Futi 4 Sirianë në “Benz”/ Kapet 31 vjeçari në Pogradec , iu kishte marrë 200 € për kokë…

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Rrugore e kanë kapur këtë shtetas, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro për person, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.