Eni Vasili dhe moderatorja e emisionit “Open” ndërsa ka komentuar ndërhyrjen e IKMT-së për lirimin e bregdetit, deklaroi se “Prestige Resort” është një copë Europë në atë mishmash në të cilën ndodhet Golemi. Por Vasili harron se Europa nuk e uzurpon bregdetin, nuk e ndan me parcela me blloqe betoni, si “tokë e xanun”, pasi është pronë publike dhe si e tillë u përket të gjithë qytetarëve.
Sipas Vasilit, janë vetëm dy pishina që po prishen.
“Ajo që shikon sot në ‘Prestige’, aty ku është një vend shumë i bukur një investim fantastik, duket si një copë Europe në mes atij mishmashi që afron Golemi dhe të shohësh ato pamje të vjen keq. Duket sikur kanë rënë bombat e një lufte. Çdo qytetar ndihet i prekur nga kjo gjë, tani ajo çfarë thua çfarë garancie kam unë.
‘News24’ po reagon në mënyrën e vet dhe po bën shumë mirë. Nuk është thjesht çështje personale”, ka thënë Vasili.