Ministrja Kumbaro: “Kam dalë e maskuar në plazhe për të inspektuar problematikat(Video)

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka zbuluar sot se ka dalë e maskuar në plazhe për të inspektuar problematikat. Ajo u shpreh teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” se ka inspektuar plazhe, konkretisht në Dhërmi, “e fshehur” nën syze dhe kapele , duke shtuar se asnjë nuk e ka njohur.“Në mes të Dhërmiut, mes dy plazheve private unë kam bërë inspektime në terren gjatë gjithë sezonit, e fshehur nën syze dhe kapele, anonime. Nuk më ka njohur askush dhe kam lëvizur nëpër territor sa herë që kishte reagime në Facebook, shkoja vetë dhe e verifikoja e maskuar. Kam parë plazhe në Dhërmi, mes dy plazheve private, plazh publik që ishte përgjysmë bosh, ndërkohë që dy plazhet anash ishin plot.


E rëndë në Pogradec/ Sherri për gardhin, vritet me thikë një person…

Një krim i rëndë ka ndodhur në Gështenjas, Pogradec, rreth orës 17:50 minuta. Mesohet se 63-vjeçari Fatos Manellari, ka qëlluar me thikë duke vrarë Safer Yskollarin, 65 vjeç. Ky i fundit u transportua në Spitalin e Pogradecit, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë . Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar, në drejtim të paditur. Ndërsa policia është duke kryer kontrolle. Viktima kishte jetuar për më shumë se 20 vjet në SHBA, por prej më pak se një viti ishte kthyer të kalonte pensionin në fshatin e lindjes.

Njoftimi i policisë :

Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Do e quajmë Jonada/ Rama ngre njësinë e re policore, do kontrollojë çdo aktivitet ujor….

Kryeminsitri Edi Rama ka paralajmëruar krijimin e një njësie të re të brenda radhëve të policisë së shtetit, të quajtur “JONADA”. Kjo njësi sipas tij do të bëjë monitorimin me dron, por edhe nga uji dhe toka të plazheve të Shqipërisë, duke nisur nga vera e vitit të ardhshëm, për të bërë të mundur shmangien e tragjedive të tilla, siç është ajo e Jonada Avdisë në plazhin e Potamit.

I kam kërkuar ministrit të krijojmë një njësi speciale policore që do ta quajmë “Jonada” dhe do të jetë vitin e ardhshëm aktive në monitorimin e plazhit nga uji, toka dhe ajri, me drone dhe mjete të motorizuara.

Duke mos ju rënë në qafë për inerci të gjithë atyre që vizitojnë Shqipërinë nëpërmjet ujërave territoriale dhe s’kanë asnjë arsye për të parë policë me sy, për sa kohë nuk kërcënojnë asgjë.

Këto halle me mjetet në ujë dhe aksidentet në ujë e kanë dhe vendet që kanë shumë vite eksperiencë në kurriz. Por dua të ngre një pyetje që mendoj se është shumë e rëndësishme.

Në cilin vend zhvillimi nuk ka sjellë edhe aksidente”, tha Rama në konferencën për mediat nga Ministria e Brendshme.


S’përmbahet i dënuari në burgun e Drenovës, thyen xhamat dhe bën sherr me shokët e qelisë…

Një i dënuar në burgun e Drenovës ka tentuar të plagosë veten. Llazar Dine është i dënuar me 10 vite burg për plagosje të rëndë me pasojë vdekje. Në gjendje të rënduar psikologjike dhe në gjendje të dehur, ai ka debatuar verbalisht me të burgosurit e tjerë. Pas debatit me ta, ai ka tentuar të dëmtohet në qafë, me mjet mprehës të improvizuar. Ai është pikasur nga rojet e sigurisë të cilët më pas e kanë futur në izolim, ku bëhet me dije se i dënuari ka thyer xhamat.


Legjenda e Skënderbeut mer drejtim e Teutës/ Shkëmbi: “Rikthehem në një ambient që e njoh…

Bledi Shkëmbi është trajneri i ri i Teutës, i cili e mori këtë post pas shkarkimit të Renato Arapit. Në një konferencë për mediat, futbollsti që shkroi historinë me Skënderbeun u shpreh se është i gatshëm ta ndihmojë skuadrën të dalë nga gjendja ku ndodhet dhe se do të kërkojë vetëm fitore.

Rikthehesh te një skuadër që e njeh mirë? – Ku ka më mirë kur rikthehesh në një ambient që e njeh, ose në një skuadër që e njeh. Kështu më ka ndodhur si futbollist, kështu po më ndodh dhe si trajner. Shpresoj që klubit, presidentit, të gjithëve t’ia shpërblejë në mënyrën më të mirë.

Objektivat? – Mendoj që në këto moment jemi në një mëndje që të ndryshojmë sa më shpejtë, ta kalojmë këtë situatë, që mendoj se nuk është shumë e mirë. Për fat të mirë është vetëm fillim dhe kemi kohë për t’u rikuperuar jo vetëm në lojë por dhe me pikë. Shpresoj që të fitojmë që këtë javë.

Kukësi ? Nuk mendoj se do të kemi ndonjë ndeshje të lehtë, sidomos përballë Kukësit. Është klub i mirë investuar, me lojtarë shumë cilësor. Ne duhet të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje, të japim maksimumin dhe të fitojmë. Pas ndeshjes bëhen analizat nëse kemi bërë mirë apo keq.

Për çfarë ka nevojë skuadra? – Unë mendoj që skuadra ka nevojë të fitojë. Fitoret të sjellin qetësi dhe besim. Këtë gjë duhet ta bëjmë sa më shpejtë.


Balluku: “Shteti do të konfiskojë ndërtimet pa leje …

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim me anë të cilës synon t’u konfiskojë ndërtimet pa leje, qytetarëve apo ndërtuesve, të cilët i kanë zhvilluar këto objekte qoftë edhe jashtë planit me qëllim për t’i legalizuar ato më pas. Zv.kryeministrja, Belinda Balluku tha se objekt VKM-së do te jene edhe katet shtesë të pallateve të cilat janë ndërtuar jashtë planit. Ato do konfiskohen dhe do përdoren nga shteti për zyra apo në ndihmë të komunitetit. Për ndërtuesit do ketë tre opsione, blerja e këtyre kateve shtesë, apo falja e tyre ndaj shtetit, ose rasti me ekstrem është konfiskimi.

“Akti në ditë në vazhdim do të ketë të tjera komunikime. Ka të bëjë me ndërtesat pa leje, siç ka një trend për ndërtimin e shtesave mbi lejet që ka dhënë bashkia. Ky trend ka një sjellje, që leja është me 7 kate, bëhen me 3 kate të tjera shtesë. Këto nuk do tolerohen më, do konfiskohen dhe do të merren për përdorim publik. Ky është proces i gjatë dhe që ka për qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese.

S’do ketë tolerancë për ndërtuesit. Ndërtuesi do i jepet mundësia të parablejë këto kate shtesë dhe do marrë gjobë! Ndërtuesi do i falë ose do u konfiskohet dhe do dërgohet për ndjekje penale”.Gjithçka që është ndërtuar pa leje do të kalojë në përfitim të popullit tha Balluku.


Rama: Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, 24 orë kohë të largohen diplomatët….

Edi Rama deklaroi se pas sulmit kinbernetik që paralizoi sistemet online, ishte sulm shtetëror nga Republika Islamike e Iranit. Ai tha se diplomatëve do iu duhet 24 orë që të lënë vendin.

“Ta dashur bashkëqytetarë!

Në 15 korrikun e shkuar vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare. Sulmi nuk ia arriti qëllimit. Krahasimisht me objektivat e agresorit, dëmet mund të konsiderohen të vogla. Sistemet u rivunë të gjitha në punë dhe asgjë nuk u zhduk pa kthim.


Për javë të tëra u punua paralelisht, ditë-natë, qoftë për rivënien e të gjitha sistemeve në punë, qoftë për hetimin e thellë për gjetjen e agresorit.

Në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të anti-terrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, u arrit të zbulohej fillimisht, pa asnjë hije dyshimi, se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik, por një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë.

Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron. Ne kemi informuar aleatët tanë strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, me të cilat kemi ndarë edhe rezultatet e pakundërshtueshme të hetimit që provon burimin e agresionit ndaj vendit tonë.

Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit tha Rama.

Test droge dhe për agjentët e AMP-së/ Kush refuzon, përjashtohet automatikisht…

Qeveria miraton rregulloren e funksionimit të Agjensisë së Mbikëqyrjes policore. Sipas kësaj rregullore, testit të drogës do t’i nënshtrohet dhe agjentët e AMP-së. Kush refuzon të bëj testin e drogës automatikisht përjashtohet. Me rregulloren e miratuar pas hyrjes në fuqi të ligjit për Agjencisë e Mbikëqyrjes Policore e cila tani drejtohet nga Ardi Veliu stafit të AMP-së i kërkohet të jenë të kujdesshëm edhe në përdorimin e rrjeteve sociale duke treguar integritet përgjegjshmëri.


Ardi Veliu në krye të AMP-së, Noka i Rithemelimit: Rikthimi i tij i rrezikshëm dhe provokativ

“Punonjësi i Agjencisë nuk duhet të japë leksione, të marrë pjesë në ndonjë diskutim publik, ose në ndonjë program televiziv apo radiofonik, të prononcohet apo botojë në median e shkruar, të bëjë postime në rrjete sociale, mbi çështje që lidhen me punën e Agjencisë, pa miratimin paraprak të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë.

Punonjësit që autorizohen për paraqitjen në median vizive, duhet të jenë me veshje zyrtare”, thuhet në rregullore.

Rregullorja e mbikëqyrjes policore prej datës 2 shtator 2022 ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në fletoren zyrtare.Testit të drogës me përzgjedhje iu nënshtrua edhe trupa e Policisë së Shtetit proces i cili vazhdon ende./Shqiptarja.com

E fundit/ Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtori i ri i policisë së shtetit

Muhamet Rrumbullaku do të jetë drejtori i ri i policisë së shtetit. Rrumbullaku vjen në këtë detyrë pas shkarkimit të Gledis Nanos me argumentin se nuk ka përmbushur detyrat. Muhamet Rrumbullaku u lind më 1 shkurt të vitit 1966 në qytetin e Tiranës. Ai është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, më tej është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Tiranës dhe në vitin 2010 ka marrë titullin Jurist. Më parë ai ka mbajtur pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit.

Prej 2019-s ai qëndroi në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Edhe pasi ky institucion u kthye në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Rrumbullaku vijoi të qëndronte në krye të tij.

Më 2 Shtator, ai u zëvendësua në detyrën e kreut të AMP-së nga ish-drejtori i Policisë, Ardi Veliu. Ndër të tjera, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur një sërë detyrash të larta në Policinë e Shtetit


Çmenduri në Maliq/ I sëmuri mendor godet me thikë 51- vjeçarin ….

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. F., 39 vjeç, banues në Maliq, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Ky shtetas (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), në bllokun nr. 1, Maliq, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në shpatull, shtetasin A. Sh., 51 vjeç, banues në Maliq, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.