Drejtori i ri, Met Rrumbullaku policëve :” Asnje mos guxoje te mbaje mjekër !

Në takimin e parë me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka lënë disa porosi për vartësit e tyre.“Ndër të tjera ai ka folur edhe për cështje etike e që lidhen me kodin e sjelljes së efektivëve të Policisë së Shtetit. Kryepolicia ka kërkuar të mos ketë asnjë punonjës policie me mjekër. Me sa duket mjekra në Policinë e Shtetit ka ikur bashkë me ish-drejtorin Gledis Nano të shkarkuar para disa ditësh.

Dua drejtorë që të mos komandojnë nga zyra, por të jenë në terren, për të kontrolluar, drejtuar dhe menaxhuar veprimtarinë e strukturave policore.

Disiplina në punë dhe performanca në komunitet janë faktorë të rëndësishëm për një organizatë që prodhon rend dhe siguri. Mos toleroni dhe mos ndikoni te strukturat, për të ndihmuar askënd që është në shkelje të ligjit”, mësohet se iu ka thënë Rrumbullaku.

Demokrati i flaktë nuk përmbahet para Berishës: “Jam Çeço nga Qafë Thana, zhduku o Edi Kristaq Rama”

Sali Berisha ka mbajtur sot një takim në Prrenjas. Mes “pjesmarësve” të shumtë të “Foltores”, ishte edhe Çeçua nga Qafë Thana qe kendoi kengen “Jam Çeço nga Qafë Thana, zhduku Edi Kristaq Rama”. Ai deklaroi se është themeluesi i parë i Partisë Demokratike, ndërkohë që ndërsa fliste kërkuan t’i merrnin mikrofonin.

Demokrati tha:

Dje në kuvend, teksa dëgjoja socialistët u thash që të shkojmë së basku dhe të debatojmë në çdo organizatë të PS-së, mirëpo sikurse shihni ata kanë shkëputur çdo lidhje me qytetarët sepse Edi Rama e ka shndërruar shtetin në një makineri mashtrimi.

Ata flasin për një vend sikur jemi në një tjetër realitet dhe jo në Shqipëri. Ky mekanizëm është për të mashtruar nga mëngjesi në darkë.

Ngjela: Bravo kuksianët, nderuan nënën Mbretëreshë, na nderuan dhe neve

Avokati Spartak Ngjela ka vlerësuar qëndrimin e kuksianëve që jetojnë në Britani, në funebrin e Mbretëreshës së Britanisë Elisabeth II ditën e djeshme.Në një shënim në facebook, avokati shkruan se qëndrimi i kukasianëve nderoi jo vetëm Nënën Mbretëreshë por edhe shqiptarët kudo që ndodhen.Më tej në shënim ai citon edhe një thënie të filofozit grek Aristotel se ‘mirënjohja është virtyti më i madh i njeriut të qytetaruar’.

“Bravo kuksianet! E nderuan Mretëreshën e Britanisë në një mënyrë tërësisht humane. Mirënjohës për ndihmën që u dha Britania dhe Mbretëresha Elisabeth në këta 20 vite, si emigrantë të punësuar. Një ndihmë e madhe ka qenë kjo për një popull të varfër që me burimet e tij i jepte energji elektrike gjithë Shqipërisë dhe vetë jetonte në varfëri ekstreme.

Bravo! Na nderuat të gjithëve me qëndrimin tuaj të një moraliteti të lartë në funebrin e Mbretëreshës së Britanisë, e cila ndërroi jetë dje në datën 08 shtator 2022.

Mirënjohja, na ka thënë Aristoteli, është virtyti më madh i njeriut të qytetëruar.

Vlerë shumë të madhe morale treguan këto ditë banorët e Kuksit. Ata treguan edhe një herë, si në shekuj, që janë një shoqëri me moral shumë të lartë. Vlerësim për ta, që i dhanë vlerë shoqërore të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen” – shkruan avokat Ngjela.

Çudira nga Devolli/ BKT i zbraz llogarinë të moshuarës, pas 10 vitesh e lë me 0 lek…

Do dukej si një skenar filmi por ngjarja ,ka ndodhur në Bilisht të Korçës. Banka BKT i ka zbrazur llogarinë të moshuarës në periudhën kur i ka dalë lotoja amerikane. Pasi qëndroj disa vite në SHBA, ajo kthehet dhe një surprizë e hidhur e priste, BKT i kishte marrë 10 milion lekë. Vangjeli Gjergo Qeleshi ka kërkuar ndihmën e organeve të drejtësisë duke depozituar një kallëzim për të zbardhur fatin e kursimeve të saja dhe marrjen e tyre.

Por në dyert e drejtësisë Vangjelia gjen akoma edhe më shumë padrejtësi, prokuroria e çështjes Dhorina Theodhori e kanalizon çështjen në llogari të tjera rrjedhëse aq sa e kishte ngushtuar rrethin e hetimit doli me pretencën se nuk ka rast për hetim. Më pas dosjen e ka marrë në shqyrtim gjykatësi Selaudin Pysqyl i cili ka dhënë një vendim në dëm të të moshuarës dhe në favor të Bankës BKT.

Si ndodhi ngjarja:

Në datë 06.05.2009 Vangjeli Qeleshi ka hapur një llogari personale në Bankën Kombëtare Tregtare në Bilisht të Korçës duke derdhur kursime në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë ka mbajtur edhe disa llogari të tjera rrjedhëse me bashkëshortin.

Në datën 18.10. 2012 zonja në fjalë posedonte në llogari këtë shumë 926.748 lekë kjo e pasqyruar edhe ne librezë. Banka BKT pretendon se këto para Qeleshi i ka investuar me bono thesari gjë që nga anë e të moshuarës është mohuar në mënyrë kategorike.

Pranë organeve të drejtësisë punonjësja që ka kryer veprimet D. Rusi ka thënë se Vangjeli Qeleshi është sqaruar sipas tyre në mënyrë të vazhdueshme dhe ka marr përgjigje nga banka me shkresa.

Por e moshuara kërkon kursimet e saja mbrapsht.

Çunat e Hasit i punëson Anglia / Bashkia bëhet gati të ndërtoje statujën e Mbretëreshës Elizabeth

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II përveç britanikëve, ka prekur dhe qytetin verior të Hasit, i cili një pjesë të rinisë e ka në emigrim pikërisht në Britaninë e Madhe. Mëngjesin e sotëm Bashkia e Hasit i shprehu ngushëllime Familjes Mbretërorë, ndërkohëe që më herët ata kishin planifikuar vendsjen e një statuje të Mbretëreshës në qytet. Në një intervistë të dhënë më 12 gusht të këtij viti për DailyMail, kryebashkiaku Liman Morina tha se kishin planifikuar vendosjen e bustit të monarkes britanike në qytetin e Hasit. Busti pritet që të ndërtohet me paratë e emigrantëve shqiptarë të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe.

Rama: “Lalit t’i varim hudhër, mos na e marrin më sysh(Video)

Nga lagjja e re në Zall Herr, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat për kryebashkiakun Erion. Duke iu pergjigjur indirekt zerave se mes tyre ka një krisje, Rama tha Veliajt duhet t’i varim hudhër që të mos e marrin më sysh ata që nuk bëjnë asnjë punë. Le t’i thonë Lalit çfarë të duan ata, Lali këtu është! Duke ardhur shumë vërdallë nëpër fshatrat e Tiranës e kanë kuptuar se si t’i kthejë ata në hudhra që mos ta marrin më sysh. Dhe prandaj është gjithmonë shumë më i buzëqeshur se unë, se unë s’e kam gjetur akoma këtë si bëhet”, tha Rama.

Konfiskimi i ndërtesave pa leje/ Shpërthen Açka: “Ju i lejuat, tani na bëni kozmetikë…

Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar pas vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Demokratja shkruan se ky është një aksion i pastër gjobvënieie që qeveria ka marrë ndaj investitorëve për të mbushur arkën e buxhetit të shtetit me para. Ajo thotë se vetë qeveria i lejoi të ndërtohet pa leje, ndërsa sot paska marrë një aksion për t’i konfiskuar. Sipas Açkës, ky vendim është marrë edhe për të tërhequr vëmendjen ndaj rritjes së çmimit të energjisë që u mor një ditë më parë për të gjitha familjet që harxhojnë 800 kv/h.

Ndihesh i vjedhur? Meta thirrje shqiptarëve për protestë: “Eja dhe ti!

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta:

NDIHESH I VJEDHUR? EJA EDHE TI!
Afera e inceneratorëve është “kryevepra” e korrupsionit. Është vjedhja më e madhe që u është bërë qytetarëve shqiptarë. Popullit i kërkojnë të kursejë ndërsa Qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës.
Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!”, shkruan Meta.

Zv.ministri bën thirrje: “Bëhuni nikoqirë si nënat tona, kurseni energji!

Çelësi i të mos harxhuarit energji është kursimi. I ftuar në edicionin e lajmeve në “Klan News” ka qenë Ilir Bejtja ka bërë thirrje të gjithëve të kursejnë energjinë dhe se 800KW i mundëson që të mos ndryshojnë standardin e tyre të jetës.Zv.ministri i i Energjisë dhe Infrastrukturës i ka kërkuar qytetarëve të tregohen “nikoqirë”, ashtu si edhe nënat e tyre dikur.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve. Nëse sot edhe në 800KW shkon të kursejë e të jetë nikoqir siç kanë qenë nënat tona dikur, të jeni të sigurt që nuk i kalon 500 KW konsum.

Mund të kursehet shumë, s’ka arsye që shtëpia në çdo centimetër të jetë e ngrohur, s’ka arsye të jetë e ndriçuar rreth e përqark si një llambë lumineshente. Me 800 KW nuk e kemi prekur cilësinë e jetesës sepse mbi 96% e familjeve nuk e kalojnë 800-tën sot,”- është shprehur Bejtja.

Video:

Balluku : “Nga tetori, rrobat dhe enët do i lani dy herë në javë

Pas vendimit të qeverisë për të dalë me një paketë masash për kursimin e energjisë elektrike në muajt e dimrit, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës ka publikuar detaje nga plani që pritet të vihet në zbatim, në javët në vijim. Me ministrinë dhe Operatorin e Shpërndarjes që kanë rënë dakord të aplikojnë fashën 800 KW/ orë që prej datës 1 tetor, Balluku në një videoprezantim të paketës, ka publikuar edhe një tabelë ku tregohen aktivitetet familjare, për të cilat një abonent duhet të konsumojë sasinë e përcaktuar.

E përkthyer në shifra konkrete, tabela parashikon që një familje shqiptare duke nisur nga tetori, duhet të vendosë në punë jo më shumë se 8 lavatriçe në muaj.

E njëjta gjë edhe për procesin e larjes së enëve, që duhet të ndodh dy herë në javë, pra në total 8 herë brenda muajit, në mënyrë që të mos tejkalohet kuota deri në 800 kWh.

Në tabelë gjithashtu tregohet sesa duhet të harxhojnë pajisjet e tjera elektro-shtëpiake.

U kap me 1 ton drogë në Kapshticë/ Apeli lë në burg Bashkim Muratajn….

Gjyjkata e Apelit të Posaçëm ka dënuar me 10 vite e 8 muaj burg Bashkim Muratajn, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike në kuadër të grupit te strukturuar kriminal. Kujtojmë se Murataj u arrestua në gusht të vitit të kaluar për trafikimin e rreth 1 ton kanabis, përmes pikës kufitare të Kapshticës në dhjetor të 2019. Para gjyaktës ai gjithashtu ka mohuar të jetë i përfshirë në trafikimin e narkotikëve. Më herët Murataj i bëri kërkesë Gjykatës për lirim nga burgu, por GJKKO nuk pranoi kërkesën e tij, duke e lënë në burg.

Lajm i mirë për shqiptarët, nisin negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve…

Qeveria shqiptare po bashkëpunon me qeverinë greke për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Jashtme, e cila thotë se fillimi i bisedimeve në nivel ekspertësh është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Athinë, u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri -Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore.

Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve tona”, njofton MEPJ.

Futi 4 Sirianë në “Benz”/ Kapet 31 vjeçari në Pogradec , iu kishte marrë 200 € për kokë…

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Rrugore e kanë kapur këtë shtetas, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro për person, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.