Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë është regjistruar në Greqi, ku viktimë ka mbetur një 17-vjeçar shqiptar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Avlona-Skala Oropou, ku i mituri ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë ndërsa është përplasur kokë më kokë me një automjet. I riu shqiptar është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë, ndërsa ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa drejtuesi i makinës ka braktisur automjetin pas aksidentit, duke lënë edhe viktimën e gjakosur në vendin e ngjarjes, shkruajnë mediat e huaja. Megjithatë, ai është arrestuar pak orë pas ngjarjes.

17-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë ndërsa është përplasur kokë më kokë me një automjet, që drejtohej nga I.X një 30-vjeçar grek. Identiteti i 17-vjeçarit shqiptar nuk është bërë ende i ditur, ndërsa mësohet se ai banonte në Oropou.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.