilir Meta: Rama është i gjatë, por ne do ta palosim, do të zbresim në shesh për revolucion

Nga Berati, ku zhvilloi një takim me strukturat ish-Presidenti tha se kupa është derdhur prej kohësh, ndërsa tha se “do ta palosim, pavarësisht se duket i gjatë”. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Rama se do ta rrëzojnë nga pushteti me protesta qytetarë dhe me zgjedhje . Sipas tij, tani është koha që t’i merren të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe t’ia kthehen popullit duke i garantuar mundësinë të ushtrojë referendumin.

Edi Rama si hajdut i jashtëzakonshëm që është i vodhi të gjitha pushtetet në Shqipëri, kuptohet përmes investimit duke blerë ish lidershipin e opozitës. Sipas marrëveshjes së bërë prej kohësh Rama-Basha. Tani është koha, t’ia marrim të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe t’ia kthejmë popullit duke i garantuar mundësinë të ushtrojë referendumin.

Përmes referendumit populli do kontrollojë, Kuvendin, qeverinë, drejtësinë gjithçka ka të bëjë me interesat e tij sovrane dhe jetike. Ne do ta shembim Edi Ramën, do ta palosim, ju duket i gjatë ai juve, por e njoh unë Edi Ramën. Ai ka thënë fjalët më përçmuese për vendin tonë dhe do të zëvendësojnë të rinjtë me punëtorë nga Bangladeshi.

Ne kemi nisur këtë sesion të ri me një projektligj me indeksimin e pagave se kjo nuk ndodh prej vitesh. Ky nuk do t’ia dijë se kujton se do hutojë opozitën me lojërat e tij, nuk do t’i lëmë Edi Ramës kohë dhe mundësi të vjedhë qytetarët e thjeshtë. Ne do të zbresim në çdo shesh beteje. Do jem para parlamentit bashkë me ju dhe qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të dëgjohet zëri tyre. Do ta çojmë përpara këtë revolucion antikorrupsion.

“Kupa jo vetëm është mbushur, por është derdhur prej kohësh. Edi Rama si hajdut i jashtëzakonshëm që është i vodhi të gjithë pushtet në Shqipëri, duke blerë ish lidhershipin e opozitës, i cili e futi në një qorrsokak popullin opozitar sipas marrëveshjes që ishte bërë prej kohësh Rama-Basha, për të djegur mandatet, për ti lënë pushtetin Ramës dhe për ti dhënë drejtësinë.


President Bajrami’…/ Sonila Meço ngec në emision direkt nuk i kujtohet mbiemri i Begajt (Video)

Presidenti Bajram Begaj erdhi si anonim dhe vazhdon të funksionojë si i tillë. Nuk gëzon stofin e një politikani me impakt publik, por vetëm si i preferuar i Edi Ramës. Sot ishte dhe fillimi i sesionit të ri parlamentar ku gazetarët dhe të ftuarit në ‘Task Force’ komentuat situatën politike që është ndezur shumë me hyrjen në skenë të, Ilir Metës, tani jashtë kostumit të ngushtë presidencës.

Pas ‘recitimit’ të Nikollës, ajo që ra në sy më shumë nuk ishin fjalët e dërguara me postë nga presidenti, por ‘lapsusi’ që moderatorja, Sonila Meço bëri pas fjalës së kryetares së parlamentit ,duke harruar dhe emrin e presidenti Begaj.

Moment ky që u kalua me shpejtësi pas ndihmesës që Abilekaj i dha moderatores Meço, por s’ka se si të ndodhë ndryshe, sepse presidenti flet vetëm kur i jep leje kryeministri, e duke e ditur se Rama është një ‘Show Man’…


Këngëtari shqiptar shpërthen ndaj kolegëve: I trajtojnë femrat si k*rva dhe pastaj protestojnë…

Mentor Haziri ka sqaruar deklaratën e tij të para disa ditëve kur kritikonte artistët në lidhje me reagimet e tyre ndaj ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kosovë, ku një 11 vjeçare u përdhunua nga pesë të rinj. Shumë personazhe publikë dënuan ngjarjen ndërsa dolën në protestë në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë. Në postimin e tij, Haziri shprehej se ishte këta artistë që reaguan ndaj ngjarjes kanë dhunuar verbalisht gratë me tekstet e këngëve të tyre. Ndërkohë sot, gjatë një interviste për “Shqipëria Live”, këngëtari tha se në tekstet e shumë këngëtarëve shqiptarë femra trajtohet si objekt dhe vegël.


Nuk na nevojitet ndonjë analizë e thellë për këngët që bëjnë “artistët” shqiptarë kur në çdo tekst të tyre femra është e pavlerë, dhunohet tekstualisht dhe përulet në mënyrën më makabre të mundshme. Keni pa shembuj të ndryshme ku femra, më falni për shprehjen por duhet ta them, konsiderohet si k*rvë.

“Iu kisha thënë femrave shqiptare që të mbajnë armë, pepper spray që të mbroheni nga shoqëria. Mendoj se kjo është zgjidhja përderisa dështon drejtësia në Kosovë dhe Shqipëri diçka duhet të bëhet.“, theksoi ai. I pyetur nëse pati në protestë artistë që përdorin tekste të tilla ndaj grave, ai tha:

“Po, pashë në protestë artistë që në këngët e tyre përdorin zhargonin e fjalëve të ndyta ndaj femrave shqiptare. Shpresoj që këta artistë që kanë prodhuar këtë zhargon të përuljes së femrës shqiptare në fund të zënë mend dhe të krijojnë këngë për dashurinë, paqen, mirësisë.”


Ngjela plas deklaratën e fortë: “Ç’është ky tip kryeministri me seli në Tiranë që është më i gëzuar kur shkon në Beograd…

Nga Spartak Ngjela:

“Nuk e di se përse kryeministrat shqiptarë – në Prishtinë dhe në Tiranë – nuk e kuptojnë dot që Kosova është një shtet i pavarur, prandaj: çfarë po duan të bëjnë këta me njohjen që u dashka t’i bëjë Serbia Kosovës?!

E kuptoni tani që Serbia ka qenë në 2 shekuj rresht një pushtues territoresh shqiptare, i përkëdhelur nga evropianet, dhe e drejta shqiptare erdhi në histori për t’u njohur si fakt i vërtetë vetëm para 23 vitesh, dhe nga imponimi i forcës së politikës amerikane?

l.

Çfarë është në thelb kërkesa për njohjen e Kosovës nga Serbia?

Kërkesë absurde. Kosova është tani një shtet i pavarur dhe i lirë, kurse Serbinë Kosova e ka mundur në luftë.

E di kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që Serbinë Kosova e ka mundur me luftë çlirimtare dhe në aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

E di kryeministri shqiptar që Serbia ka pas qenë pushtuesi shekullor i Kosovës?


Prandaj…

Forca e shqiptarëve tani është bashkimi i tyre. Të gjitha arsyet e tjera janë vetëm fjalë.

Dhe Kosova është shtet unik shqiptar dhe vetëm shqiptar. Kurse serbët bëjnë sikur po kanë “hallin” e serbëve në Kosovë. Asgjë, ata duan të fitojmë kohë se presin ndryshim të politikës amerikane për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.

Në fakt po presin petulla nga qielli.

ll.

Pakicat serbe në Kosovë janë pakica jo autoktone, por pjesë e popullimit të saj me të huaj kur Kosova ishte një territor i pushtuar dhe vijimisht përballë pastrimit etnik. Tani është e vërtetuar, si fakt i dokumentuar, aleanca që ka pasur Serbia me Portën e Lartë për të copëtuar Arbërinë dhe për të krijuar Serbinë, nga një principatë e vogël rreth Beogradit, në një shtet të madh, dhe e gjithë kjo, me anë të dëbimit të shqiptarëve autoktonë.

Po serbët, pakicë etnike janë në Kosovë?

Serbët e Kosovës nuk mund të quhen pakica etnike, por thjesht serbë të ardhur si pushtues me metodën e tyre kriminale sipas qëllimit që tani është i njohur si fakt historik: “shfaros shqiptarët dhe popullo Kosovën me kolonë serbe”.

Kjo është e vërteta e historisë. Se pakica etnike quhen si rregull pakicat autoktone, të ardhurit nuk mund të formojnë një etni

Atëherë?

Duhet të kemi parasysh se të gjitha shtetet që nuk kanë respektuar të vërtetat historike që i kanë pasur në favorin e tyre, janë dekompozuar deri në shpërbërjen e tyre. Edhe politika shqiptare duhet ta mbajnë shumë ngushtë parasysh këtë.

Atëherë, çështja është kjo: çfarë është politika pasive e kryeministrave shqiptarë në një kohë kur Kosova e ka fituar pavarësinë e vet me luftë në aleancë me NATO-n?!

Pikërisht për këtë, dhe për faktin historik që Kosova është një shtet i pavarur, të gjitha orvatjet për bisedime me pushtuesin e mundur në luftë, janë humbje kohe, por edhe një kompleks inferioriteti që duket se po ka Kryeministri i Shqipërisë.

Deri tani, historia, në fundin e luftës midis dy shteteve, njeh faktin e marrëveshjes së paqes që bën fituesi me të mundurin që e ka pasur pushtues.

E pra, ç’është ky tip kryeministri me seli në Tiranë që më i gëzuar është kur shkon në Beograd se sa kur shkon në Prishtinë!

Përse ta duan shqiptarët këtë kryeministër që nuk ka lidhje me shqiptarizmin?

Po politika amerikane pse po e toleron kryeministrin aktual të Shqipërisë, i cili nuk njeh historinë e Shqipërisë dhe nuk e di që shqiptarët, pas 200 vitesh luftë, në vitin 1999, kanë fituat luftën me Serbinë pushtuese territoresh shqiptare?

Po shqiptarët të mpirë janë që vijojnë të lënë kryeministër një person që e do Beogradin më shumë se Tiranën?

lll.

Por çfarë do të ndodhë me serbët që jetojnë në Kosovë?

Asgjë e veçante, sepse serbët, si të ardhur në Kosovë, duhet të kenë të gjithë të drejtat e emigrantëve.


Prandaj, është më se normale që, brenda shtetit të Kosovës, serbët e ardhur duhet të kenë të njëjtat të drejta me shqiptarët, po kurrë një status juridik si etni dhe njësi konstituente.

Historia nuk shkelet.

Koloniziatorët po të duan mund të ikin. Në Kosovë ka vetëm një njësi konstituente: shqiptarët që kanë Republikën e tyre të pavarur e cila quhet Republika e Kosovës.

Ajo që vihet re me këtë kryeministër është fakti që, sa herë presidenti i Serbisë kërcënohet nga politika amerikane, Rama shkon në Beograd dhe shfaqet si mik i ngushtë i presidentit serb Vuçiç.

Ndërsa dihet që Vuçiç është një antishqiptar që ka marrë pjesë direkt dhe personalisht në krimet kundër shqiptarëve me qeverinë Milosheviç, ku ka qenë ministër ekstremist i informacionit. (!)”- shkruan avokat Spartak Ngjela.

14 kriminelë u arratisën/ “Zbërthehet” Gledis Nano për median Franceze: “Operacionet në Shqipëri dekonspirohen(Video)

Përpara se Gledis Nano të shkarkohej nga posti i Drejtorit të Policisë së Shtetit, në reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole, ka thënë se gjatë kohës që ishte në detyrë, 14 kriminelë janë arratisur për shkak se ishin të informuar për operacionin.

“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale”, ka thënë Nano në dokumentar duke shtuar se nuk dihej nga cilët persona vinte ky dekonspirim.

“Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …..Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”. Më tej Gledis Nano thotë se për shkak të reformës në drejtësi, i është dashur të shkarkojë nga puna shumë kolegë.

Ka një reformë të drejtësisë që po vazhdon në këto momente. Prokurorë dhe gjykatës janë shkarkuar dhe ne po bëjmë të njëjtën gjë me policët tanë. Kjo gjë do pak kohë. Për këtë arsye me është dashur të sanksionojë shumë kolegë te mi në pozicione shumë të larta në detyrë. U shkarkuan. Kjo gjë sepse nëqoftëse një ditë do duam të integrohemi ne BE, duhet të përmbysim disa rregulla. Një nga këto është lufta kundër korrupsionit”./Gazeta Si


Torturoi dhe dogji të gjallë gjyshen dhe nipin e saj në Greqi/ Shqiptari në Gjykatë : “Ekspertët gabuan me gjurmët e gishtave

Avokatët e një shqiptari që i reziston ekstradimit për në Greqi, për një vrasje të dyfishtë, kanë kërkuar heqjen e një raporti të hartuar nga një ekspert grek i gjurmëve të gishtërinjve me arsyetimin se është përdorur një metodë e vjetëruar për të analizuar gjurmët. 36-vjeçari Ledjon Brakaj u arrestua në Maltë muajin e kaluar dhe u la në paraburgim pas një urdhër-arresti evropian në emër të tij nga autoritetet greke.

Brakaj kërkohet t’i nënshtrohet procedimit penal për vrasjen e rëndë të dyfishtë të pronares së një biznesi suvenirësh dhe nipit të saj në vitin 2015 në ishullin grek të Aeginës.

Raportet thonë se trupi i Irini Marmarino ishte gjetur i vdekur së bashku me atë të nipit të saj, Lambros Protonotarios, brenda shtëpisë së saj. Të dy viktimat ishin torturuar para se të vriteshin, me autopsinë që arriti në përfundimin se dy viktimat ishin rrahur aq egërsisht sa kishin pësuar fraktura dërrmuese në të gjithë trupin e tyre dhe se u ishte vënë flaka derisa ata ende merrnin frymë.


Por në një kërkesë të depozituar mëngjesin e sotëm nga avokatët Franco Debono, Marion Camilleri dhe Francesca Zarb, argumentohej se në akte nuk kishte asnjë dokumentacion që tregonte se si ishin marrë printimet, nga kush apo sa kohë më parë ishin marrë. Çështja e fundit ngriti pyetje për të drejtat e njeriut në lidhje me “mbajtjen pa dallim” të të dhënave të gjurmëve të gishtërinjve, praktikë e cila ishte deklaruar në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin e vitit 2020, Gaughran kundër Mbretërisë së Bashkuar.

Një faktor tjetër i kapur nga avokatët ishte se raporti i ekspertit grek kishte deklaruar se gjurmët e burrit ishin klasifikuar duke përdorur Sistemin Henry, një teknikë e zhvilluar në 1896, përmes së cilës gjurmët e gishtërinjve renditen sipas karakteristikave fiziologjike për kërkime një-në-shumë.

“Jo vetëm që sistemi është arkaik, por në raportin e ekspertit ai nuk tregon në asnjë mënyrë se si është bërë analiza krahasuese, modus operandi apo teknikat e përdorura për të arritur në përfundimet e tij,”- argumentuan avokatët.

Për këtë, mbrojtja kërkoi që gjykata të fshihen nga aktet e çështjes të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me marrjen dhe analizimin e gjurmëve të gishtave të Brakajt./MaltaToday

Ilir Meta: “Me lekët që ka vjedhur Edi Rama, kisha bërë një tunel nga Berati në Londër…

Një tunel nga Berati deri në Londër, do kishte ndërtuar Ilir Meta me paratë që ka vjedhur deri tani Edi Rama, kështu është shprehur kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, nga qyteti i Beratit. Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar pishinat e resortit “Prestige” pasi kompania mediatike në pronësi të Hysenbelliu Group kishte publikuar disa skandale për qeverinë. “

Me kaq lekë sa ka vjedhur ky, Ilir Meta do kishte bërë një tunel nga Berati në Londër. A e dini sa ka vjedhur ky? 6 herë një kilometër rrugë. 2/3 e Shqipërisë jetojnë nën minimumin jetik. E patë paketën e Kosovës? Shikoni çfarë bën ky hajdut, çon rruspat në një resort nga më prestigjozët.

Kam një pyetje për ju, se nuk ka njeri që nuk e ka kuptuar se kjo ishte një hakmarrje për një grup mediatik që ka publikuar disa skandale”, deklaroi Meta.


“Do të doja ta përjetoja eksperiencën e shtatzënisë/Armina Mevlani zbulon planet për t’u bërë nënë…

Armina Mevlani është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjete sociale. Blogerja, e cila është në një marrëdhënie prej shumë vitesh me Shkëlzen Berishën, merr gjithmonë vëmendjen dhe sa i përket jetës private. Së fundmi, në një intervistë virtuale me ndjekësit, ka zbuluar planet për t’u bërë nënë. Njëri prej ndjekësve e ka pyetur blogeren nëse është shtatzënë. “

Akoma jo, së shpejti, do të doja ta përjetoja këtë eksperiencë në fakt”, është përgjigjur Armina.

“Që në momentin e parë që e kam parë jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte…Më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra… ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantike, ëndërrimtar, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë”, tha ajo.


“Pushtuan” Britaninë me gomone/ Çfarë do të ndodhë me shqiptarët pas zgjedhjes së Liz Truss…

Prej disa ditësh, fluksi i madh i emigrantëve shqiptarë që po përpiqen të hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, është bërë tema e ditës për mediat britanike, duke ngritur alarmin e duke i detyruar ligjvënësit të kërkojnë rikthim të skemës së Ruandës.Por çfarë ndodh tani me emigrantët shqiptarë pasi Liz Truss u zgjodh kryeministre e Britanisë së Madhe?

Truss u zotua se do të marrë përsipër vendimet e GJEDNJ-në pasi imigracioni u vu në qendër të vëmendjes së balotazhit të lidershipit konservator.

“Si kryeministre, jam e vendosur të shoh politikën e Ruandës deri në zbatimin e plotë, si dhe të eksploroj vende të tjera ku mund të punojmë për të ngjashme partneritete. Do të sigurohem që të kemi nivelet e duhura të forcës dhe mbrojtjes në kufijtë tanë. Unë nuk do t’i drejtohem Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) dhe përpjekjeve të saj të vazhdueshme për të provuar dhe kontrolluar politikën e imigracionit”, ka thënë më herët Truss.

Truss u zotua gjithashtu të rishqyrtojë idenë e diskutueshme për t’i kërkuar Forcës Kufitare të ndjekë emigrantët që tentojnë të kalojnë La Manshin dhe t’i tërheqë ata mbrapsht në Francë.


Gjeti të brendshme femrash të tjera në shtëpi, vret veten spikerja e lajmeve…

Një prezantuese lajmesh në SHBA raportohet të ketë kryer vetëvrasje pasi dyshohet se gjeti të brendshme femrash në shtëpinë që ndante me të fejuarin e saj. ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare më 27 gusht raportuan mediat lokale të Wisconsin. Pacholke kishte vendosur të martohej me babanë e dy fëmijëve, Kyle Haase, 38 vjeç në Meksikë më 12 tetor. Vetëm disa javë më parë çifti bleu një shtëpi me vlerë rreth 400 mijë dollarë në zonën e Wausau. Miqtë kanë treguar se marrëdhënia e tyre ishte e trazuar.


“Ata gjithmonë grindeshin dhe dukej sikur Neena ishte më e dashuruar me Kyle se ai ishte me të”, tha një mik për mediat.

Miqtë e Pacholke pretendojnë se ajo kishte qenë i shqetësuar se Haase kishte lidhje me një ish-të dashur.

Pacholke dyshohet se i tha një shoqeje së fundmi se kishte gjetur një palë brekë femrash në shtëpinë e saj dhe të Haase. Çifti gjithashtu thuhet se pati një përleshje në korrik kur Haase dyshohet se e përzuri Pacholke nga shtëpia e tij me qira. Ajo mori me qira një garazh dhe qëndroi në një hotel për 3 ditë derisa të dy u pajtuan.