Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim me anë të cilës synon t’u konfiskojë ndërtimet pa leje, qytetarëve apo ndërtuesve, të cilët i kanë zhvilluar këto objekte qoftë edhe jashtë planit me qëllim për t’i legalizuar ato më pas. Zv.kryeministrja, Belinda Balluku tha se objekt VKM-së do te jene edhe katet shtesë të pallateve të cilat janë ndërtuar jashtë planit. Ato do konfiskohen dhe do përdoren nga shteti për zyra apo në ndihmë të komunitetit. Për ndërtuesit do ketë tre opsione, blerja e këtyre kateve shtesë, apo falja e tyre ndaj shtetit, ose rasti me ekstrem është konfiskimi.
“Akti në ditë në vazhdim do të ketë të tjera komunikime. Ka të bëjë me ndërtesat pa leje, siç ka një trend për ndërtimin e shtesave mbi lejet që ka dhënë bashkia. Ky trend ka një sjellje, që leja është me 7 kate, bëhen me 3 kate të tjera shtesë. Këto nuk do tolerohen më, do konfiskohen dhe do të merren për përdorim publik. Ky është proces i gjatë dhe që ka për qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese.
S’do ketë tolerancë për ndërtuesit. Ndërtuesi do i jepet mundësia të parablejë këto kate shtesë dhe do marrë gjobë! Ndërtuesi do i falë ose do u konfiskohet dhe do dërgohet për ndjekje penale”.Gjithçka që është ndërtuar pa leje do të kalojë në përfitim të popullit tha Balluku.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.