Merte drogë në kufi dhe e trafikonte në Athinë / Kapet me 52 kg canabis 31-vjeçari Shqiptar dhe…

Departamenti i anti drogës në rajonin e Kozanit, arrestoi dy shtetas shqiptarë nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit për shtyp të policisë greke, dy shtetas shqiptarë 31-vjeçar dhe një grua 51-vjeçare, u arrestuan në kushtet e flagrancës, pasi mbas kontrollit të kryer në automjetin e tyre me targa greke u gjet sasia prej 51.5 kilogramë kanabis.

Automjeti i trafikantëve u bllokua në aksin Kozani-Selanik në një postobllok të ngritur prej policisë helene për arrestimin e trafikantëve të narkotikëve. Autoritetet greke thanë se dy të arrestuarit kishin marrë sasinë e drogës në vijën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe do ta dërgonin atë në Athinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy automjete,disa telefona si dhe 1000 euro kash. Ata u dërguan në gjykatën e Kozanit, e cila vendosi t’i lërë më burg deri në përfundimin e hetimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: