Test droge dhe për agjentët e AMP-së/ Kush refuzon, përjashtohet automatikisht…

Qeveria miraton rregulloren e funksionimit të Agjensisë së Mbikëqyrjes policore. Sipas kësaj rregullore, testit të drogës do t’i nënshtrohet dhe agjentët e AMP-së. Kush refuzon të bëj testin e drogës automatikisht përjashtohet. Me rregulloren e miratuar pas hyrjes në fuqi të ligjit për Agjencisë e Mbikëqyrjes Policore e cila tani drejtohet nga Ardi Veliu stafit të AMP-së i kërkohet të jenë të kujdesshëm edhe në përdorimin e rrjeteve sociale duke treguar integritet përgjegjshmëri.


Ardi Veliu në krye të AMP-së, Noka i Rithemelimit: Rikthimi i tij i rrezikshëm dhe provokativ

“Punonjësi i Agjencisë nuk duhet të japë leksione, të marrë pjesë në ndonjë diskutim publik, ose në ndonjë program televiziv apo radiofonik, të prononcohet apo botojë në median e shkruar, të bëjë postime në rrjete sociale, mbi çështje që lidhen me punën e Agjencisë, pa miratimin paraprak të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë.

Punonjësit që autorizohen për paraqitjen në median vizive, duhet të jenë me veshje zyrtare”, thuhet në rregullore.

Rregullorja e mbikëqyrjes policore prej datës 2 shtator 2022 ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në fletoren zyrtare.Testit të drogës me përzgjedhje iu nënshtrua edhe trupa e Policisë së Shtetit proces i cili vazhdon ende./Shqiptarja.com

Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.