Rënia e sistemit Tims në Shqipëri/ Reagon Irani: Tirana, viktimë e skenarit të krijuar nga Amerika

Ministria e Jashtme iraniane ka reaguar për sanksionet e reja amerikane kundër Ministrisë së Inteligjencës pas sulmit kibernetik në Shqipëri. Përmes zëdhënësit të saj, ministria thotë se i gjithë skenari është organizuar nga SHBA, ndërsa Shqipëria është “viktimë” në këtë lloj situate.

“Deklarata e shpejtë e Amerikës për akuzat e pabaza të Qeverisë Shqiptare kundër Republikës Islamike të Iranit dhe veprimi i shpejtë që pasoi për të vendosur sanksione të reja ndaj Ministrisë dhe ministrit të Inteligjencës së Republikës Islamike të Iranit,

nën të njëjtat akuza të paprovuara tregojnë se truri i këtij skenari nuk është qeveria shqiptare por administrata amerikane dhe se Tirana ka rënë viktimë e një skenari të krijuar nga Uashingtoni kundër Republikës Islamike të Iranit”, shprehet zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane.


Kolonjari ia plas në sy Berishës: “Ke bërë dy gabime, duhet t’i korrigjosh…

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Kolonjë, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët. Berisha dëgjoi shqetësimet dhe sugjerimet e tyre. Por, një i moshuar nuk hezitoi t’i thotë, dy gabimet që ish-kryeministri ka bërë dhe kërkoi që t’i korrigjonte. Sipas tij, gabimet që janë bërë qëndrojnë në ndarjen territoriale dhe sistemin gjyqësor.

Jemi moshatar. Unë kam qenë student, nuk jam anëtar i PD. Ju doktor në Kavajë, kemi ngrënë në një kazan ushtrie bashkë. Hera e parë që takohemi bashkë. Unë nuk kam qenë me politikën sepse kjo politikë është kaotike dhe nuk më ka pëlqyer. Kam qenë anëtar i Partisë së Punës.

Sot nuk kam asnjë interes politik. Por do të jap disa mendime. Po ju ndjek për atë arsye që keni thënë se do të bëjmë një ekonomi sovrane. Ekonomia liberale e mbylli ciklin.

I duhet të korrigjoni dy gabime që keni bërë vetë. E para ndarjen territoriale dhe sistemin gjyqësor. Shkaku që u prish Kolonja, ishte heqja e gjykatës dhe prokurorisë.

Nuk ka Shqipëria nevojë për 61 bashki, të bëhet sikur ishin në kohën tonë, 25 apo 26. 26 rrethe, gjykata dhe prokurori, nuk është kosto e madhe. E dyta që duhet të korrigjosh, është prishja e instituteve të studimeve të kërkimeve. Duhet t’i kthehemi prodhimit vendas. Ekonomia duhet të prodhojë. Tregtia është futja t’ja fusim”, tha ai.


Banorja e Ersekës preket para Berishës: “Nënë e papunë, rris e vetme tre fëmijë, më kanë hequr dhe ndihmën ekonomike

Erinda Mino, e diplomuar për Psikologji në Tiranë dhe me banim në Ersekë, ka marrë pjesë sot në takimin e zhvilluar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ajo ka rrëfyer në takim problemet dhe hallet e saj, duke thënë se edhe pse ishte diplomuar, ishte e papunë. Më tej, ajo tha se ishte nënë e tre fëmijëve, të cilët i rrit e vetme. Zonja Mino i tha Berishës se prej dhjetorit i kishin prerë dhe ndihmën ekonomike, veprim të cilin ajo e quajti të qëllimshëm.

“Ju shohim si shpresë jo vetëm të kolonjarëve por të gjithë shqiptarëve. Vendi sot është jashtë mase shumë në rrezik. Unë kam mbaruar për Psikologji në Tiranë, jam e pa punë. Jam nënë e tre fëmijëve dhe i rris e vetme të tre. Jam pa asnjë lloj përkrahje, dhe që në dhjetor më kanë prerë dhe ndihmën ekonomike.

Kjo është e qëllimshme. Më thonë sistemi, sistemi, ndërkohë që vetëm për mua është sistemi dhe për të tjerët jo. Të hënën më fillon dhe djali gjimnazin, pa asnjë lloj të ardhure nga ky sistem i poshtër. Bujqësia është për kuje të zezë, se unë jetoj dhe në fshat. Nuk po mbjellim dot asgjë për shkak të naftës…

Nuk ja dalim dot për asnjë gjë. Energjia elektrike po… Kam shumë probleme. Ka shumë probleme që duan zgjidhje, unë fola vetëm për hallet e mia”, u shpreh Erinda Mino, banore e Ersekës.


Rinasi në kaos, rënia e sistemit TIMS pengon lëvizjen e pasagjerëve

Sulmi kibernetik i radhës i Iranit ndaj Shqipërisë ka paralizuar lëvizjen e njerëzve përmes pikave të kalimit kufitar. Situata më problematike është në Areoportin “Nënë Tereza” në Rinas. Mijëra pasagjerë po presin në radhë për të kaluar, por lëvizja është bllokuar për shkak të bllokimit të sistemit. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama nënvizon se po punohet pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale njofton Rama.


Sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS/ Në Kapshticë procedohet manualisht, në Vlorë e Bllatë radhë të gjata

Sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS ka paralizuar punën në pikat kufitare të vendit. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ky problem prej 14 orësh tashmë ende nuk është zgjidhur ndërsa punonjësit e policisë në doganë po punojnë manualisht. Në Portin e Vlorës është pezulluar puna që prej mëngjesit. Kjo ka shkaktuar një fluks të lartë pasagjerësh .Kalimi i pasagjerëve dhe këtu do të kryhet në mënyrë manuale.

Bëhet me dije se pak më parë ka rënë sistemi TIMS edhe në Portin e Durrësit, duke shkaktuar problematika dhe pritje të gjatë në radhë të udhëtarëve.

Ndersa qindra qytetarë që duan të kalojnë në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut nëpërmjet doganës së Bllatës në Dibër apo Qafë Thanës po qëndrojnë në radhë pasi sistemi nuk funksionin si pasojë e sulmit nga hackerat e Iranit ,hyrje-daljet nga keto pika doganore po mbahen me regjistër, ç’ka bën që koha e procedurës të jetë e gjatë.

Që prej mbrëmjes së djeshme, probleme nuk ka shfaqur vetëm sistemi TIMS në Pikat e Kalimit Kufitar të Shqipërisë, por i gjithë sistemi i Policisë së Shtetit Shqiptar i cili është jashtë funksionit.


“Çmendet” 32 vjeçari në Pogradec, rreh keq vëllain dhe gruan e tij…

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Velçan, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së tij. Ndaj të dy shtetasve të dëmtuar u plotësuan kërkesë paditë për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 65 vjeç, banues në fshatin Guras, Pogradec, për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë shtetasin Ç. J., 71 vjeç, banues në Vërdovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Aksidentoi dje për vdekje 65 vjeçarin me biçikletë në Maliq/ Arrestohet 30 vjeçari nga Pogradeci

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin A. P., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin N. S., 65 vjeç, banues në Symiz, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ DVP Korçë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme që bën fjalë për një aksident rrugor, ju informojmë se:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 30 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin N. S., 65 vjeç, banues në Symiz, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.


Aksident i frikshëm në Korçë-Pogradec/ “Benzi” humb kontrrollin dhe del nga rruga ,plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Për pasojë katër persona, mes tyre dy fëmijë, janë plagosur. Shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 pasagjerët.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 10:45, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë, shtetasi F.H., 32 vjeç, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 4 pasagjerë në mjet, konkretisht shtetaset B.T. dhe I.R., si dhe dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit”, njoftoi policia.