Degradon sherri në Pd e Korçës/ Sekretari ia plas Kryetarit me shishe në kokë

Ka plasur sërish sherri në Partinë Demokratike. Pak minuta më parë, mësohet se kryetari Devis Osmani, është konfliktuar me Eduart Topallin, i cili e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënë të plagosur.
Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë. Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës. Konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme që pas zgjedhjeve të degëve. Kjo ndodh për shkak se grupi që ndjek Topallin ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për kryesinë e degës së Korçës, duke kërkuar rivotim….Ndërkohë ende nuk ka një vendim të prerë nga forumet e partisë për çështjen e konstituimit të Kryesisë, duke çuar në përplasje të shpeshta ndërmjet Osmanit dhe Topallit.


Eduart Topalli vs Devis Osmani
Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.