Sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS ka paralizuar punën në pikat kufitare të vendit. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ky problem prej 14 orësh tashmë ende nuk është zgjidhur ndërsa punonjësit e policisë në doganë po punojnë manualisht. Në Portin e Vlorës është pezulluar puna që prej mëngjesit. Kjo ka shkaktuar një fluks të lartë pasagjerësh .Kalimi i pasagjerëve dhe këtu do të kryhet në mënyrë manuale.
Bëhet me dije se pak më parë ka rënë sistemi TIMS edhe në Portin e Durrësit, duke shkaktuar problematika dhe pritje të gjatë në radhë të udhëtarëve.
Ndersa qindra qytetarë që duan të kalojnë në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut nëpërmjet doganës së Bllatës në Dibër apo Qafë Thanës po qëndrojnë në radhë pasi sistemi nuk funksionin si pasojë e sulmit nga hackerat e Iranit ,hyrje-daljet nga keto pika doganore po mbahen me regjistër, ç’ka bën që koha e procedurës të jetë e gjatë.
Që prej mbrëmjes së djeshme, probleme nuk ka shfaqur vetëm sistemi TIMS në Pikat e Kalimit Kufitar të Shqipërisë, por i gjithë sistemi i Policisë së Shtetit Shqiptar i cili është jashtë funksionit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.